Legal

KUSHTET DHE AFATET E iCLOUD

Mirë se vini në iCloud

 

KJO KONTRATË MIDIS JUSH DHE APPLE RREGULLON PËRDORIMIN NGA ANA JUAJ TË PRODUKTIT, SOFTUERIT, SHËRBIMEVE DHE FAQEVE TË INTERNETIT (REFERUAR SË BASHKU SI “SHËRBIMI”) TË iCLOUD. ËSHTË E RËNDËSISHME TË LEXONI DHE KUPTONI KUSHTET E MËPOSHTME. DUKE SHTYPUR “PRANOJ”, PRANONI ZBATIMIN E KËTYRE KUSHTEVE NËSE ZGJIDHNI TË HYNI APO PËRDORNI SHËRBIMIN TONË.

 

Apple është ofruesi i Shërbimit, i cili mundëson shfrytëzimin e shërbimeve të caktuara në internet, ku përfshihet ruajtja e materialeve tuaja personale (si p.sh. kontaktet, kalendarët, fotot, shënimet, rikujtuesit, dokumentet, të dhënat e aplikacioneve dhe emaili iCloud) si dhe hapjen e tyre nga pajisjet e pajtueshme përkatëse, dhe shërbime të caktuara në bazë të vendndodhjes, vetëm sipas kushteve të përcaktuara në këtë Kontratë. Sapo të aktivizoni iCloud, materiali do të dërgohet dhe ruhet automatikisht nga Apple, që të mund ta hapni ose përcillni me valë drejt pajisjeve ose kompjuterëve tuaj të tjerë që mbështesin iCloud. 

 

I. KËRKESAT PËR PËRDORIMIN E SHËRBIMIT

 

          A. Mosha. Shërbimi ofrohet vetëm për individë të moshës 13 vjeç e lart, përveç rasteve nëse jeni nën 13 vjeç dhe Apple ID ju është dhënë si kërkesë nga një institut i miratuar arsimor ose vendosur si pjesë e funksionit Family Sharing nga prindi ose kujdestari juaj. Ne, me njohurinë tonë, nuk mbledhim, përdorim ose zbulojmë të dhëna personale të fëmijëve nën 13 vjeç, ose mosha të tjera ekuivalente minimale në juridiksionet përkatëse, pa miratimin e verifikueshëm të prindit. Prindërit dhe kujdestarët duhet gjithashtu t’u bëjnë me dije të miturve se diskutimi me njerëz të huaj në internet mund të jetë i rrezikshëm dhe duhet të ndërmarrin masat e duhura paraprake për të mbrojtur fëmijët, duke përfshirë këtu dhe mbikëqyrjen e përdorimit të Shërbimit nga ana e tyre.

 

Për të përdorur Shërbimin, nuk mund të jeni person që ju është ndaluar marrja e Shërbimit nga ligji i SHBA-së ose juridiksione të tjera në fuqi, duke përfshirë shtetin ku ndodheni ose nga ku përdorni Shërbimin. Me pranimin e kësaj Kontrate, pohoni se i kuptoni dhe jeni dakord me sa më lart.

 

          B. Pajisjet dhe llogaritë. Përdorimi i Shërbimit mund të kërkojë pajisje të pajtueshme, hyrje në internet dhe programe të caktuara (mund të ketë faturim); mund të kërkojë përditësime periodike; dhe mund të ndikohet nga performanca e këtyre faktorëve. Apple ruan të drejtën të kufizojë numrin e Llogarive që mund të krijohen nga pajisja dhe numrin e pajisjeve të lidhura me Llogarinë. Mund të kërkohet versioni i fundit i softuerit të nevojshëm për transaksione apo funksione të caktuara. Ju pranoni që përmbushja e këtyre kërkesave është përgjegjësi e juaja. 

