Legal

УМОВИ ДОГОВОРУ

A. KUSHTET E SHITJES SË MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE
B. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE

KONTRATAT LIGJORE QË PËRCAKTOHEN MË POSHTË LIDHEN MES JUSH DHE ITUNES SARL (ITUNES) DHE RREGULLOJNË PËRDORIMIN E MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE NGA ANA JUAJ. PËR TË RËNË DAKORD ME KËTO KUSHTE, KLIKONI "AGREE." NËSE NUK BINI DAKORD ME KËTO KUSHTE, MOS KLIKONI "AGREE," DHE MOS E PËRDORNI MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE. KJO KONTRATË ZBATOHET PA CENUAR LICENCAT E SOFTUERËVE KU MUND TË KENI HYRË, SI NË RASTIN E ATYRE PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT ITUNES.

PËR MË SHUMË INFORMACION NË LIDHJE ME PRODUKTET DHE SHËRBIMET, JU LUTEMI VIZITONI https://www.apple.com/support/.

A. KUSHTET E SHITJES SË MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE

PAGESAT, TAKSAT DHE POLITIKAT E KTHIMIT

Shërbimet Mac App Store, App Store dhe iBooks Store ("Dyqanet") pranojnë karta krediti të lëshuara nga bankat në Shqipëri ose Kodet e përmbajtjes si mënyra pagese. iTunes mund të marrë miratimin paraprak për një shumë deri në shumën e porosisë. Faturimi bëhet në momentin e transaksionit ose pak kohë pas transaksionit tuaj. Nëse ju jeni duke përdorur blerjen 1-Click, porosia juaj mund të autorizohet dhe të faturohet në rritje gjatë një veprimi blerje, kështu që mund të shfaqet në formën e porosive të shumëfishta në nxjerrjen e llogarisë suaj. Kur kryeni blerje, kreditet e përmbajtjes përdoren të parat; pastaj ngarkohet karta juaj e kreditit për shumat e mbetura. Ju bini dakord që ju do të paguani për të gjitha produktet që ju blini përmes dyqaneve, dhe që iTunes mund t'ju tarifojë në mjetin tuaj të pagesës për çdo produkt të blerë dhe për çdo shumë shtesë (duke përfshirë çfarëdo takse dhe tarifa vonese, sipas rastit) të cilat mund të shtohen nga ose në lidhje me llogarinë tuaj. JU MBANI PËRGJEGJËSI PËR PAGESËN BRENDA AFATIT TË TË GJITHA TARIFAVE DHE PËR T’I DHËNË ITUNES NJË MËNYRË PAGESE TË VLEFSHME PËR PAGESËN E TË GJITHA TARIFAVE. Të gjitha tarifat do t’i faturohen kartës së kreditit që ju caktoni gjatë procesit të regjistrimit. Në qoftë se ju dëshironi të caktoni një tjetër kartë krediti ose në rast se ka ndonjë ndryshim në statusin e kartës suaj të kreditit, ju duhet të ndryshoni të dhënat në internet në seksionin iTunes Account Information. Kjo mund të ndërpresë përkohësisht hyrjen tuaj te dyqanet, ndërkohë që iTunes verifikon të dhënat tuaja të reja të pagesës.

Çmimi juaj i plotë do të përfshijë çmimin e produktit plus çdo taksë shitje e zbatueshme dhe/ose Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nëse vlen; këto taksa shitjeje bazohen mbi adresën e personit të faturueshëm dhe mbi normën në fuqi të taksave të shitjes në momentin që ju shkarkoni produktin. Ne do të aplikojmë taksa vetëm në juridiksionet ku mallrat dixhitalë janë të taksueshme. Asnjë klient nuk mund të zgjidhet që të përjashtohet nga tatimi. Të gjitha shitjet e produkteve janë përfundimtare. Çmimet për produktet e ofruara përmes dyqaneve mund të ndryshojnë kohë pas kohe, dhe dyqanet nuk ofrojnë mbrojtje të çmimeve ose kthim të çmimit në rastin e ndonjë uljeje çmimi ose të ofertave promocionale.

Nëse një produkt bëhet i padisponueshëm pas kryerjes së transaksionit tuaj por përpara shkarkimit, i vetmi zhdëmtim është kompensimi i çmimit. Në rast problemesh teknike që ndalojnë ose vonojnë në mënyrë të paarsyeshme dërgimin e produktit tuaj, zhdëmtimi juaj i vetëm është zëvendësimi ose kompensimi i çmimit të paguar, siç përcaktohet nga iTunes.

1-Click(r)

1-Click është një markë shërbimi e regjistruar e Amazon.com Inc., e përdorur sipas licencës. 1-Click është një karakteristikë e volitshme e cila ju lejon të kryeni një blerje nga dyqanet me një klikim të vetëm të mouse-it ose pajisjeve tuaja të tjera të dhënies së informacionit. Kur hyni te dyqanet përmes kompjuterit tuaj, blerja 1-Click mund të aktivizohet nëpërmjet dialogut që shfaqet kur ju klikoni mbi butonin “Bli”. (Ju mund ta fshini këtë zgjedhje në çdo kohë duke klikuar Reset Warnings në të dhënat e Llogarisë suaj). Kur hyni në Dyqanet përmes produkteve që mbajnë markën Apple që veprojnë me iOS si iPad, iPod touch, or iPhone (“Pajisjet iOS”), 1-Click aktivizohet për çdo transaksion duke shtypur butonin që tregon çmimin e produktit, i cili shfaq butonin Bli. Kur 1-Click është e aktivizuar, klikimi ose shtypja e butonit “Bli”, nis menjëherë shkarkimin dhe e përfundon transaksionin pa ndonjë hap tjetër të mëtejshëm.

KODET E PËRMBAJTJES

Kodet e Përmbajtjes nuk këmbehen për para në dorë dhe nuk mund të kthehen për kompensim të parave (përveç rastit kur kërkohet nga ligji); të shkëmbehen; të rishiten; të përdoren për të blerë dhurata; të përdoren për blerje në Apple Online Store; ose të përdoren në Apple Retail Stores. Shumat e papërdorura nuk janë të transferueshme. Kodet e Përmbajtjes që kanë qëllimin e shpërndarjes në Shqipëri mund të përdoren nëpërmjet dyqaneve vetëm në Shqipëri.

iTunes nuk mban përgjegjësi për Kodet e Përmbajtjes që humbasin ose vidhen.

iTunes ruan të drejtën që të mbyllë llogaritë dhe të kërkojë mjete të tjera pagese nëse një Kod Përmbajtjeje merret ose përdoret te dyqanet nëpërmjet mashtrimit.

ITUNES DHE TË LICENCUARIT, FILIALET, DHE LICENCUESIT E TIJ NUK JAPIN GARANCI, TË SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA, NË LIDHJE ME KODET E PËRMBAJTJES, OSE ME DYQANET, DUKE PËRFSHIRË, PA KUFIZIM, GARANCITË E SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMERISË OSE TË PËRSHTATSHMËRISË ME QËLLIMIN E SYNUAR. NË RASTIN KUR NJË KOD PËRMBAJTJEJE NUK ËSHTË FUNKSIONAL, I VETMI ZHDËMTIM, DHE E VETMJA PËRGJEGJËSI QË NE MBAJMË, DO TË JETË ZËVENDËSIMI I KËTIJ KODI PËRMBAJTJEJE. KËTO KUFIZIME MUND TË MOS ZBATOHEN PËR JU. DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË KUFIZIME TË GARANCIVE TË NËNKUPTUARA OSE PËRJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E DISA DËMEVE. NËSE KËTO LIGJE ZBATOHEN NË RASTIN TUAJ, DISA OSE TË GJITHA MOHIMET, PËRJASHTIMET, OSE KUFIZIMET E MËSIPËRME MUND TË MOS ZBATOHEN NË RASTIN TUAJ, DHE JU MUND TË KENI GJITHASHTU TË DREJTA SHTESË.

DHURATAT

Dhuratat e blera nga dyqanet mund të blihen vetëm për, dhe të përdoren vetëm nga personat në Shqipëri. Marrësit e dhuratave duhet të kenë harduerët e përshtatshëm dhe funksionalitete kontrolli prindëror për të përdorur disa dhurata.

POROSITË PARAPRAKE

Duke porositur paraprakisht produkte, ju i autorizoni dyqanet të tarifojnë automatikisht llogarinë tuaj dhe të shkarkojnë produktin kur ai të bëhet i disponueshëm. Ju mund ta anuloni porosinë tuaj paraprake përpara momentit kur produkti të bëhet i disponueshëm.

FAMILY SHARING

Aplikacioni Family Sharing ju lejon që të ndani produktet e përshtatshme të App Store, Mac App Store dhe iBooks Store me deri në gjashtë anëtarë (duke përfshirë veten) të një “Family.” Nëse krijoni ose bashkoheni në një "Family", mund të shikoni produktet e përshtatshme të anëtarëve të tjerë të "Family" dhe t'i shkarkoni produkte të tilla në pajisjen ose në kompjuterin tuaj të përputhshëm. Mund të zgjidhni po ashtu që t'i fshihni blerjet në mënyrë që anëtarët e tjerë të "Family" të mos kenë mundësi t'i shikojnë ose t'i shkarkojnë ato nga ju. Mund të ndani informacione si fotografi dhe video nëpërmjet aplikacionit Photo, ngjarjet nëpërmjet Family Calendar, rikujtesat nëpërmjet aplikacionit Reminders, informacionet e vendndodhjes nëpërmjet Find My Friends dhe vendndodhjen e pajisjes nëpërmjet Find My iPhone. Aplikacioni Family Sharing është vetëm për përdorim personal dhe jo tregtar. Duhen llogari të Store dhe të iCloud; duhet versioni iOS 8 dhe/ose OS X Yosemite për të nisur ose për t'u bashkuar në një "Family". Disa transaksione dhe veçori të caktuara mund të mos jenë të përputhshme me softuerë të mëparshëm dhe mund të kërkojnë një përmirësim të softuerit. Nëse bashkoheni në një "Family", veçoritë e aplikacionit Family Sharing aktivizohen automatikisht në pajisjet dhe kompjuterët tuaj të përputhshëm.

“Organizer” i një "Family" mund të ftojë anëtarët e tjerë që të marrin pjesë në "Family". “Organizer” duhet të jetë 18 vjeç ose më shumë dhe duhet të ketë një mjet pagese të përshtatshëm të regjistruar te një dyqan. Nëse jeni një "organizer", ju deklaroni se jeni prindi ose kujdestari ligjor i çdo anëtari të "Family" nën moshën 13. Mënyra e pagesës e "organizer" përdoret për të paguar për çdo blerje të iniciuar nga një anëtar i "Family" për pjesën shtesë të kreditit të dyqanit në llogarinë e anëtarit iniciator të "Family". Anëtarët e "Family" veprojnë si agjentë për "organizer" kur përdoret mjeti i pagesës së "organizer". Produktet lidhen me llogarinë e anëtarit të "Family" që ka iniciuar transaksionin. DUKE I FTUAR ANËTARËT E "FAMILY" PËR T'IU BASHKUAR NJË "FAMILY", "ORGANIZER" PRANON SE TË GJITHA TARIFAT PËR BLERJET E INICIUARA NGA ANËTARËT E "FAMILY" JANË TË AUTORIZUARA DHE SE ËSHTË PËRGJEGJËSIA E "ORGANIZER", EDHE NËSE "ORGANIZER" NUK KA DIJENI PËR NJË TRANSAKSION TË VEÇANTË, NËSE NJË ANËTAR I "FAMILY" E KALON AUTORITETIN E TIJ OSE TË SAJ TË DHËNË NGA "ORGANIZER" OSE NËSE SHUMË ANËTARË TË "FAMILY" INICIOJNË BLERJE PËR TË NJËJTIN PRODUKT. "ORGANIZER" ËSHTË PËRGJEGJËS PËR RESPEKTIMIN E ÇDO MARRËVESHJEJE ME OFRUESIN E MJETIT TË PAGESËS DHE PRANON TË GJITHA RREZIQET NË RAST SE NDARJA E AKSESIT NË NJË MJET TË TILLË PAGESE KUFIZON NDONJË MBROJTJE TË OFRUAR NGA OFRUESI I MJETIT TË PAGESËS. "Organizer" mund ta ndryshojë mënyrën e pagesës të regjistruar në çdo kohë. Një regjistrim i blerjes do t'i dërgohet anëtarit iniciator të "Family" dhe "organizer", edhe nëse blerja është e fshehur nga anëtarët e "Family"; përdorni Report a Problem në kuponin tuaj nëse ju ose anëtarët tuaj të "Family" nuk i njohin tarifat në kuponin tuaj ose në pasqyrën e mjetit të pagesës.