 

          C. Kufizimet në përdorim. Ju pranoni ta përdorni Shërbimin vetëm për qëllimet e lejuara nga kjo Kontratë dhe vetëm për sa lejohet nga ligjet në fuqi, rregulloret ose praktikat e pranuara në përgjithësi në juridiksionin përkatës. Llogaria juaj merr 5 GB kapacitet ruajtjeje siç përshkruhet në faqet e funksioneve të iCloud. Ofrohet më shumë kapacitet ruajtjeje kundrejt pagesës, siç përshkruhet më poshtë. Tejkalimi i kufizimeve të mundshme ose të arsyeshme të kapacitetit të transmetimit ose të ruajtjes (p.sh. hapësirës rezervimi ose llogarie emaili) ndalohet dhe mund të përbëjë pengesë për rezervimin në iCloud, shtimin e dokumenteve ose marrjen e emaileve të reja që ju dërgohen në adresën e emailit në iCloud. Nëse përdorimi nga ana juaj e Shërbimit ose sjellje të tjera kërcënojnë në mënyrë të qëllimshme ose të paqëllimshme mundësinë e Apple për të ofruar Shërbimin ose sisteme të tjera, Apple do të ketë lirinë të ndërmarrë të gjithë hapat e arsyeshëm për të mbrojtur Shërbimin dhe sistemet e Apple-it, çka mund të parashikojë dhe pezullimin e hyrjes tuaj në Shërbim. Shkeljet e përsëritura të kufizimeve mund të shpien deri tek anulimi i Llogarisë tuaj.

 

Nëse jeni njësi ose partner biznesi i mbuluar, apo përfaqësues i një njësie apo partneri biznesi të mbuluar (sipas termave të përkufizuara në 45 C.F.R § 160.103), ju bini dakord që të mos përdorni ndonjë komponent, funksion apo lehtësi tjetër të iCloud për të krijuar, marrë, ruajtur ose transmetuar ndonjë “informacion të mbrojtur shëndetësor” (sipas termit të përkufizuar në 45 C.F.R § 160.103) ose të përdorni iCloud në ndonjë mënyrë që do ta bënte Apple (ose një filal të Apple) partnerin tuaj të biznesit ose të një pale të tretë.

 

          D. Disponimi i Shërbimit. Shërbimi, ose ndonjë veçori apo pjesë e tij, mund të mos jetë i disponueshëm në të gjitha gjuhët ose në të gjitha vendet dhe Apple nuk jep asnjë garanci se Shërbimi, apo ndonjë veçori ose pjesë e tij, është i përshtatshëm apo i disponueshëm për përdorim në ndonjë vendndodhje të caktuar. Për sa zgjidhni të hyni dhe të përdorni Shërbimin, këtë mund ta bëni me nismën tuaj dhe jeni përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet në fuqi.

 

          E. Ndryshimi i shërbimit. Apple ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të kësaj Kontrate dhe të imponimit të kushteve të reja ose shtesë për përdorimin e Shërbimit nga ana e juaj. Modifikime të tilla dhe kushte të tilla shtesë do t’ju komunikohen, dhe, nëse pranohen, do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të bëhen pjesë e kësaj Kontrate. Në rast se refuzoni të pranoni këto ndryshime, Apple do të ketë të drejtën ta zgjidhë Kontratën dhe të anulojë llogarinë tuaj. Ju pranoni që Apple nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush apo pale të tretë për çfarëdo modifikimi apo ndalimi të Shërbimit. Nëse keni paguar për të përdorur Shërbimin dhe ne e ndalojmë ose përkeqësojmë funksionet nga ana materiale, do t’ju rimbursojmë pro rata për çdo pagesë paraprake.

 

II. FUNKSIONET DHE SHËRBIMET

 

          A. Përdorimi i shërbimeve sipas vendndodhjes

 

Apple dhe partnerët e licencuesit e saj mund të ofrojnë funksione ose shërbime të caktuara (p.sh., Find My iPhone, Find My Friends) që bazohen mbi të dhënat e vendndodhjes sipas pajisjes nëpërmjet GPS (ku ka) dhe vendndodhjeve të pikave me Wi-Fi dhe antenave celulare. Për të ofruar këto funksione ose shërbime, ku ka, Apple dhe partnerët dhe licencuesit e saj duhet të mbledhin, përdorin, transmetojnë, procesojnë dhe mirëmbajnë të dhënat tuaja të vendndodhjes, ku përfshihen, pa kufizim vetëm në to, vendndodhja gjeografike e pajisjes tuaj dhe të dhënat në lidhje me llogarinë tuaj iCloud (“Llogaria”), si dhe pajisje të tjera të regjistruara në të, ku përfshihen, por pa u kufizuar vetëm në to, Apple ID juaj, ID, emri dhe lloji i pajisjes. 

 

Ju mund ta tërhiqni pranimin për mbledhjen, transmetimin, procesimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të vendndodhjes dhe të llogarisë nga Apple dhe partnerët e licencuesit e saj në çdo kohë, duke mos përdorur funksionet sipas vendndodhjes dhe duke çaktivizuar cilësimet për Find My iPhone, Find My Friends ose shërbimet e vendndodhjes (sipas rastit) në pajisjen apo kompjuterin tuaj. Kur përdorni shërbime të palëve të treta që përdorin ose ofrojnë të dhëna të vendndodhjes si pjesë të Shërbimit, i nënshtroheni dhe duhet të shqyrtoni rregulloren e kushteve dhe të fshehtësisë së palëve të treta në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave të vendndodhjes nga këto shërbime të palëve të treta. Çdo e dhënë vendndodhjeje që ofrohet nga Shërbimi nuk synohet ta përdorni për t’u mbështetur në raste kur ju nevojitet informacion i saktë i vendndodhjes, ose ku vendndodhja apo të dhënat e gabuara, të pasakta, të vonuara ose të paplota mund të sjellin vdekje, lëndim, dëmtim të pronës ose të mjedisit. Apple do të përdorë kapacitete dhe kujdes të arsyeshëm në ofrimin e Shërbimit, por As Apple, as ndonjë prej ofruesve të saj të përmbajtjeve nuk garanton disponimin, saktësinë, tërësinë, stabilitetin apo përpikërinë kohore të të dhënave të vendndodhjes ose të të dhënave të tjera të shfaqura nga Shërbimi. SHËRBIMET SIPAS VENDNDODHJES NUK SYNOHEN OSE NUK JANË TË PËRSHTATSHME PËR PËRDORIM SI SISTEM PIKETIMI EMERGJENCE.

 

          B. Find My iPhone

 

Find My iPhone aktivizohet automatikisht në pajisjet me iOS 8 e lart kur aktivizoni iCloud. Kur aktivizohet Find My iPhone në pajisje me iOS 7 e lart, pajisja do të lidhet automatikisht me Apple ID tuaj. Fjalëkalimi i Apple ID tuaj do t’ju kërkohet përpara se cilido (edhe ju vetë) të mund të çaktivizoni Find My iPhone, dilni nga iCloud, fshini apo aktivizoni pajisjen. Apple dhe agjentët e saj të autorizuar nuk mund të kryejnë shërbime mbështetjeje për harduer apo softuer, duke përfshirë shërbimet nën garancinë e kufizuar të Apple-it, përveç nëse çaktivizoni Find My iPhone përpara shërbimit. Apple nuk mban asnjë përgjegjësi për mosmbrojtjen nga ana juaj të pajisjes iOS me fjalëkalim, aktivizim të Lost Mode, dhe/ose marrjen apo përgjigjen ndaj njoftimeve dhe komunikimeve. Apple gjithashtu nuk mban përgjegjësi për t’ju kthyer pajisjen tuaj iOS ose për ndonjë humbje të dhënash në pajisjen tuaj iOS.

 

          C. Rezervimi

 