"Organizer" mund të përdorë funksionin Ask to Buy në mënyrë që të kërkojë që fëmijët nën moshën 18 të marrin leje nga "Organizer" dhe/ose të rriturit e tjerë të përcaktuar nga "Organizer" për të shkarkuar produkte falas ose me pagesë para se të fillojë blerja ose shkarkimi. Produktet e shkarkuara nga anëtarët e "Family" dhe produktet e marra nëpërmjet kodeve rimbursuese nuk janë objekte të funksionit Ask to Buy. Nëse jeni një "organizer", ju deklaroni se ju dhe/ose çdo i rritur i emëruar është prindi ose kujdestari ligjor i çdo anëtari të "Family" për të cilin aktivizohet funksioni Ask to Buy. Funksioni Ask to Buy është i optimizuar për iOS 8 dhe OS X Yosemite; kërkesat për blerje ose shkarkime të produkteve nga softuerë të mëparshëm mund t'u japin përdoruesve një proces alternativ për lejen ose t'i ndalojnë plotësisht blerjet, si dhe mund të kërkojnë një përmirësim të softuerit. iTunes nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim të shkaktuar nga vonesa në miratimet ose refuzimet e funksionit Ask to Buy.

"Organizer" mund të heqë çdo anëtar të "Family" nga "Family", gjë që do të anulojë aftësinë e atij anëtari të "Family" për të iniciuar blerje të autorizuara në mënyrën e pagesës së "organizatorit" dhe aftësinë e atij anëtari të "Family" për të parë dhe ndarë produktet dhe informacionet e anëtarëve të tjerë të "Family". Kur një anëtar i "Family" largohet ose hiqet nga një "Family", anëtarët e mbetur të "Family" mund të mos kenë më mundësi të shikojnë ose të shkarkojnë produktet ose informacionet e anëtarit të larguar ose të kenë akses në produktet e shkarkuara më parë nga anëtari i larguar i "Family", duke përfshirë blerjet e bëra me mënyrën e pagesës së "organizer" kur anëtari i larguar ka qenë pjesë e "Family". Në mënyrë të ngjashme, nëse largoheni nga një "Family", mund të mos keni më mundësi të shikoni ose të shkarkoni produktet ose informacionet e anëtarëve të tjerë të "Family" dhe produktet që keni shkarkuar nga anëtarët e tjerë të "Family" kur keni qenë anëtar i "Family" mund të mos jenë më të arritshme. Nëse keni bërë blerje në aplikacion nga një aplikacion i blerë fillimisht nga një anëtar i larguar i "Family" ose i shkarkuar nga një anëtar i "Family" dhe ju nuk jeni më pjesë e "Family", duhet ta blini vetë aplikacionin dhe të riktheni blerjet në aplikacion për të marrë përsëri akses tek ato; rishikoni politikat e zhvilluesit dhe seksionin e kësaj Marrëveshjeje me titull “Blerjet në aplikacion” para se të kryeni blerje në aplikacion. Meqenëse llogaritë personale për përdoruesit nën moshën 13 mund të krijohen vetëm si pjesë e Family Sharing, fshirja e një llogarie të tillë për ta hequr nga "Family" do të mbyllë Apple ID-në e atij anëtari të "Family" si dhe aftësinë e tij ose të saj për të pasur akses në çdo shërbim të Apple që kërkon një Apple ID ose çdo përmbajtje të lidhur me atë Apple ID.

Në një periudhë të caktuar mund të bëni pjesë vetëm në një "Family" dhe mund të bashkoheni në ndonjë "Family" jo më shumë se dy herë në vit. Mund ta ndryshoni llogarinë e dyqanit të lidhur me një "Family" jo më shumë se një herë çdo 90 ditë. Të gjithë anëtarët e "Family" duhet të përdorin të njëjtin shtet ose rajon të dyqanit. Jo të gjitha produktet janë të përshtatshme për aplikacionin Family Sharing, duke përfshirë blerjet në aplikacion, abonimet dhe disa aplikacione të blera më parë. Apple ruan të drejtën ta shpërndajë një "Family" në përputhje me seksionin “Përfundimi” i kësaj Marrëveshjeje.

LIDHJA E KONTRATAVE NË MËNYRË ELEKTRONIKE

Përdorimi i Dyqaneve nga ana juaj përfshin mundësinë e hyrjes në kontrata dhe/ose në kryerjes së transaksioneve në mënyrë elektronike. JU PRANONI SE DORËZIMET TUAJA ELEKTRONIKE PËRBEJNË KONTRATËN DHE QËLLIMIN PËR T’U LIDHUR NGA DHE PËR Të PAGUAR PËR KËTO KONTRATA DHE TRANSAKSIONE. KONTRATA DHE QËLLIMI JUAJ PËR T’U LIDHUR NGA DORËZIMET ELEKTRONIKE ZBATOHET PËR TË GJITHA Të DHËNAT E REGJISTRUARA NË LIDHJE ME TË GJITHA TRANSAKSIONET NË TË CILAT JU HYNI NË KETË FAQE, DUKE PËRFSHIRË NJOFTIMET E ANULIMIT, POLITIKAT, KONTRATA DHE APLIKACIONET. Për të hyrë në dhe ruajtur të dhënat tuaja të regjistruara elektronike, ju mund t’iu kërkohet që të jeni të pajisur me disa harduerë dhe softuerë të veçantë, të cilët janë nën përgjegjësinë tuaj të vetme.

PAJISJET QË NUK JANË TË MARKËS APPLE

Nëse regjistroheni në një llogari ose përdorni shërbimet dhe/ose dyqanet e mbuluara nga kjo kontratë, nga një pajisje ose kompjuter që nuk është i markës Apple, mund të keni të drejta hyrjeje vetëm në një grup të kufizuar funksionesh të llogarisë, shërbimeve dhe/ose dyqaneve. Si kusht paraprak për të hyrë në llogarinë tuaj, në shërbimet dhe/ose dyqanet nga një pajisje ose kompjuter që nuk është i markës Apple, ju duhet të bini dakord me kushtet e përgjithshme që gjenden në këtë kontratë, duke përfshirë por pa u kufizuar në, të gjitha kërkesat për përdorimin e llogarisë, të shërbimeve dhe/ose të dyqaneve, kushtet për kufizimet e përdorimit, për disponueshmërinë, për deklarimin e garancive, rregullat për përmbajtjen dhe sjelljen tuaj si dhe kushtet për zgjidhjen e kontratës. Kushtet që gjenden në këtë kontratë në lidhje me tiparet ose shërbimet që nuk disponohen për përdoruesit e kompjuterëve ose pajisjeve që nuk janë të markës Apple, nuk do të jenë të zbatueshme për ju. Këtu bën pjesë, për shembull, App Store. Nëse më vonë zgjidhni të hyni në llogarinë tuaj ose të keni qasje në shërbime nga një pajisje e markës Apple ose nga një kompjuter i markës Apple, ju bini dakord që të gjitha kushtet e përgjithshme të parashikuara në këtë kontratë të zbatohen për përdorimin e kësaj llogarie ose të këtij shërbimi nga ana juaj.

iTunes nuk mban përgjegjësi për gabimet e shtypit.

B. KUSHTET E PËRGJITHSHME TË MAC APP STORE, APP STORE AND IBOOKS STORE

KJO KONTRATË LIGJORE MES JUSH DHE ITUNES S.A.R.L. ("ITUNES") RREGULLON PËRDORIMIN E MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE ("DYQANET") NGA ANA JUAJ DHE BLERJEN E LICENCAVE PREJ TYRE, TË CILAT IU SHITEN JU NGA ITUNES.

MAC APP STORE, APP STORE DHE IBOOKS STORE

iTunes është ofruesi i Dyqaneve të cilat iu lejojnë të blini nga iTunes licencat në lidhje me produkte softueri dhe përmbajtje dixhitale ("Produktet") për përdorimin e vetëm të përdoruesit fundor sipas kushteve të përgjithshme të parashikuara në këtë Kontratë. Për produktet e App Store (të përkufizuara më poshtë), përdoruesit fundorë mund të jenë individë që veprojnë në cilësinë e vet, në cilësinë e ndërmarrjeve tregtare ose institucioneve arsimore.

KËRKESAT PËR PËRDORIMIN E DYQANEVE

Vetëm personat 13 vjeç ose më shumë mund të krijojnë llogari. Llogaritë për personat nën 13 vjeç mund të krijohen nga një prind ose një kujdestar ligjor duke përdorur Family Sharing. Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet ta rishikojnë këtë Marrëveshje me prindin ose kujdestarin e tyre ligjor për t'u siguruar që fëmija dhe prindi ose kujdestari ligjor e kuptojnë Marrëveshjen.

Dyqanet janë të disponueshme për ju vetëm në Shqipëri. Ju pranoni që të mos i përdorni ose të mos përpiqeni t'i përdorni Dyqanet jashtë kësaj vendndodhjeje. iTunes mund të përdorë teknologjinë për të verifikuar respektimin e kësaj nga ana juaj.

Përdorimi i Dyqaneve kërkon pajisje të përputhshme, akses në internet dhe softuerë të caktuar (mund të zbatohen tarifa); mund të kërkojnë përditësime periodike; dhe mund të ndikohen nga cilësia e funksionimit të këtyre faktorëve. Aksesi në internet me shpejtësi të lartë është mjaft i rekomanduar. Rekomandohet përdorimi i versioneve më të fundit të softuerit të kërkuar (duke përfshirë, por pa u kufizuar në softuerin e iTunes dhe Mac App Store) për të hyrë në dyqane dhe mund të kërkohet për transaksione ose veçori të caktuara ose për të shkarkuar produktet e blera ose të marra më parë nga dyqanet. Ju pranoni se këto kërkesa, të cilat mund të ndryshojnë herë pas here, janë përgjegjësia juaj. Dyqanet nuk janë pjesë e ndonjë produkti ose oferte dhe asnjë blerje ose marrje e çdo produkti nuk do të interpretohet se përfaqëson ose garanton aksesin tuaj te dyqanet.

LLOGARIA JUAJ

Si një përdorues i regjistruar i Dyqaneve, ju mund të krijoni një llogari ("Llogaria"). Mos ia tregoni informacionet e Llogarisë suaj askujt tjetër. Ju jeni personi i vetëm përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit dhe sigurisë së Llogarisë suaj dhe për të gjitha aktivitetet që ndodhin në ose nëpërmjet Llogarisë suaj dhe ju pranoni të njoftoni menjëherë iTunes për çdo shkelje të sigurisë së Llogarisë suaj. iTunes nuk do të jetë përgjegjës për asnjë humbje që shkaktohet nga përdorimi i paautorizuar i Llogarisë suaj.