Shërbimi krijon periodikisht rezervime automatike për pajisjet me iOS, kur pajisjes i kyçet ekrani, lidhet me burim energjie dhe lidhet në internet nëpërmjet rrjetit Wi-Fi. iCloud ruan tre rezervimet tuaja të fundit; por nëse pajisja nuk ka kryer rezervim në iCloud për periudhë njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh, Apple ruan të drejtën të fshijë rezervimet në lidhje me pajisjen. Rezervimi është i kufizuar në cilësimet e pajisjes, karakteristikat e pajisjes, fotot dhe videot, dokumentet, mesazhet (iMessage, SMS dhe MMS), zilet, të dhënat e aplikacioneve (duke përfshirë të dhënat e aplikacionit Health), cilësimet e vendndodhjes (si p.sh. rikujtuesit sipas vendndodhjes që keni konfiguruar) dhe ekranin kryesor dhe organizimin e aplikacioneve. Materialet e blera nga iTunes Store, App Store, ose iBookstore nuk rezervohen, por mund të përfitoni shkarkim prej këtyre shërbimeve, sipas kërkesave, disponimit dhe kushteve të vlefshme për llogarinë tuaj. Mediat e sinkronizuara nga kompjuteri juaj nuk rezervohen. Nëse aktivizoni iCloud Photo Library, Photo Library juaj do të rezervohet veçmas rezervimit automatik të iCloud. Emaili, kontaktet, kalendarët, faqeshënuesit dhe dokumentet tuaja në iCloud ruhen dhe mund të hapen nëpërmjet iCloud në pajisjet dhe kompjuterët tuaj. Apple do të ushtrojë aftësitë dhe kujdesin e duhur në ofrimin e Shërbimit, por, NË MAKSIMUMIN E LEJUESHËM NGA LIGJI NJË FUQI, APPLE NUK GARANTON SE MATERIALET QË MUND TË RUANI APO TË HAPNI NGA SHËRBIMI NUK DO TË PËSOJNË NDONJË DËMTIM PËR SHKAK PAKUJDESIE, HUMBJE APO HEQJE KONFORM KUSHTEVE TË KËSAJ KONTRATE, DHE APPLE NUK DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI NËSE NDODHIN DËMTIME, HUMBJE APO HEQJE TË TILLA. Është përgjegjësia juaj të mbani rezervimet e duhura të informacioneve dhe të të dhënave tuaja.

 

Kur aktivizohet iCloud Backup, pajisja nuk do të kryejë rezervim automatik në iTunes gjatë sinkronizimit, por mund të zgjidhni ta nisni manualisht rezervimin në iTunes.

 

          D. Fotot

 

          1. iCloud Photo Library. Kur aktivizoni iCloud Photo Library, fotot, videot dhe të dhënat meta në Photos App në pajisjen tuaj me iOS, kompjuterin me OS X ose me Windows (“Device Photo Library”) do të dërgohen automatikisht në iCloud, do të ruhen si Photo Library juaj në iCloud dhe do të dërgohen drejt të gjitha pajisjeve tuaja të tjera që mbështesin iCloud Photo Library. Nëse bëni më vonë ndryshime (duke përfshirë fshirjet) në Device Photo Library të cilësdo pajisjeje apo kompjuteri, ndryshimet tuaja do të dërgohen automatikisht dhe do të pasqyrohen në iCloud Photo Library tuaj. Këto ndryshime do të dërgohen gjithashtu nga iCloud drejt Device Photo Library dhe do të pasqyrohen në të gjitha pajisjet dhe kompjuterët tuaj të tjerë që mbështesin iCloud Photo Library. Nëse përdorni My Photo Stream ose iCloud Photo Sharing, çdo foto e re që i shtoni pajisjes ose kompjuterit do të dërgohet në iCloud dhe automatikisht drejt pajisjeve ose kompjuterëve tuaj të tjerë që mbështesin My Photo Stream ose iCloud Photo Sharing. Kini parasysh që rezolucioni i materialeve në Photo Library të pajisjes ose kompjuterit tuaj mund të ndryshojë në varësi të kapacitetit dhe të opsionit të menaxhimit të ruajtjes që keni zgjedhur për pajisjen me iOS ose kompjuterin tuaj që mbështet iCloud Photo Library. Nëse nuk dëshironi të përdorni iCloud Photo Library, mund ta çaktivizoni iCloud Photo Library në të gjitha pajisjet tuaja me iOS ose kompjuterët që mbështesin iCloud Photo Library.