Për të blerë dhe shkarkuar Produkte të App Store nga Dyqanet, duhet të futni Apple ID-në dhe fjalëkalimin tuaj ose të përdorni Touch ID për të verifikuar Llogarinë tuaj për transaksionet. Pasi të keni verifikuar Llogarinë tuaj me anë të Apple ID-së dhe fjalëkalimit tuaj, nuk është e nevojshme ta verifikoni përsëri për pesëmbëdhjetë minuta; për të qëndruar të verifikuar, mund të zgjidhni që ta lejoni kompjuterin që ta kujtojë fjalëkalimin tuaj. Gjatë kësaj kohe, ju do të keni mundësi të blini dhe të shkarkoni produkte pa e futur përsëri fjalëkalimin tuaj. Ju mund ta çaktivizoni aftësinë për kryerjen e transaksioneve për produktet ose të ndryshoni parametrat për të kërkuar një fjalëkalim për çdo transaksion të produkteve të aplikacioneve dhe librave duke rregulluar parametrat në kompjuterin ose pajisjen tuaj iOS. Për më shumë informacione, shikoni http://support.apple.com/kb/HT1904 dhe http://support.apple.com/kb/HT4213.

Ju pranoni të jepni informacione të sakta dhe të plota kur regjistroheni dhe kur përdorni dyqanet (“Të dhënat e regjistrimit”), dhe pranoni t'i përditësoni Të dhënat e regjistrimit për t'i mbajtur ato të sakta dhe të plota. Ju pranoni që iTunes mund të ruajë dhe të përdorë Të dhënat e regjistrimit që jepni për tarifat e mirëmbajtjes dhe të faturimit të llogarisë suaj.

DORËZIMI DHE SHKARKIMI AUTOMATIK I BLERJEVE TË MËPARSHME

Kur ju blini për herë të parë produkte (me përjashtim të produkteve të blera nga Mac App Store) nëpërmjet dyqaneve (së bashku “Përmbajtja e përshtatshme”), ju mund të zgjidhni t'i merrni automatikisht (“shkarkim automatik”) kopjet e kësaj përmbajtje të përshtatshme në Pajisje iOS shtesë dhe në kompjuterë të autorizuar nga iTunes me softuerë të përputhshëm duke i lidhur këta kompjuterë dhe Pajisje iOS sipas rregullave të mëposhtme të lidhjes (secila prej tyre, një “pajisje e lidhur”). Për çdo pajisje të lidhur, ju mund të specifikoni se cili tip i përmbajtjes së përshtatshme, nëse ka, mund të shkarkohet automatikisht në të. Në një pajisje të lidhur që mund të marrë njoftime me shtytje (“Të aktivizuara për shtytjen”), duke përfshirë Pajisjet iOS, produktet do të shkarkohen automatikisht në atë pajisje të lidhur kur ka lidhje interneti; në një pajisje të lidhur që nuk është e aktivizuar për njoftime të detyrueshme, duke përfshirë pajisjet me sistem operativ Windows, përmbajtja e përshtatshme do të shfaqet automatikisht në radhën e shkarkimit dhe mund ta filloni shkarkimin brenda iTunes në mënyrë manuale.

Për lehtësinë tuaj, pas marrjes së përmbajtjes së përshtatshme, mund të shkarkoni disa nga këto përmbajtje të përshtatshme të blera më parë në çdo pajisje të lidhur. Disa përmbajtje të përshtatshme që keni blerë më parë mund të mos jenë të disponueshme për shkarkim në vijimësi në një moment dhe iTunes nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush në këtë rast. Meqenëse mund të mos jeni në gjendje të shkarkoni më tej disa përmbajtje të përshtatshme të blera, në momentin që shkarkoni një artikull të përmbajtjes së përshtatshme, ju mbani përgjegjësi për të mos e humbur, shkatërruar ose dëmtuar atë, dhe mund të dëshironi të krijoni një kopje rezervë të saj.

Lidhja e pajisjeve të lidhura i nënshtrohet kushteve në vijim:

(i) Ju mund të shkarkoni automatikisht përmbajtje të përshtatshme të blera më parë nga një llogari në deri në 10 pajisje të lidhura, me kusht që jo më shumë se 5 të jenë kompjuterë të autorizuar nga iTunes.

(ii) Një pajisje e lidhur mund të lidhet vetëm me një llogari në një moment të caktuar.

(iii) Ju mund ta kaloni një pajisje të lidhur në një llogari tjetër vetëm një herë çdo 90 ditë.

(iv) Ju mund të shkarkoni përmbajtje të blera më parë pa pagesë në një numër të pakufizuar pajisjesh ndërsa është pa pagesë në dyqane, por jo në më shumë se 5 kompjuterë të autorizuar nga iTunes.

Kushtet (i) deri (iv) më lart nuk zbatohen për Produktet e App Store.

Disa pjesë të përmbajtjes së përshtatshme mund të jenë të mëdha dhe mund të sjellin tarifa të konsiderueshme të të dhënave nga dërgimi i kësaj përmbajtjeje të përshtatshme nëpërmjet një lidhjeje të të dhënave.

DËRGIMI AUTOMATIK I PËRDITËSIMEVE

Pajisja ose kompjuteri juaj do të kontrollojë periodikisht në App Store dhe Mac App Store për përditësime të aplikacioneve në pajisjen ose kompjuterin tuaj dhe, nëse disponohet, përditësimi mund të shkarkohet dhe të instalohet automatikisht. Ju pranoni që Apple, nëpërmjet App Store dhe Mac App Store, mund të shkarkojë dhe të instalojë automatikisht përditësime në pajisjen (ose pajisjet) ose në kompjuterin tuaj. Ju mund t’i çaktivizoni në çdo kohë të gjitha përditësimet automatike duke ndryshuar parametrat e përditësimeve automatike në pajisjen ose kompjuterin tuaj.

PAKETAT E APLIKACIONEVE

Disa produkte të App Store mund të përfshijnë shumë artikuj (“Paketat e aplikacioneve”). Çmimi i shfaqur me paketën e aplikacioneve është çmimi që do të paguani për blerjen e paketës së aplikacioneve. Çmimi i paketës së aplikacioneve mund të ulet duke llogaritur produktet e App Store që keni blerë ose keni marrë më parë, por mund të përfshijë një tarifë minimale për të plotësuar paketën e aplikacioneve.

PRIVATËSIA

Dyqanet i nënshtrohen Politikës së Privatësisë së Apple Inc. në https://www.apple.com/legal/privacy/.

PËRDORIMI I PRODUKTEVE DHE DYQANEVE

iTunes iu shet ju një licencë për të përdorur produktet. Në momentin që blihet nga iTunes, kjo licencë përbën një kontratë detyruese drejtpërdrejt midis jush dhe publikuesit të këtij produkti (“Publikuesi”) e cila rregullon përdorimin e produktit nga ana juaj. Ju bini dakord se dyqanet dhe disa produkte përfshijnë teknologji sigurie që kufizon përdorimin e produkteve nga ana juaj, dhe se nëse produktet janë ose jo të kufizuar nga teknologji sigurie, ju do të përdorni produktet në përputhje me të gjithë rregullat e përdorimit të vendosur nga iTunes dhe nga publikuesit (“Rregullat e përdorimit”), dhe se çdo përdorim tjetër i produkteve mund të përbëjë një shkelje të të drejtës së autorit. Çdo teknologji sigurie është një pjesë e pandashme e produktit. iTunes ruan të drejtën të ndryshojë Rregullat e përdorimit në çdo kohë. Ju bini dakord të mos shkelni, shmangni, zbuloni parimet e ndërtimit, të konvertoni kodet e programit, shpërbëni ose ndryshe të ndërhyni në çdo teknologji sigurie në lidhje me këta Rregulla përdorimi për çfarëdo arsye, ose të përpiqeni ose të ndihmoni një person tjetër të bëjë këtë. Rregullat e përdorimit mund të kontrollohen, monitorohen nga iTunes për qëllimin e përputhjes me to, dhe iTunes ruan të drejtën të zbatojë Rregullat e përdorimit pa ju njoftuar. Ju bini dakord të mos hyni në dyqane përmes ndonjë mjeti tjetër përveç se përmes softuerit që është ofruar nga iTunes për të hyrë në dyqane. Ju nuk do të hyni ose nuk do të përpiqeni të hyni në një llogari ku nuk jeni i autorizuar të hyni. Ju bini dakord që të mos e ndryshoni softuerin në çfarëdo mënyre ose forme, ose të përdorni versione të modifikuara të softuerit, për çfarëdolloj qëllimi duke përfshirë përfitimin e hyrjes së paautorizuar në dyqane. Shkeljet e sistemit ose të sigurisë së rrjetit mund të rezultojnë në përgjegjësi civile ose penale.

Dërgimi i produkteve nuk iu kalon ju ndonjë të drejtë promocionale përdorimi në lidhje me produktet.

Ju pranoni se, për arsye të disa aspekteve të dyqaneve, produkteve, dhe administrimit të Rregullave të përdorimit shkaktojnë përfshirjen e vazhdueshme të iTunes edhe pse iTunes nuk është palë në licencën mes jush dhe Publikuesve të produkteve, nëse iTunes ndryshon çfarëdo pjese të dyqaneve ose i ndërpret ato, gjë të cilën iTunes mund ta bëjë sipas zgjedhjes së vet, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni produktet në të njëjtën mase që i përdornit përpara këtij ndryshimi ose ndërprerjeje, dhe që iTunes nuk do të mbajë përgjegjësi kundrejt jush në këtë rast.

DORËZIMET NË DYQANE

Dyqanet mund të ofrojnë karakteristika ndërvepruese të cilat iu lejojnë të dorëzoni materiale (duke përfshirë lidhje drejt përmbajtjeve të palëve të treta) në zonat e dyqaneve të aksesueshme dhe të shikueshme nga përdoruesit e tjerë të dyqaneve dhe nga publiku. Ju bini dakord se përdorimi i këtyre karakteristikave nga ana juaj, duke përfshirë çdo material të dorëzuar nga ana juaj, do të jetë në përgjegjësinë tuaj të vetme, nuk do të cenojë ose të shkelë ndonjë ligj, nuk do të ndihmojë ose të nxisë sjellje shkelëse ose të kundërligjshme, ose ndryshe të pahijshme, të kundërshtueshme ose pa shije. Ju gjithashtu bini dakord se keni marrë të gjitha të drejtat dhe licencat e nevojshme. Ju bini dakord të jepni të dhëna të sakta dhe të plota në lidhje me dorëzimin e çdo materiali në dyqane. Këtu ju i jepni iTunes një licencë botërore, pa honorarë, joeksluzive për të përdorur këto materiale si pjesë e dyqaneve, dhe në lidhje me produktet, pa ndonjë kompensim ose detyrim kundrejt jush. iTunes ruan të drejtën të postojë ose jo çdo material, dhe të heqë ose korrigjojë çdo material, në çdo kohë dhe sipas gjykimit të tij të vetëm, pa njoftim ose përgjegjësi.

Ju mund të mos jepni opinione ose vlerësime për produktet App Store të shkarkuara duke përdorur Kode përmbajtjeje promocionale.

iTunes ka të drejtën por jo detyrimin, të monitorojë çdo material të dorëzuar prej jush ose ndryshe të disponueshëm në Dyqane, të hetojë çdo shkelje të raportuar apo të dukshme të kësaj Kontrate, dhe të ndërmarrë çdo veprim që iTunes e konsideron si të përshtatshëm sipas gjykimit të tij të vetëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, zgjidhjen sipas saj ose sipas Politikës së të drejtës së autorit të Apple Inc. (https://www.apple.com/legal/copyright.html).

MATERIALET E PALËVE TË TRETA

Disa përmbajtje, produkte dhe shërbime të disponueshme përmes dyqaneve mund të përmbajnë materiale nga palët e treta. iTunes mund të ofrojë lidhje drejt faqeve të internetit të palëve të treta si një lehtësi për ju. Ju bini dakord se iTunes nuk mban përgjegjësi për shqyrtimin ose vlerësimin e përmbajtjes ose saktësisë dhe iTunes nuk garanton dhe nuk do të mbajë ndonjë përgjegjësi ose detyrim për materialet ose faqet e internetit të palëve të treta, ose për çdo material, produkt ose shërbim tjetër i palëve të treta. Ju bini dakord se nuk do të përdorni asnjë material të palëve të treta në një mënyrë që do të cenonte ose shkelte të drejtat e çdo pale tjetër dhe që iTunes nuk do të jetë i përgjegjshëm në asnjë mënyrë për një përdorim të tillë nga ana juaj.

MATERIAL I KUNDËRSHTUESHËM

Ju kuptoni se duke përdorur dyqanet, ju mund të ndeshni materiale që mund t’i konsideroni si ofendues, të pahijshëm, të kundërshtueshëm, përmbajtja e të cilëve mund të identifikohet ose jo që ka materiale të dukshme qartësisht. Pavarësisht kësaj, ju bini dakord të përdorni dyqanet në riskun tuaj të vetëm dhe iTunes nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi ndaj jush për materialin që është zbuluar të jetë ofendues, i pahijshëm ose i kundërshtueshëm. Llojet e produkteve dhe përshkrimet jepen për lehtësi, dhe ju bini dakord se iTunes nuk garanton saktësinë e tyre.

PRONËSIA INTELEKTUALE

Ju bini dakord se dyqanet, duke përfshirë por pa u kufizuar te produktet, grafika, ndërfaqja e përdoruesit, klipet audio, përmbajtja editoriale, dhe teksti dhe softueri i përdorur për të zbatuar funksionin e dyqaneve, përmban informacion dhe material në pronësi që zotërohet nga iTunes dhe/ose publikuesit, dhe është i mbrojtur nga ligji në fuqi për pronësinë intelektuale dhe ligje të tjera, duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtën e autorit. Ju bini dakord se ju nuk do ta përdorni këtë informacion ose materiale në asnjë mënyrë tjetër përveç se për përdorimin e dyqaneve në përputhje me këtë kontratë. Asnjë pjesë e dyqaneve nuk mund të riprodhohet në asnjë formë apo mënyrë, përveç rastit kur lejohet shprehimisht në këto kushte. Ju bini dakord që të mos ndryshoni, jepni me qira, lëshoni, huazoni, shisni, shpërndani, ose krijoni një vepra të prejardhura mbi bazën e dyqaneve, dhe ju nuk do të shfrytëzoni dyqanet në çfarëdo mënyre të paautorizuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, kalimin ose ngarkimin e kapacitetit të rrjetit.

Përveç ndonjë dispozite tjetër të kësaj Kontrate, iTunes dhe Publikuesit ruajnë të drejtën të ndryshojnë, të pezullojnë, të heqin, ose të çaktivizojnë hyrjen në çdo produkt, përmbajtje, ose materiale të tjera që përmbajnë një pjesë të dyqaneve në çdo kohë, pa njoftim. Në asnjë rast iTunes nuk do të mbajë përgjegjësi për këto ndryshime. iTunes mund të vendosë gjithashtu kufizime në përdorimin ose hyrjen në disa prej karakteristikave ose pjesëve të dyqaneve, në çdo rast pa njoftim ose përgjegjësi.

Të gjitha të drejtat e autorit në dhe për dyqanet (duke përfshirë përmbledhjen e përmbajtjes, postimet, lidhjet drejt burimeve të tjera Interneti, dhe përshkrimet e këtyre burimeve) dhe softuerët në lidhje me to zotërohen nga iTunes dhe/ose licencuesit e tij, të cilët ruajnë të drejtën në legjislacion dhe ligj. PËRDORIMI I SOFTUERIT OSE I ÇDO PJESE TË DYQANEVE, PËRVEÇSE PËR PËRDORIMIN E DYQANEVE ASHTU SIÇ LEJOHET NË KËTË KONTRATË, NDALOHET RREPTËSISHT DHE SHKEL TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE TË TË TJERËVE DHE MUND T’JU VËRË PËRBALLË PENALITETEVE CIVILE DHE PENALE, DUKE PËRFSHIRË DËMET E MUNDSHME MONETARE, PËR SHKELJEN E TË DREJTËS SË AUTORIT.

Apple, logoja Apple, iTunes, dhe marka të tjera tregtare të Apple, markat e shërbimit, grafikat, dhe logot e përdorura në lidhje me dyqanet janë marka ose marka të regjistruara të iTunes dhe/ose Apple Inc. në SHBA dhe/ose në vende të tjera. Markat e tjera tregtare, markat e shërbimit, grafikat, dhe logot e përdorura në lidhje me dyqanet mund të jenë markat e pronarëve të tyre përkatës. Ju nuk iu jepet asnjë e drejtë ose licencë në lidhje me ndonjërën nga markat e lartpërmendura dhe me përdorimin e këtyre markave.

ZGJIDHJA

Nëse ju nuk përmbushni, ose iTunes dyshon se nuk keni përmbushur cilëndo dispozitë të kësaj kontrate, iTunes, sipas gjykimit të tij të vetëm dhe pa iu njoftuar mund: (i) të zgjidhë këtë Kontratë dhe/ose të mbyllë llogarinë tuaj, dhe ju do të mbeteni përgjegjës për të gjitha shumat e pagueshme sipas Kontratës deri në dhe duke përfshirë datën e zgjidhjes; dhe/ose (ii) përfundojë licencën e softuerit; dhe/ose (iii) të ndalojë hyrjen në dyqane (ose në ndonjë pjesë të tyre). iTunes ruan të drejtën të ndryshojë, të pezullojë ose të ndërpresë dyqanet (ose ndonjë pjesë të tyre) në çdo kohë me ose pa njoftim për ju, dhe iTunes nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë nëse i ushtron këto të drejta.

DEKLARIMI I GARANCIVE; KUFIZIMET E PËRGJEGJËSISË

ITUNES NUK GARANTON, DEKLARON OSE SIGURON SE PËRDORIMI I SHËRBIMIT NGA ANA JUAJ NUK DO TË NDËRPRITET OSE DO TË JETË PA GABIME, DHE JU BINI DAKORD SE KOHË PAS KOHE ITUNES MUND T’I HEQË DYQANET PËR PERIUDHA KOHORE TË PAPËRCAKTUARA, OSE TE ANULOJË DYQANET NË ÇDO KOHË, PA JU NJOFTUAR. JU BINI DAKORD SHPREHIMISHT SE PËRDORIMI NGA ANA JUAJ, OSE PAMUNDËSIA PËR TË PËRDORUR DYQANET ËSHTË VETËM NË RISKUN TUAJ. DYQANET DHE TË GJITHA PRODUKTET DHE SHËRBIMET QE JU DËRGOHEN PËRMES DYQANEVE (PËRVEÇ KUR LEJOHET SHPREHIMISHT NGA ITUNES) OFROHEN "SIÇ JANË" dhe "SIÇ JANË TË DISPONUESHËM" PËR PËRDORIMIN TUAJ, PA GARANCI TË ÇFARËDO LLOJI, SI GARANCITË E TË SHPREHURA OSE ATO TË NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË OSE TË PËRSHTATSHMËRISË ME QËLLIMIN E SYNUAR, TË TITUJVE, DHE TË MOSSHKELJES. DUKE QENË SE DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA, PËRJASHTIMI I MËSIPËRM MUND TË MOS ZBATOHET NË RASTIN TUAJ. NË ASNJË RAST ITUNES, DREJTUESIT, NËPUNËSIT, PUNËMARRËSIT, FILIALET, AGJENTËT, KONTRAKTUESIT, KRERËT DHE LICENCUESIT E TIJ NUK DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR DËMET E DREJTPËRDREJTA, TË TËRTHORTA, RASTËSORE, NDËSHKUESE, TË VEÇANTA, OSE SHKAKËSORE, QË VIJNË SI PASOJË E PËRDORIMIT NGA ANA JUAJ TË CILITDO PREJ DYQANEVE OSE PËR ÇDO PRETENDIM TJETËR TË LIDHUR NË ÇFARËDO MËNYRE ME PËRDORIMIN E DYQANEVE NGA ANA JUAJ, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË NDONJË GABIM OSE MUNGESË NË NDONJË PËRMBAJTJE, OSE ÇDO HUMBJE OSE DËM I ÇDO LLOJI I PËSUAR SI REZULTAT I PËRDORIMIT TË ÇFARËDO PËRMBAJTJEJE (OSE PRODUKTI) TË POSTUAR, TË TRANSMETUAR, OSE NDRYSHE TË BËRË TË DISPONUESHËM PËRMES DYQANEVE, EDHE NËSE JANË VËNË NË DIJENI PËR MUNDËSINË E TYRE. DUKE QENE SE DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR DËMET SHKAKËSORE OSE RASTËSORE, NË KËTO SHTETE OSE JURIDIKSIONE, PËRGJEGJËSIA E ITUNES DO TË KUFIZOHET NË MASËN E LEJUAR NGA LIGJI. ITUNES DO TË PËRDORË PËRPJEKJET E ARSYESHME PËR TË MBROJTUR INFORMACIONIN E DORËZUAR PREJ JUSH NË LIDHJE ME DYQANET, POR JU BINI DAKORD QË DORËZIMI I KËTIJ INFORMACIONI NGA ANA JUAJ ËSHTË NË RISKUN TUAJ, DHE KËTU ITUNES PËRJASHTON SECILËN DHE TË GJITHA PËRGJEGJËSITË NDAJ JUSH PËR ÇDO HUMBJE OSE PËRGJEGJËSI TË LIDHUR ME KËTË INFORMACION NË ÇFARËDO MËNYRE.

ITUNES NUK GARANTON OSE SIGURON SE DYQANET NUK DO TË JENË OBJEKT I HUMBJES, ÇORODITJES, SULMIT, VIRUSEVE, NDËRHYRJEVE, PIRATERIVE, OSE THYERJES SË SIGURISË, DHE ITUNES PËRJASHTON ÇDO PËRGJEGJËSI NË LIDHJE ME TO. DISA PRODUKTE MUND TË SHKARKOHEN VETËM NJË HERË; PASI TË JENË SHKARKUAR, ATA NUK MUND TË ZËVENDËSOHEN NËSE HUMBIN PËR NDONJË ARSYE. JU JENI PËRGJEGJËS PËR KRIJIMIN E KOPJES REZERVË TË SISTEMIT TUAJ, DUKE PËRFSHIRË ÇDO PRODUKT TË BLERË OSE TË MARRË NGA DYQANET.

HEQJA DORË DHE ZHDËMTIMI

DUKE PËRDORUR DYQANET, JU BINI DAKORD, NË MASËN E LEJUAR NGA LIGJI, TË ZHDËMTONI DHE TË RUANI ITUNES, DREJTUESIT, NËPUNËSIT, PUNËMARRËSIT, FILIALET, AGJENTËT, KONTRAKTUESIT, KRERËT DHE LICENCUESIT E TIJ TË PADËMTUAR NË LIDHJE ME ÇDO PRETENDIM TË LINDUR NGA SHKELJA E KËSAJ KONTRATE NGA ANA JUAJ, PËRDORIMI I DYQANEVE NGA ANA JUAJ, OSE ÇDO VEPRIM I NDËRMARRË NGA ITUNES SI PJESË E HETIMIT TË TIJ NË LIDHJE ME NJË SHKELJE TË DYSHUAR TË KËSAJ KONTRATE OSE SI REZULTAT I ZBULIMIT OSE VENDIMIT TË TIJ SE KA NDODHUR NJË SHKELJE E KËSAJ KONTRATE.