 

          2. My Photo Stream. Kur përdorni funksionin My Photo Stream të iCloud, Apple mund të ruajë fotot e shkrepura nga pajisja juaj me iOS ose të ngarkuara nga kompjuteri juaj për një periudhë të kufizuar dhe t’i dërgojë automatikisht fotot drejt pajisjeve tuaja të tjera Apple iOS ose kompjuterëve që kanë të aktivizuar My Photo Stream. Kini parasysh që një numër i kufizuar fotosh mund të ruhet në serverin virtual ose në pajisjet tuaja në një çast të dhënë, dhe fotot e vjetra do të fshihen automatikisht nga My Photo Stream me kalimin e kohës. Fotot që dëshironi të mbani në mënyrë të përhershme në një pajisje të caktuar duhet t’i ruani në bobinën e kamerës ose në bibliotekën e fotove në kompjuterin tuaj. Rezolucioni i fotove mund të ndryshojë në varësi të pajisjes në të cilën shkarkohen fotot. Nëse nuk dëshironi të përdorni My Photo Stream, mund ta çaktivizoni My Photo Stream në të gjitha pajisjet tuaja me iOS ose kompjuterët që mbështesin My Photo Stream. Nëse aktivizoni iCloud Photo Library, pajisjet dhe kompjuterët nuk do të shkarkojnë më të dhëna nga My Photo Stream, por do të vazhdojnë të ngarkojnë të dhëna drejt My Photo Stream. Kjo do të thotë se pajisjet dhe kompjuterët me iCloud Photo Library do të dërgojnë të dhëna drejt pajisjeve dhe kompjuterëve pa të, ndërsa të dhënat nga pajisjet dhe kompjuterët pa iCloud Photo Library nuk do të ngarkohen në iCloud Photo Library.

 

          3. iCloud Photo SharingDuke përdorur funksionin iCloud Photo Sharing, Apple mund të ruajë në mënyrë të vazhdueshme fotot dhe videot që ndani me të tjerët derisa t’i fshini, t’i dërgojë këto foto dhe video drejt pajisjeve tuaja të tjera Apple iOS dhe kompjuterëve me iCloud Photo Sharing, dhe t’ua dërgojë pajisjeve me iOS dhe kompjuterëve të personave me të cilët zgjidhni t’i ndani, duke përfshirë anëtarët e Family ku bëni pjesë nëse keni aktivizuar Family Sharing. Kur përdorni iCloud Photo Sharing, u lejoni marrësve të shohin, ruajnë, kopjojnë dhe ndajnë me të tjerë fotot dhe videot tuaja, si dhe të kontribuojnë me foto dhe video e të japin komente. Mund të fshini foto, video, komente të caktuara ose të gjithë rrjedhën e fotove të ndara në çdo kohë për të ndaluar menjëherë ndarjen e tyre me të tjerët, por sidoqoftë fotot dhe videot të cilat shikuesi i ka ruajtur më herët në pajisjen apo kompjuterin e tij nuk do të fshihen.

 

          E. Versioni eksperimental publik

 