KJO DO TË THOTË QË JU NUK MUND TË NGRINI PADI OSE TË MBULONI DËMET NGA ITUNES, DREJTUESIT, NËPUNËSIT, PUNËMARRËSIT, FILIALET, AGJENTËT, KONTRAKTUESIT, KRERËT DHE LICENCUESIT E TIJ NISUR NGA VENDIMI I TYRE PËR TË HEQUR OSE REFUZUAR TË TRAJTOJË ÇFARËDO TË DHËNE OSE PËRMBAJTJEJE, PËR T’JU PARALAJMËRUAR, PEZULLUAR HYRJEN TUAJ NË DYQANE, OSE PËR TË NDËRMARRË ÇDO VEPRIM TJETËR GJATË HETIMIT NË LIDHJE ME NJË SHKELJE TE DYSHUAR OSE SI REZULTAT I VENDIMIT TË ITUNES SE KA NDODHUR NJË SHKELJE E KËSAJ KONTRATE. KJO DISPOZITË PËR HEQJE DORE DHE ZHDËMTIM ZBATOHET PËR TË GJITHA SHKELJET E PËRSHKRUARA APO TË PARASHIKUARA NË KËTË KONTRATË.

NDRYSHIMET

iTunes ruan të drejtën të ndryshojë këtë Kontratë në çdo kohë dhe të vendosë kushte ose afate të reja ose shtesë në lidhje me përdorimin e dyqaneve nga ana juaj. Këto ndryshime dhe kushte të përgjithshme shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë do të përfshihen në këtë Kontratë. Përdorimi i vazhduar i dyqaneve nga ana juaj do të konsiderohet si pranim nga ana juaj.

TË NDRYSHME

Kjo Kontratë përbën Kontratën e plotë mes jush dhe iTunes dhe rregullon përdorimin e dyqaneve nga ana juaj, duke tejkaluar të gjitha Kontratat e mëparshme mes jush dhe iTunes. Gjithashtu, ju mund të jeni objekt i kushteve dhe detyrimeve shtesë që mund të zbatohen nëse përdorni shërbime të lidhura, materiale të palëve të treta, softuerë të palëve të treta. Në qoftë se një pjesë e kësaj Kontratë behet e pavlefshme ose e pa zbatueshme, ajo pjesë do të interpretohet në një mënyrë që përputhet me ligjin në fuqi për të reflektuar, sa më pranë që të jetë e mundur, qëllimin fillestar të palëve, dhe pjesa e mbetur do të qëndrojë në fuqi dhe do të ketë efekt të plotë. Mosushtrimi nga iTunes i ndonjë të drejte ose dispozite të kësaj Kontratë nuk do të konsiderohet si heqje dorë nga kjo dispozitë ose ndonjë dispozitë tjetër. iTunes nuk do të mbajë përgjegjësi për mospërmbushjen e detyrimeve për shkaqe jashtë kontrollit të tij.

Dyqanet funksionojnë nga iTunes në zyrat e saj në Luksemburg. Ju bini dakord të veproni në përputhje me të gjitha ligjet lokale, shtetërore, federale dhe kombëtare, kushtetutat, urdhëresat, rregulloret në fuqi për përdorimin e dyqaneve nga ana juaj. Të gjitha transaksionet në dyqane rregullohen nga ligji i Kalifornisë, pa u dhënë asnjë efekt dispozitave të konfliktit të ligjeve. Përdorimi juaj i shërbimit mund të jetë gjithashtu objekt i ligjeve të tjera. Çdo mosmarrëveshje e lindur nga ose në lidhje me këtë Kontratë dhe përdorimin e dyqaneve nga ana juaj (“Mosmarrëveshje”) do të zgjidhen përfundimisht me arbitrazh detyrues sipas rregullave dhe parashikimeve të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë në gjuhën angleze para tre arbitrave. Asnjë nga arbitrat nuk duhet të jetë shtetas i Shqipërisë ose Luksemburgut. Procedurat do të zhvillohen në Shqipëri ose në një vendndodhje të rënë dakord nga arbitrat. Arbitrat do të kenë autoritet vetëm për të akorduar dëme kompensuese vetëm dhe jo dëme ndëshkuese ose ndreqëse. Palët, përfaqësuesit e tyre, pjesëmarrës të tjerë dhe arbitrat e mbajnë sekret ekzistencën, objektin dhe rezultatin e procedurës. Pavarësisht parashikimeve të mësipërme, secila palë mund që sipas gjykimit të saj të vetëm, të kërkojë masa provizore pranë çdo gjykate të juridiksionit kompetent (duke përfshirë, por pa u kufizuar në masat provizore paraprake). Pala fituese në çdo procedurë gjyqësore të nisur nga njëra palë kundër tjetrës në një Mosmarrëveshje do të ketë të drejtë të mbulojë shpenzimet ligjore, duke përfshirë por pa u kufizuar në, shpenzimet e gjykatës ose të arbitrazhit dhe tarifat e arsyeshme të avokatit. iTunes do t’ju japë paradhënie çdo tarifë arbitrazhi që tejkalon atë që ju do të kishit paguar për procedura gjyqësore, me kusht që ju të ktheni këto shuma nëse iTunes del përfundimisht fitues nga arbitrazhi. Risku për humbjen dhe titujt për të gjitha transaksionet e dorëzuara në mënyrë elektronike kalon nga blerësi në Luksemburg në momentin e transmetimit elektronik te marrësi. Asnjë punëmarrës ose agjent i iTunes nuk ka të drejtë të ndryshojë këtë Kontratë. iTunes mund t’iu njoftojë në lidhje me dyqanet duke iu dërguar një mesazh me e-mail në adresën e email-it të llogarisë suaj ose një letër me postë në adresën postare të llogarisë suaj, ose duke postuar në dyqane.

iTunes ruan të drejtën të ndërmarrë hapat që iTunes gjykon se janë të nevojshëm ose të përshtatshëm në mënyrë të arsyeshme për të zbatuar dhe/ose verifikuar përputhshmërinë me çfarëdo pjese të kësaj Kontrate. Ju pranoni dhe bini dakord se iTunes mund, pa mbajtur përgjegjësi ndaj jush, të hyjë, përdorë, ruajë dhe/ose përhapë të dhënat e regjistrimit dhe/ose llogarisë suaj tek autoritetet e zbatimit të ligjit, zyrtarët qeveritarë, dhe/ose çfarëdo pale e tretë, siç iTunes gjykon se është e nevojshme ose e përshtatshme në mënyrë të arsyeshme, për të zbatuar dhe/ose verifikuar përputhshmërinë me çfarëdo pjese të kësaj Kontrate (duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtën e iTunes për të bashkëpunuar në lidhje me çfarëdo procesi gjyqësor në lidhje me përdorimin nga ana juaj e dyqaneve dhe/ose produkteve, dhe/ose në lidhje me çdo pretendim të ndonjë pale të tretë sipas të cilit përdorimi i dyqaneve dhe/ose produkteve nga ana juaj është i paligjshëm dhe/ose shkel të drejtat e këtyre palëve të treta).

KUSHTET E PËRGJITHSHME SHTESË TË MAC APP STORE AND APP STORE

LICENCA E PRODUKTEVE TË MAC APP STORE DHE APP STORE

iTunes ju shet një licencë për të përdorur produktet e softuerit të bëra të disponueshme nëpërmjet Mac App Store dhe App Store (së bashku "Produktet e App Store "). Ka dy (2) kategori të produkteve të App Store, si më poshtë vijon: (i) ato produkte të App Store që janë zhvilluar nga Apple dhe që licencohen për ju nga iTunes (“Produktet e Apple”); dhe (ii) ato produkte të App Store që janë zhvilluar dhe që licencohen për ju nga një zhvillues si palë e tretë (“Produktet e palëve të treta”). Kategoria e një produkti të caktuar të App Store (produkt i Apple ose produkt i palëve të treta) identifikohet në aplikacionin Mac App Store ose App Store.

Licenca juaj për secilin produkt të App Store është objekt i Marrëveshjes së licencës së përdoruesit fundor të aplikacionit të licencuar të paraqitur më poshtë dhe pranoni se këto kushte do të zbatohen përveçse kur produkti i App Store mbulohet nga një marrëveshje e vlefshme e licencës së përdoruesit fundor midis jush dhe publikuesit të këtij produkti të App Store (“Publikuesi”), dhe në këtë rast marrëveshja e licencës e përdoruesit fundor e Publikuesit do të zbatohet për produktin e App Store në fjalë. Publikuesi ruan të gjitha të drejtat në dhe mbi produktin e App Store që nuk ju jepen shprehimisht juve.

Ju pranoni se licenca për secilin produkt të Apple që merrni nëpërmjet Mac App Store ose App Store është një marrëveshje detyruese midis jush dhe iTunes. Ju pranoni që: kur merrni një produkt të palëve të treta nga iTunes, ju hyni në një marrëveshje detyruese drejtpërdrejt me Publikuesin, i cili rregullon përdorimin e atij produkti të palëve të treta nga ana juaj; dhe iTunes nuk është palë në këtë licencë mes jush dhe Publikuesit në lidhje me atë produkt të palëve të treta. Publikuesi i secilit produkt të palëve të treta është përgjegjësi i vetëm për atë produkt të palëve të treta, për përmbajtjen në lidhje me të, për çdo garanci në masën që garanci të tilla nuk mohohen dhe për çdo pretendim që ju ose ndonjë palë tjetër mund të keni në lidhje me atë Produkt të palëve të treta.

Ju pranoni dhe bini dakord që iTunes dhe filialet e tij janë palë të treta përfituese të Marrëveshjes së licencës së përdoruesit fundor të aplikacionit të licencuar ose të marrëveshjes së licencës të përdoruesit fundor të Publikuesit, sipas rastit, për çdo produkt të palëve të treta. Ju bini gjithashtu dakord që, me pranimin tuaj të kushteve të përgjithshme të licencës për çdo produkt të palëve të treta, iTunes do të ketë të drejtën (dhe do të konsiderohet që ka pranuar të drejtën) për të zbatuar këtë licencë kundrejt jush si një palë e tretë përfituese prej saj.

BLERJET BRENDA APLIKACIONIT

Disa produkte App Store mund të përmbajnë funksionalitetin që iu lejon të blini shërbime shtesë, ose licenca në lidhje me funksionalitetin ose përmbajtjen shtesë për përdorim brenda produktit App Store (“Blerjet brenda aplikacionit”. Blerjet brenda aplikacionit që konsumohen gjatë përdorimit të produkteve App Store (për shembull, municionet virtuale) nuk mund të kalohen midis pajisjeve; mund të shkarkohen vetëm një herë; dhe pasi të jenë shkarkuar, nuk mund të zëvendësohen. Kur një Blerje brenda aplikacionit e konsumueshme blihet dhe merret prej jush, iTunes do të jetë pa përgjegjësi ndaj jush në rastin e çfarëdo humbje, shkatërrimi, ose dëmi. Të gjitha Blerjet brenda aplikacionit konsiderohen si produkte App Store, dhe Blerjet brenda aplikacionit të bëra brenda produkteve të palëve të treta konsiderohen si produkte të palëve të treta, dhe trajtohen si të tilla, për qëllimet e këtyre kushteve të përgjithshme.