Kohë pas kohe, Apple mund të zgjedhë të ofrojë funksione të reja dhe/ose të përditësuara të Shërbimit (“funksionet eksperimentale”) si pjesë e programit eksperimental publik (“Programi”) për qëllimet e informimit të Apple në lidhje me cilësinë dhe prakticitetin e Funksioneve eksperimentale. Ju e kuptoni dhe pranoni që pjesëmarrja juaj në Program është vullnetare dhe nuk përbën partneritet ligjor, bashkëveprim, apo marrëdhënie punësimi midis jush dhe Apple, si dhe Apple nuk është e detyruar t’jua ofrojë Funksionet eksperimentale. Apple mund t’ua bëjë të disponueshme këto Funksione eksperimentale pjesëmarrësve të Programit nëpërmjet regjistrimit nga interneti ose regjistrimit nëpërmjet Shërbimit. Ju e kuptoni dhe pranoni që Apple mund të mbledhë dhe të përdorë informacione të Llogarisë suaj, pajisjeve dhe mjeteve periferike për t’ju regjistruar në një Program dhe/ose për të përcaktuar të drejtën për pjesëmarrje. Ju e kuptoni se pas regjistrimit në një Program mund të mos keni më mundësi të ktheheni në versionin e mëparshëm joeksperimental të Funksionit eksperimental në fjalë. Në rast se ofrohet një kthim i tillë, ju mund të mos e keni mundësinë të merrni me vete drejt versionit të mëhershëm joeksperimental të dhënat e krijuara brenda Funksionit eksperimental. Përdorimi i Funksioneve eksperimental dhe pjesëmarrja juaj në Program rregullohet nga kjo Kontratë dhe kushte të tjera licence që mund të shoqërojnë veçmas Funksionet eksperimentale. Funksionet eksperimentale ofrohen “SIÇ JANË” dhe “SIÇ OFROHEN” dhe mund të përmbajnë gabime ose pasaktësi që mund të shkaktojnë avari, dëmtim ose humbje të dhënash dhe/ose informacioni nga pajisja juaj dhe nga pjesët periferike (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, serverët dhe kompjuterët) të lidhura me to. Apple ju inkurajon së tepërmi t’i rezervoni të dhënat dhe informacionet e pajisjes dhe të pjesëve periferike përpara se të merrni pjesë në ndonjë Program. Ju njihni dhe bini dakord shprehimisht se çdo përdorim i Funksioneve eksperimentale kryhet tërësisht me përgjegjësinë tuaj. JU PRANONI TË GJITHA RREZIQET DHE KOSTOT NË LIDHJE ME PJESËMARRJEN NË ÇFARËDO PROGRAMI, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR VETËM NË TO, FATURIMET PËR HYRJE NË INTERNET, SHPENZIMET E REZERVIMIT, KOSTO PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË PAJISJES DHE TË PJESËVE TUAJA PERIFERIKE, DHE ÇDO DËMTIM NDAJ PAJISJEVE, SOFTUERIT, INFORMACIONEVE OSE TË DHËNAVE. Apple mund ose s’mund t’ju ofrojë mbështetje teknike dhe/ose të natyre tjetër në lidhje me Funksionet eksperimentale. Nëse ofrohet mbështetje, do të jetë si shtesë ndaj mbulimit tuaj normal me mbështetje për Shërbimin dhe vetëm nëpërmjet Programit. Ju bini dakord të zbatoni rregullat ose rregulloret e mbështetjes që ju ofron Apple në mënyrë që të përfitoni këtë mbështetje. Apple ruan të drejtën të modifikojë kushtet ose rregulloret e Programit (duke përfshirë mbylljen e Programit) në çdo kohë me ose pa paralajmërim, dhe mund të tërheqë në çdo kohë pjesëmarrjen tuaj në Program. Ju pranoni që Apple nuk ka asnjë detyrim të ofrojë version tregtar të Funksioneve eksperimentale dhe nëse ndodh që të ofrohet një version i tillë tregtar, mund të ketë funksione të ndryshme nga ato që përmbahen në Funksionet eksperimentale. Si pjesë e Programit, Apple ju ofron mundësinë të jepni komente, sugjerime ose vërejtje të tjera në lidhje me përdorimin nga ana juaj të Funksioneve eksperimentale. Ju bini dakord që në mungesë të një kontrate të veçantë me shkrim që pohon ndryshe, Apple ka lirinë t’i përdorë vërejtjet tuaja për çfarëdo qëllimi.

 

          F. Family Sharing. Nëse aktivizoni Family Sharing në Llogarinë tuaj, Apple mund të ndajë blerje të caktuara në iTunes, iBooks dhe App Store dhe materialet tuaja në iCloud, duke përfshirë, për shembull, kalendarët tuaj të ndarë me të tjerët, fotot e ndara dhe vendndodhjen (nëse është aktivizuar) me anëtarët e familjes suaj. Për më shumë informacion në lidhje me ndarjen e blerjeve, shihni kushtet e iTunes në http://www.apple.com/legal/internet-services/itunes/ww/.

 

          G. Mail Drop. Nëse keni llogari iCloud dhe përdorni OS X Mail ose iCloud Webmail për dërgimin e emaileve me bashkëngjitje, qoftë nëse përdorni iCloud, qoftë shërbime të tjera emaili, për të lehtësuar transferimet e mëdha të skedarëve, ju bini dakord t’i lejoni Apple të ruajë përkohësisht bashkëngjitjet në iCloud për emaile ku madhësia e mesazhit plus madhësinë e bashkëngjitjeve është mbi 20 MB, me një kufi maksimal prej 5 GB. Ju bini gjithashtu dakord t’i lejoni Apple t’ua dorëzojë emailet tuaja marrësve me lidhje drejt bashkëngjitjeve tuaja në formë skedari. Nëse marrësi përdor OS X 10.10 e lart, OS X Mail do t’i shkarkojë automatikisht bashkëngjitjet. Si dërgues, ju dhe të gjithë marrësit nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si dërgojnë dhe marrin emaile dhe bashkëngjitje. Ruajtja e përkohshme e bashkëngjitjeve të mëdha të emaileve nuk do të përllogaritet në kufirin tuaj të ruajtjes. Këto bashkëngjitje do të kenë datë skadimi. Pas afatit të skadimit, bashkëngjitjet nuk do të disponohen më për shkarkim. Mund të dilni në çdo kohë nga përdorimi i Mail Drop.