Ju duhet të vërtetoni identitetin tuaj për të blerë Blerje brenda aplikacionit veçmas nga çfarëdo vërtetimi identiteti për të marrë produkte duke futur fjalëkalimin tuaj kur kërkohet, por kur të keni vërtetuar identitetin tuaj për të marrë Blerje brenda aplikacionit, ju do të jeni në gjendje të blini Blerje brenda aplikacionit shtesë për pesëmbëdhjetë minuta pa rifutur fjalëkalimin tuaj. Ju mund të çaktivizoni mundësinë për të kryer Blerje brenda aplikacionit në Pajisjen tuaj iOS duke ndjekur hapat e përshkruara në http://support.apple.com/kb/HT4213.

ABONIMET BRENDA APLIKACIONIT

Disa produkte të App Store mund të përmbajnë funksionalitete që ju lejojnë të merrni përmbajtje mbi bazën e një abonimi (“Abonimet brenda aplikacionit”). Abonimet brenda aplikacionit do të rinovohen automatikisht për periudhën kohore përkatëse që keni zgjedhur, dhe, nëse ka vlerë, llogaria juaj do të tarifohet jo më parë se 24 orë përpara skadimit të periudhës së Abonimit aktual brenda aplikacionit. Mund ta anuloni rinovimin automatik të Abonimeve brenda aplikacionit me pagesë duke zgjedhur Manage App Subscriptions në llogarinë tuaj dhe duke zgjedhur abonimin që doni të ndryshoni. Rinovimi automatik i abonimit do të çaktivizohet nëse Publikuesi e rrit çmimin e abonimit. Ju mund t'i anuloni Abonimet pa pagesë brenda aplikacionit duke fshirë produktin App Store nga pajisja juaj. Disa Abonime me pagesë brenda aplikacionit mund të ofrojnë një periudhë prove pa pagesë përpara tarifimit të llogarisë suaj. Nëse vendosni se nuk doni ta blini Abonimin brenda aplikacionit, çaktivizoni rinovimin automatik në parametrat e llogarisë tuaj gjatë periudhës së provës pa pagesë. Disa Abonime brenda aplikacionit mund të përcaktohen si produkte të “Newsstand”, në një rast të tillë ato do të shfaqen vetëm në aplikacionin Newsstand në pajisjen tuaj pas shkarkimit. Ju duhet të rishikoni gjithashtu informacionet shtesë në lidhje me ofertën e paguar të Abonimit brenda aplikacionit në momentin e shitjes brenda produktit të App Store. Ne mund t’ju kërkojmë leje për t’i dhënë emrin, adresën e e-mailit dhe kodin postar të listuar në Llogarinë tuaj Publikuesit, në mënyrë që ai të mund t’ju dërgojë mesazhe reklamimi për produktet e tij në përputhje me politikën e tij të privatësisë. Në momentin që Publikuesi merr këto informacione, ato do të trajtohen në përputhje me politikën e privatësisë të Publikuesit të postuar publikisht. Ne ju nxisim që të mësoni rreth praktikave të privatësisë të Publikuesit përpara se të bini dakord që t'u jepni atyre informacionet tuaja personale. Për më shumë informacione, rishikoni politikën e privatësisë të Publikuesit ose kontaktoni drejtpërdrejt me Publikuesin.

POPULAR NEAR ME

Kur ju zgjidhni të hyni në funksionin Popular Near Me nëpërmjet aktivizimit të Location Services, herë pas here Apple do të mbledhë në mënyrë automatike informacione në lidhje me disa nga produktet tuaja të App Store, si koha e harxhuar me secilin produkt të App Store dhe numrin e herëve që është hapur çdo produkt i App Store. Këto informacione ruhen në mënyrë anonime dhe nuk do të lidhen me emrin apo me llogarinë tuaj. Apple do t’i përdorë këto informacione, si dhe informacione të tjera si p.sh. historinë e shkarkimeve të produkteve të App Store, për t’ju dhënë rekomandime të personalizuara.

Apple mund t’i përdorë këto informacione dhe t’i ndërthurë ato me informacionet e grumbulluara nga përdoruesit e tjerë që e zgjedhin këtë funksionalitet, të dhëna të historisë së blerjeve tuaja në iTunes Store, të dhënat e shkarkimeve tuaja të App Store, të dhënat e shkarkimeve të produkteve të App Store të grumbulluara nga përdoruesit e tjerë, si dhe informacione të tjera si vlerësimet e produkteve të App Store nga klientët:

• Për t'ju dhënë rekomandime në lidhje me produktet e App Store, materialet multimediale dhe produkte ose shërbime të tjera që mund të dëshironi të blini, të shkarkoni ose të përdorni.

• Për t'u dhënë rekomandime përdoruesve të tjerë.

Informacionet tuaja do të trajtohen në çdo moment në përputhje me Politikën e Privatësisë të Apple.

Nëse preferoni që të mos mbledhim dhe të mos përdorim informacione nga pajisja ose sistemi juaj në këtë mënyrë, nuk duhet të aktivizoni Location Services apo të përdorni Popular Near Me. Mund të tërhiqeni në çdo moment duke çaktivizuar Popular Near Me në menynë System Services të parametrave Location Services në pajisjen tuaj.

RREGULLAT E PËRDORIMIT TË MAC APP STORE

Përveç kur këtu parashikohet ndryshe,

(i) Nëse jeni një individ që vepron në cilësinë e tij personale, ju mund të shkarkoni dhe përdorni një aplikacion nga Mac App Store (“Mac App Store Product”) për përdorim personal, jo tregtar në çdo produkt që mban markën Apple që vepron me Mac OS X (“Kompjuter Mac”) që ju zotëroni ose mbi të cilin keni kontroll.

(ii) Nëse jeni një ndërmarrje tregtare ose institucion arsimor, ju mund të shkarkoni një Produkt Mac App Store për përdorim nga

(a) një individ i vetëm në secilin kompjuter të përdorur nga ai individ që ju zotëroni ose mbi të cilin keni kontroll.

ose

(b) disa individë në një kompjuter Mac të vetëm që ndahet që ju zotëroni ose mbi të cilin keni kontroll. Për shembull, një punëmarrës i vetëm mund të përdorë një produkt Mac App Store edhe në kompjuterin Mac desktop edhe në kompjuterin Mac laptop, ose disa student mund të përdorin njëri pas tjetrit produktin Mac Apple Store në një kompjuter Mac të vetëm që ndodhet ne qendrën e burimeve ose në bibliotekë.

(iii) Përdorimi mund të kërkojë identifikim me Apple ID-në e përdorur për të shkarkuar Mac App Store. Produktet Mac App Store mund të përditësohen vetëm përmes Mac App Store.

RREGULLAT E PËRDORIMIT TË PRODUKTEVE APP STORE

(i) Nëse jeni një individ që vepron në cilësinë e tij personale, ju mund të shkarkoni dhe sinkronizoni Produkt App Store për përdorim personal, jo tregtar në çdo Pajisje iOS që ju zotëroni ose mbi të cilën keni kontroll.

(ii)Nëse jeni një ndërmarrje tregtare ose institucion arsimor, ju mund të shkarkoni dhe sinkronizoni një Produkt App Store për përdorim nga

(a) një individ i vetëm në secilën Pajisje iOS të përdorur nga ai individ që ju zotëroni ose mbi të cilin keni kontroll

ose

(b) disa individë në një Pajisje iOS të vetme që ndahet që ju zotëroni ose mbi të cilin keni kontroll. Për shembull, një punëmarrës i vetëm mund të përdorë një Produkt App Store edhe në një iPad të vetëm që ndodhet në qendrën e burimeve ose në bibliotekë. Për qëllime qartësie, çdo Pajisje iOS e përdorur nga disa përdorues në mënyrë të njëpasnjëshme kërkon licencë të veçantë.

(iii) Ju do të jeni në gjendje të ruani Produktet App Store nga deri në pesë llogari të ndryshme në një njëjtën kohë një pajisje që përputhet me iOS.

(iv) Ju do të jeni në gjendje të sinkronizoni në mënyrë manuale Produktet App Store nga të paktën një pajisje e autorizuar nga iTunes drejt pajisjeve iOS që kanë funksion sinkronizimi manual, me kusht që produkti App Store të lidhet me një llogari në pajisjen parësore të autorizuar nga iTunes, ku pajisja parësore e autorizuar nga iTunes është ajo që është sinkronizuar e para me Pajisjen iOS ose ajo që ju e keni caktuar më pas si parësore duke përdorur aplikacionet iTunes.

INFORMACION I RËNDËSISHËM SIGURIE

Për të shmangur dëmtimin e muskujve, ligamenteve, ose syve gjatë videolojërave, ju duhet të bëni pushime të shpeshta nga loja, dhe të bëni një pushim më të gjatë nëse ndieni ndonjë dhimbje, lodhje apo shqetësim. Një përqindje shumë e ulët njerëzish mund të pësojnë kriza ose verbim kur ekspozohen përpara dritave pulsuese ose pamje të caktuara, përfshirë gjatë videolojërave ose gjatë shikimit të videove. Simptomat mund të përfshijnë marrje mendsh, përzierje, lëvizje të pavullnetshme, humbje të vëmendjes, deformim shikimi, kruajtje, mpirje, ose shqetësime të tjera. Këshillohuni me një mjek përpara se të luani me videolojëra nëse keni vuajtur ndonjëherë nga këto simptoma apo nga simptoma të ngjashme, dhe ndaloni menjëherë së luajturi dhe shkoni te mjeku nëse ato ndodhin gjatë lojës. Prindërit duhet të monitorojnë videolojërat e fëmijëve të tyre për shenja ose simptoma.

LOJËRAT NË IPOD

Përditësimet e firmuerit të pajisjes ekzistuese iPod të përputhur mund ta bëjë versionin e një loje në iPod të blerë nga ana juaj të papërputhshëm. Lojërat e blera nga iTunes Store mund të mos përputhen me modelet e ardhshme të iPod.

MIRËMBAJTJA DHE NDIHMA NË LIDHJE ME PRODUKTET MAC APP STORE DHE APP STORE

iTunes do të jetë përgjegjës për ofrimin e çdo shërbimi të mirëmbajtjes dhe ndihmës vetëm në lidhje me Produktet Apple, siç përcaktohet në Kontratën e licencës së përdoruesit fundor të aplikacionit të licencuar ose në kontratën e veçantë të licencës së përdoruesit fundor, sipas rastit, ose siç parashikohet nga ligji në fuqi. Publikuesi i çdo Produkti të palëve të treta do të jetë i vetmi përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe ndihmës në lidhje me atë produkt, siç përcaktohet në Kontratën e licencës së përdoruesit fundor të aplikacionit të licencuar ose në kontratën e licencës së përdoruesit fundor të Publikuesit, sipas rastit, ose siç kërkohet nga ligji në fuqi.

MARRËVESHJA E LICENCËS SË PËRDORUESIT FUNDOR PËR APLIKACIONIN E LICENCUAR

Produktet e Mac App Store dhe App Store (së bashku “Produktet e App Store”) të bëra të disponueshme nëpërmjet Mac App Store dhe App Store (së bashku “Dyqanet App Store”) licencohen për ju, dhe nuk ju shiten. Licenca juaj për çdo produkt të App Store që merrni nga dyqanet App Store ose e lidhni me llogarinë tuaj i nënshtrohet pranimit paraprak nga ana juaj të kësaj Marrëveshjeje licencë të përdoruesit fundor për aplikacionin e licencuar (“EULA standarde”) dhe ju bini dakord se kushtet e kësaj EULA standarde do të zbatohen për çdo produkt të App Store që licenconi nëpërmjet dyqaneve App Store, përveçse kur produkti i App Store mbulohet nga një marrëveshje e vlefshme e licencës së përdoruesit fundor të bërë mes jush dhe Publikuesit të atij produkti të App Store, në një rast të tillë do të zbatohen kushtet e asaj marrëveshjeje të veçantë të licencës së përdoruesit fundor. Licenca juaj në lidhje me çdo produkt të Apple sipas kësaj EULA standarde ose sipas marrëveshjes së veçantë të licencës së përdoruesit fundor jepet nga iTunes dhe licenca juaj në lidhje me çdo produkt të palëve të treta sipas kësaj EULA standarde ose sipas marrëveshjes së veçantë të licencës së përdoruesit fundor jepet nga Publikuesi i atij produkti të palëve të treta. Çdo produkt i App Store që është objekt i licencës së dhënë sipas kësaj EULA standarde do të përmendet këtu si “Aplikacion i licencuar”. Publikuesi ose iTunes sipas rastit (“Licencuesi”) ruan të gjitha të drejtat në dhe në lidhje me aplikacionin e licencuar që nuk ju janë dhënë shprehimisht sipas kësaj EULA standarde.

a. Qëllimi i licencës: Kjo licencë që iu është dhënë nga Licencuesi në lidhje me aplikacionet e licencuara kufizohet në një licencë të patransferueshme për të përdorur aplikacionet e licencuara në çdo produkt që mban markën Apple që vepron me iOS (duke përfshirë por pa u kufizuar në iPad, iPhone, dhe iPod touch) (“Pajisjet iOS”) ose Mac OS X (“Kompjuterët Mac”), sipas rastit (së bashku, ”Pajisja(et) Apple”) që ju zotëroni ose mbi të cilat keni kontroll dhe siç lejohet nga rregullat e përdorimit të parashikuara në Kushte e përgjithshme të Mac App Store, App Store dhe iBooks Store ("Rregullat e përdorimit"). Kjo licencë nuk iu lejon që të përdorni aplikacionet e licencuara në pajisje Apple që nuk i zotëroni ose mbi të cilat nuk keni kontroll, dhe përveç rastit kur parashikohet në rregullat e përdorimit, ju nuk mund të shpërndani ose ta bëni aplikacionin e licencuar të disponueshëm në një rrjet ku ai mund të përdoret nga disa pajisje në të njëjtën kohë. Ju nuk mund të jepni me qira, të lëshoni, të huazoni, të shisni, të transferoni, të rishpërndani, ose të nënlicenconi aplikacionin e licencuar dhe, nëse ju ia shisni kompjuterin tuaj Mac ose Pajisjen tuaj iOS një pale të tretë, ju duhet të hiqni aplikacionin e licencuar nga kompjuteri juaj Mac ose Pajisja juaj iOS përpara se ta bëni këtë.

Ju nuk mund të kopjoni (përveç se kur lejohet shprehimisht nga kjo licencë dhe nga rregullat e përdorimit), të konvertoni kodet e programit, të përpiqeni të zbuloni kodin e burimit, ose të krijoni vepra të prejardhura të aplikacionit të licencuar, çfarëdo përditësimesh, ose ndonjë pjesë e tyre (përveçse kur dhe vetëm për aq sa kufizimi i mësipërm ndalohet nga ligji në fuqi ose për aq sa mund të jetë i lejuar nga kushtet e licencimit që rregullojnë përdorimin e çdo komponenti me burim të hapur, i përfshirë më aplikacionin e licencuar). Çdo përpjekje për ta bërë këtë përbën shkelje të të drejtave të licencuesit dhe të licencuesve të tij. Nëse ju e shkelni këtë kufizim, ju mund të bëheni objekt i hetimit dhe dëmeve.

Kushtet e licencës do të rregullojnë çdo përmirësim të ofruar nga Licencuesi që zëvendësojnë dhe/ose shtojnë aplikacionin e licencuar, përveç kur ky përmirësim shoqërohet nga një licencë e veçantë rast në të cilin kushtet e asaj licence do të mbizotërojnë.

b. Pëlqimi për të përdorur të dhënat: Ju bini dakord që Licencuesi mund të mbledhë dhe përdorë të dhënat teknike dhe informacion në lidhje me to duke përfshirë por pa u kufizuar te softueri i sistemit dhe aplikacionit, dhe pajisjet periferike. Këto grumbullohen në mënyrë periodike për të lehtësuar ofrimin e përditësimeve të softuerit, ndihmën për produktin, dhe shërbime të tjera për ju (nëse ka) në lidhje me aplikacionin e licencuar. Licencuesi mund të përdorë këtë informacion, për sa kohë kjo bëhet në një formë që nuk ju identifikon ju personalisht, për të përmirësuar produktet e tij ose për t’iu ofruar shërbime ose teknologji.

c. Zgjidhja. Licenca ka efekt deri në momentin që përfundohet nga ju ose nga Licencuesi. Të drejtat tuaja sipas kësaj licence do të përfundojnë automatikisht pa njoftim nga Licencuesi nëse ju dështoni në përputhjen me ndonjë kusht të kësaj licence. Me zgjidhjen e licencës, ju do të ndalni çdo përdorim të aplikacionit të licencuar dhe shkatërroni të gjitha kopjet e aplikacionit të licencuar, plotësisht ose pjesërisht.

d. Shërbimet; Materialet e palëve të treta. Aplikacioni i licencuar mund të mundësojë hyrjen në shërbimet dhe faqen e internetit të iTunes, Licencuesit dhe/ose palëve të treta (së bashku dhe veçmas, “Shërbime të jashtme”). Përdorimi i shërbimeve të jashtme kërkon lidhje Interneti dhe përdorimi i disa shërbimeve të jashtme kërkon pranimin nga ana juaj të kushteve shtesë. Me përdorimin e këtij softueri në lidhje me një llogari në iTunes Store, ju bini dakord me kushtet e përgjithshme më të fundit të iTunes Store dhe Rregullave të përdorimit, tek të cilat ju mund të hyni dhe t’i shihni në https://www.apple.com/legal/internet-services/itunes/ww/.

Ju kuptoni se duke përdorur cilindo nga Shërbimet e jashtme, ju mund të hasni përmbajtje që mund të konsideroni si ofenduese, të pahijshme, të kundërshtueshme, përmbajtje e cila mund të identifikohet ose jo që ka gjuhë të dukshme qartësisht, dhe që rezultatet e çdo kërkimi ose futja e një URL-je të caktuar mund të gjenerojë në mënyrë automatike dhe të pavullnetshme lidhje ose referenca në lidhje me materialin e kundërshtueshëm. Pavarësisht kësaj, ju bini dakord të përdorni Shërbimet e jashtme në riskun tuaj të vetëm dhe as Licencuesi dhe as agjentët e tij nuk do të mbajnë ndonjë përgjegjësi ndaj jush për përmbajtjen që mund të zbulohet se është ofenduese, e pahijshme ose e kundërshtueshme.

Disa Shërbime të jashtme mund të shfaqin, të përfshijnë, ose të bëjnë të disponueshme përmbajtje, të dhëna, informacion, aplikacione ose materiale nga palët e treta (“Materialet e palëve të treta”) ose të japin lidhje drejt disa faqesh interneti të palëve të treta. Me përdorimin e Shërbimeve të jashtme, ju pranoni dhe bini dakord se as Licencuesi dhe as agjentët e tij nuk mbajnë përgjegjësi për shqyrtimin ose vlerësimin e përmbajtjes, vërtetësisë së plotësisë, saktësisë, vlefshmërisë, përputhjen me të drejtën e autorit, ligjshmërinë, mirësjelljen, cilësinë ose ndonjë aspekt tjetër të këtyre Materialeve të palëve të treta ose të faqeve të internetit. Licencuesi, agjentët e tij, nëpunësit, filialet dhe shoqëritë e kontrolluara nuk garantojnë ose vërtetojnë dhe nuk marrin përsipër dhe nuk do të mbajnë ndonjë përgjegjësi ndaj jush ose ndaj ndonjë personi të tretë për cilindo nga Shërbimet e jashtme të palëve të treta, Materiale të palëve të treta ose të faqes së internetit, ose për çdo material, produkt, ose shërbim tjetër të palëve të treta. Materialet e palëve të treta dhe lidhjet drejt faqeve të tjera të internetit jepen vetëm si një lehtësi për ju.

Informacionet financiare të shfaqura nga çdo Shërbim i jashtëm janë vetëm për qëllime informuese dhe nuk duhet të shërbejnë si bazë për këshilla për investime. Para se të kryeni ndonjë transaksion për titujt financiarë mbi bazën e informacioneve të marra nëpërmjet Shërbimeve të jashtme, duket të këshilloheni me një specialist të financave ose të titujve financiarë që është ligjërisht i kualifikuar për të dhënë këshilla financiare ose për titujt financiarë në shtetin ose rajonin tuaj. Informacionet mjekësore të shfaqura nga çdo produkt i App Store ose çdo Shërbim i jashtëm janë vetëm për qëllime të përgjithshme informuese dhe nuk duhet të shërbejnë si bazë për këshilla diagnostikuese mjekësore ose këshilla mjekimi, përveçse sipas udhëzimeve të një mjeku. Ju duhet të këshilloheni me një mjek specialist para se të bazoheni tek informacionet mjekësore të disponueshme në një produkt të App Store. Të dhënat e vendndodhjes të dhëna nga çdo Shërbim i jashtëm janë vetëm për qëllime të përgjithshme lundrimi dhe nuk duhet të shërbejnë si bazë në situata kur duhen informacione të sakta të vendndodhjes ose kur të dhënat e gabuara, të pasakta, të vonuara ose të paplota në lidhje me vendndodhjen mund të shkaktojnë vdekje, lëndime personale ose dëmtime të pronës ose të mjedisit. As Licencuesi, as agjentët e tij dhe as ndonjë nga ofruesit e përmbajtjes së tij nuk garantojnë disponueshmërinë, saktësinë, plotësinë, besueshmërinë ose vijimësinë kohore për informacionet e aksioneve, të dhënat e vendndodhjes ose çdo të dhënë tjetër të paraqitur nga Shërbimet e jashtme.

Ju bini dakord se Shërbimet e jashtme përmbajnë përmbajtje, informacion dhe materiale në pronësi që zotërohen nga Licencuesi, dhe/ose agjentët ose licencuesit e tij, të mbrojtur nga ligji në fuqi për pronësinë intelektuale dhe ligje të tjera, duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtën e autorit, dhe që ju nuk do ta përdorni këtë përmbajtje, informacion dhe materiale në pronësi në asnjë mënyrë përveç se për përdorimin e Shërbimeve të jashtme ose në çfarëdo mënyre që nuk përputhet me këtë EULA Standarde ose që shkel çfarëdo të drejte pronësie intelektuale të një pale të tretë ose iTunes. Asnjë pjesë e Shërbimeve të jashtme nuk mund të riprodhohet në asnjë formë apo mënyrë. Ju bini dakord që të mos ndryshoni, të jepni me qira, të lëshoni, të huazoni, të shisni, të shpërndani, ose të krijoni një vepër të prejardhur mbi bazën e Shërbimeve të jashtme, në çfarëdo mënyre, dhe ju nuk do të shfrytëzoni Shërbimet e jashtme në asnjë mënyrë të paautorizuar, duke përfshirë, por pa u kufizuar te, përdorimi i Shërbimeve të jashtme për të kaluar çfarëdo virusi kompjuterik, krimbi, trojani ose softuer tjetër keqdashës, ose duke kaluar ose ngarkuar kapacitetin e rrjetit. Më tej ju bini dakord të mos përdorni Shërbimet e jashtme në asnjë mënyrë për të ndjekur, ngacmuar, kërcënuar ose fyer ose përndryshe për të cenuar ose shkelur të drejtat të çdo palë tjetër, dhe që as Licencuesi as agjenti i tij në asnjë mënyrë nuk mban përgjegjësi për çdo përdorim të tillë nga ana juaj, as për mesazhet apo transmetimet ndjekëse, kërcënuese, shpifëse, ofenduese, shkelëse ose të paligjshme që ju mund të merrni si rezultat i përdorimit të cilitdo nga Shërbimet e jashtme.