 

          H. Aplikacionet e palëve të treta. Nëse përdorni llogarinë tuaj iCloud për t’u identifikuar në aplikacione të caktuara të palëve të treta, pranoni t’i lejoni atyre Aplikacioneve të ruajnë të dhëna në llogarinë tuaj personale iCloud dhe Apple të mbledhë, ruajë këto të dhëna për përdorimin tuaj të Shërbimit dhe të këtyre Aplikacioneve. Të dhënat që Aplikacioni ruan në llogarinë tuaj personale iCloud do të përllogariten drejt kufirit tuaj të ruajtjes. Këto të dhëna mund të ndahen me një Aplikacion tjetër që shkarkoni nga i njëjti krijues Aplikacioni. 

 

          I. Llogaria e iCloud vetëm për internet. Nëse regjistroheni për Shërbimin me llogari vetëm për internet në pajisje ose kompjuter jo të markës Apple, do të mund të përdorni vetëm një pjesë të kufizuar të funksioneve të Shërbimit. Si kusht për të përdorur Shërbimin me llogari vetëm për internet, ju bini dakord për të gjitha kushtet përkatëse që përmenden në këtë Kontratë, duke përfshirë, pa kufizim, të gjitha kërkesat për përdorim të Shërbimit, kufizimet e përdorimit, disponimin, versionet eksperimentale publike, mohimin e përgjegjësisë për garancitë, rregullat në lidhje me materialin, sjelljen tuaj dhe mbylljen e llogarisë. Kushtet e përmendura në këtë Kontratë në lidhje me funksione që nuk disponohen për përdoruesit vetëm nga interneti nuk do të vlejnë për ju. Këto përfshijnë, për shembull, përdorimin e shërbimeve sipas vendndodhjes dhe pagesën e faturave për përditësime të kapacitetit të ruajtjes në iCloud. Për më tej pranoni që nëse hyni në vijim nga llogaria juaj vetëm për internet nga një pajisje ose kompjuter i markës Apple, pavarësisht nëse është apo jo në pronësinë tuaj pajisja apo kompjuteri në fjalë, Apple mund të kryejë përditësimin automatik të llogarisë suaj vetëm për internet në llogari të plotë iCloud dhe t’ju ofrojë të gjitha funksionet e mundshme të Shërbimit, duke përfshirë kapacitet të shtuar ruajtjeje pa pagesë. Nëse zgjidhni të hyni në llogarinë tuaj vetëm për internet nga një pajisje apo kompjuter i markës Apple dhe për rrjedhojë përditësoheni në funksione të plota të Shërbimit, ju pranoni që të gjitha kushtet e përmbajtura këtu vlejnë për përdorimin e Shërbimit nga ana juaj. Nëse nuk dëshironi të keni llogari të plotë iCloud, mos u identifikoni në llogarinë vetëm për internet nga pajisje apo kompjuterë të markës Apple.

 

III. PËRDITËSIMET E KAPACITETIT TË RUAJTJES NËPËRMJET PAJTIMEVE

 

Jepet kapacitet ruajtjeje shtesë kundrejt pagesës, nëpërmjet pajtimit.

 

Me përditësimin e kapacitetit të ruajtjes në pajisje ose kompjuter, Apple do të faturojë automatikisht në formë të periodike mënyrën e pagesës të përcaktuar për Apple ID tuaj (p.sh. mënyrën e pagesës që përdorni për të blerë në iTunes Store, App Store ose iBookstore, nëse ka) ose mënyrën e pagesës të përcaktuar për llogarinë tuaj Family. Nëse jeni organizator në Family, bini dakord që Apple të faturojë në mënyrën tuaj të pagesës një faturë periodike për pjesëtarët në Family ku bëni pjesë që përditësojnë kapacitetin e ruajtjes. Apple mund gjithashtu të marrë miratim paraprak deri në shumën e transaksionit dhe t’ju kontaktojë periodikisht me email në adresën e emailit të lidhur me Apple ID tuaj për rikujtime faturash dhe komunikime të tjera në lidhje me llogarinë e ruajtjes.