Për më tepër, Shërbimet e jashtme dhe Materialet e palëve të treta në të cilat hyhet, të cilat mund të shfaqen në ose të lidhen nga Pajisjet Apple nuk janë të disponueshme në të gjitha gjuhët ose në të gjithë vendet dhe rajonet. Licencuesi nuk deklaron se këto Shërbime të jashtme dhe Materiale janë të përshtatshme apo të disponueshme për përdorim në ndonjë vendndodhje të caktuar. Për sa ju zgjidhni të përdorni ose te hyni në këto Shërbime të jashtme dhe Materiale, ju e bëni këtë me nismën tuaj dhe ju mbani përgjegjësi për përputhjen me çdo ligj të zbatueshëm, duke përfshirë por pa u kufizuar në ligjet e zbatueshme lokale. Licencuesi ruan të drejtën që të ndryshojë, të pezullojë, të heqë hyrjen në çdo Shërbim të jashtëm në çdo kohë, pa njoftim. Në asnjë rast Licencuesi nuk do të mbajë përgjegjësi për këto heqje dhe çaktivizim të hyrjes në çdo Shërbim të jashtëm. Licencuesi mund të vendosë gjithashtu kufizime në përdorimin ose hyrjen në disa prej Shërbimeve të jashtme në çdo rast pa njoftim ose përgjegjësi.

e. ASNJË GARANCI: JU PRANONI DHE BINI DAKORD SHPREHIMISHT QË PËRDORIMI I APLIKACIONIT TË LICENCUAR ËSHTË NË RISKUN TUAJ TË VETËM DHE TË GJITHË RISKUN NË LIDHJE ME CILËSINË E KËNAQSHME, PERFORMANCËN, SAKTËSINË, DHE PËRPJEKJEN E MBANI JU. NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, APLIKACIONI I LICENCUAR DHE ÇDO SHËRBIM I KRYER OSE I OFRUAR NGA LICENCUESI OFROHEN MBI BAZËN E KONCEPTIT "SIÇ ËSHTË" DHE "SIÇ ËSHTË I DISPONUESHËM", ME TË GJITHA GABIMET DHE PA ASNJË GARANCI TË ÇDO LLOJI, DHE KËTU LICENCUESI PËRJASHTON TË GJITHA GARANCITË DHE KUSHTET NË LIDHJE ME APLIKACIONIN E LICENCUAR DHE ÇFARËDO SHËRBIMI, SI TË SHPREHURA, NËNKUPTUARA, KUSHTETUESE, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË GARANCITË E NËNKUPTUARA DHE OSE KUSHTET E TREGTUESHMËRISË, TË CILËSISË SË KËNAQSHME OSE TË PËRSHTATSHMËRISË ME QËLLIMIN E SYNUAR, SAKTËSISË, KËNAQËSISË SË LEHTË, DHE MOSSHKELJES SË TË DREJTAVE TË PALËVE TË TRETA. LICENCUESI NUK JEP GARANCI PËR NDËRHYRJET NË PËLQIMIN E TE APLIKACIONIT TË LICENCUAR, QË FUNKSIONET QË PËRMBAHEN NË APLIKACIONIN E LICENCUAR OSE KRYHEN NGA SHËRBIMI OSE JEPEN NGA APLIKACIONI I LICENCUAR DO TË PLOTËSOJNË KËRKESAT TUAJA, QË VEPRIMI I APLIKACIONIT OSE SHËRBIMEVE TË LICENCUARA DO TË JETE I PANDËRPRERË OSE PA GABIME, OSE QË DEFEKTET NË APLIKACIONIN OSE SHËRBIMET E LICENCUARA DO TË NDREQEN. ASNJË INFORMACION OSE KËSHILLË E DHËNË NGA LICENCUESI OSE PËRFAQËSUESI I TIJ I AUTORIZUAR ME GOJË OSE ME SHKRIM, NUK DO TË KRIJOJË GARANCI. NËSE PROVOHET SE APLIKACIONET OSE SHËRBIMET E LICENCUARA JANË ME DEFEKT, JU MERRNI PËRSIPËR TË GJITHA SHPENZIMET E SHËRBIMEVE TË NEVOJSHME TË RREGULLIMIT DHE NDREQJES. DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA OSE KUFIZIMET E TË DREJTAVE LIGJORE TË ZBATUESHME TË KONSUMATORIT, KËSHTU QË PËRJASHTIMI I MËSIPËRM MUND TË MOS ZBATOHET NË RASTIN TUAJ.

f. Kufizimi i përgjegjësisë. NË MASËN QË LIGJI NUK E NDALON, NË ASNJË RAST LICENCUESI NUK DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR DËMTIMET PERSONALE OSE PËR ÇDO DËM RASTËSOR, TË VEÇANTË, TË TËRTHORTË, OSE SHKAKËSOR SIDO QOFSHIN, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË, FITIMIN E MUNGUAR, HUMBJEN E TË DHËNAVE, NDËRPRERJEN E VEPRIMTARISË TREGTARE, OSE ÇDO DËM OSE HUMBJE TJETËR, QË LIND NGA OSE NË LIDHJE ME PËRDORIMIN OSE PAMUNDËSINË E PËRDORIMIT NGA ANA JUAJ E APLIKACIONIT TË LICENCUAR, SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR, PA MARRË PARASYSH TEORINË E PËRGJEGJËSISË (NË KONTRATË, GABIME, OSE NDRYSHE) DHE EDHE NËSE LICENCUESI ËSHTË VËNË NË DIJENI MBI MUNDËSINË E KËTYRE DËMEVE. DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR DËMTIMET PERSONALE OSE DËMET RASTËSORE, OSE SHKAKËSORE, KËSHTU QË PËRJASHTIMI I MËSIPËRM MUND TË MOS ZBATOHET NË RASTIN TUAJ. Në asnjë rast përgjegjësia e Licencuesit ndaj jush për të gjitha dëmet (përveç se si mund të kërkohet nga ligji në fuqi në rastet që përfshijnë dëmtime personale) nuk do të tejkalojë shumën pesëdhjetë dollarë ($ 50,00). Kufizimet e mësipërme do të zbatohen edhe nëse zhdëmtimi i përmendur nuk përmbush qëllimin e tij fillestar.

g. Ju nuk mund të përdorni ose ndryshe të eksportoni ose rieksportoni Aplikacionin e licencuar përveçse kur autorizohet nga ligjet e Shteteve të Bashkuara dhe nga ligjet e juridiksioneve në të cilat Aplikacioni i licencuar është marrë.

Në veçanti, por pa kufizim, Aplikacioni i licencuar nuk mund eksportohet ose rieksportohet

(a) drejt vendeve që SHBA ka vendosur embargo ose

(b) drejt personave që hyjnë në Listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për personat e përcaktuar posaçërisht ose në Listën e Departamentit të Tregtisë për personat e ndaluar ose në listën e shoqërive.

Duke përdorur Aplikacionin e licencuar, ju deklaroni dhe garantoni se ju nuk ndodheni në asnjë prej këtyre vendeve ose këtyre listave. Ju bini gjithashtu dakord se ju nuk do ta përdorni softuerin dhe Shërbimin për asnjë nga qëllimet e ndaluara nga ligji i Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në, zhvillimin, krijimin, bërjen ose prodhimin e raketave, armëve bërthamore, kimike ose biologjike.

h. Aplikacioni i licencuar dhe dokumentacioni në lidhje me të janë “Sende Tregtare”, ashtu ky siç term është përkufizuar në 48 C.F.R. §2.101 (ku C.F.R do të thotë Kodi i Rregullimeve Federale), për "softuerë kompjuterikë tregtarë” dhe "Dokumentacioni i softuerëve kompjuterikë tregtarë”, ashtu siç këto terma përkufizohen në 48 C.F.R. §12.212 ose 48 C.F.R. §227.7202, siç zbatohen. Në përputhje me 48 C.F.R. §12.212 ose 48 C.F.R. §227.7202-1 përmes 227.7202-4, siç zbatohen, softuerët kompjuterikë tregtarë dhe dokumentacioni i softuerëve kompjuterikë tregtarë u licencohen përdorues fundorë të SHBA-së

(a) vetëm si Sende Tregtare dhe

(b) vetëm më ato të drejta siç iu jepen të gjithë përdoruesve fundorë të tjerë sipas kushteve të përgjithshme këtu. Te drejta të publikuara rezervuar sipas ligjeve për të drejtën e autorit të Shteteve të Bashkuara.

i. Ligjet e Shtetit të Kalifornisë duke përjashtuar rregullat e tij të konflikti të ligjeve, rregullojnë këtë licencë dhe përdorimin e Aplikacioneve të licencuara nga ana juaj. Përdorimi i Aplikacioneve të licencuara nga ana juaj mund t’i nënshtrohet gjithashtu ligjeve të tjera lokale, shtetërore, kombëtare ose ndërkombëtare.

KUSHTET E PËRGJITHSHME SHTESË TË IBOOKS STORE

BLERJA E PRODUKTEVE TË IBOOKS STORE

Ju pranoni që iTunes po ju shet një licencë iTunes për të përdorur përmbajtjen e bërë të disponueshme përmes iBooks Store ("Produktet iBooks Store"). Në momentin që blihet nga iTunes, kjo licencë përbën një kontratë detyruese drejtpërdrejt midis jush dhe publikuesit të këtij Produkti (“Publikuesi”) e cila rregullon përdorimin e produktit iBooks Store nga ana juaj; iTunes nuk është palë e kësaj licence midis jush dhe Publikuesit në lidhje me produktin iBooks Store në fjalë; dhe Publikuesi i çdo produkti iBooks Store ruan të drejtën të zbatojë kushtet dhe afatet e përdorimit në lidhje me produktin iBooks Store në fjalë. Publikuesi i secilit produkt iBooks Store është përgjegjësi i vetëm për atë produkt iBooks Store, për përmbajtjen në lidhje me të, dhe për çdo garanci për sa këto garanci nuk janë përjashtuar, dhe për çdo pretendim që ju ose ndonjë palë tjetër mund të keni në lidhje me atë produkt iBooks Store ose me përdorimin e produktit iBooks Store nga ana juaj.

RREGULLAT E PËRDORIMIT TË PRODUKTIT IBOOKS STORE

(i) Ju do të jeni të autorizuar të përdorni produktet iBooks Store vetëm për përdorim personal, jo tregtar.

(ii) Ju do të keni mundësi të ruani produktet iBooks Store në deri në pesë llogari të ndryshme në të njëjtën kohë në disa pajisje të bazuara ne iOS, si iPad, iPod touch, ose iPhone.

(iii) Ju do të keni mundësi të ruani produktet iBooks Store në deri në pesë pajisje të autorizuara nga iTunes në të njëjtën kohë.

(iv) Dërgimi i produkteve iBooks Store nuk iu kalon ju ndonjë të drejtë promocionale përdorimi në lidhje me produktet iBooks Store ose ndonjë të drejtë për të djegur produktet iBooks Store në disk.

(v) Ju do të jeni në gjendje të sinkronizoni në mënyrë manuale produktet iBooks Store nga të paktën një pajisje e autorizuar nga iTunes drejt pajisjeve që kanë funksion sinkronizimi manual, me kusht që produkti iBooks Store të lidhet me një llogari në pajisjen parësore të autorizuar nga iTunes, ku pajisja parësore e autorizuar nga iTunes është ajo që është sinkronizuar e para me pajisjen ose ajo që ju e keni caktuar më pas si parësore duke përdorur iTunes.

Përditësimi i fundit: 30 qershor 2015