 

Pajtimin tuaj mund ta ndryshoni duke përditësuar për lart apo për poshtë kapacitetin e ruajtjes në seksionin iCloud të Settings të pajisjes suaj, ose në panelin iCloud të System Preferences në Mac, ose në panelin e kontrollit iCloud në kompjuter.

 

Fatura e vlefshme për kapacitetin e ruajtjes për plane të përditësuara ruajtjeje do të hyjë në fuqi menjëherë; përditësimet për poshtë në planin tuaj të ruajtjes do të hyjnë në fuqi në datën vjetore ose mujore të radhës së faturimit. JU JENI PËRGJEGJËS PËR PAGESAT NË KOHË TË TË GJITHA FATURAVE DHE PËR DHËNIEN NDAJ APPLE TË TË DHËNAVE TË VLEFSHME PËR KARTËN E KREDITIT OSE LLOGARINË PAGUESE PËR TË GJITHA FATURAT. Nëse Apple nuk ka mundësi të debitojë me sukses kartën tuaj të kreditit ose llogarinë paguese për fatura që duhen paguar, Apple ruan të drejtën të tërheqë apo të kufizojë hyrjen në Materialin tuaj të ruajtur, të fshirë Materialin e ruajtur, ose të anulojë Llogarinë tuaj. Nëse dëshironi të caktoni një kartë tjetër krediti apo llogari paguese, ose nëse ka ndryshime në kartën e kreditit apo në gjendjen e llogarisë paguese, duhet ta ndryshoni informacionin nga interneti në seksionin Account Information të iCloud; kjo mund të ndërpresë përkohësisht hyrjen në Shërbime derisa Apple të verifikojë informacionin e ri të pagesës. Mund t’ju kontaktojmë me email në lidhje me llogarinë tuaj, për arsye si, pa u kufizuar vetëm në to, arritja apo tejkalimi i kufirit maksimal të kapacitetit të ruajtjes. 

 

Çmimi total për ju do të përfshijë çmimin e përditësimit plus faturimet përkatëse të kartës së kreditit si dhe shitjet, përdorimin, artikujt dhe shërbimet (GST), tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH) apo tatime të tjera të ngjashme, sipas ligjit në fuqi dhe sipas tatimit në fuqi në kohën kur kryeni blerjen e përditësimit. Do t’ju faturojmë tatimin kur na kërkohet sipas rregullave tatimore që vlejnë për Shërbimin.

 

IV. Përdorimi i Shërbimit nga ana juaj

 

          A. Llogaria juaj

 

Si përdorues i regjistruar i Shërbimit, duhet të krijoni një Llogari. Mos ia tregoni të dhënat e Llogarisë suaj personave të tjerë. Jeni përgjegjësi i vetëm për ruajtjen e konfidencialitetit dhe të sigurisë së Llogarisë suaj dhe për të gjitha veprimet që kryhen në Llogarinë apo nëpërmjet Llogarisë suaj, dhe bini dakord ta njoftoni menjëherë Apple për shkelje të mundshme të sigurisë në Llogarinë tuaj. Gjithashtu njihni dhe bini dakord se Shërbimi është krijuar dhe synuar për përdorim personal në bazë individuale dhe nuk duhet ta ndani Llogarinë dhe/ose të dhënat e fjalëkalimit me individë të tjerë. Nëse ne kemi ushtruar aftësi dhe kujdesin e duhur, Apple nuk do të jetë përgjegjëse për humbje të mundshme që mund të ndodhin si pasojë e përdorimit të paautorizuar të Llogarisë suaj, që vijnë si shkak i mosndjekjes së këtyre rregullave nga ana juaj.

 

Për të përdorur Shërbimin, duhet të jepni Apple ID dhe fjalëkalimin tuaj për të autentikuar Llogarinë. Bini dakord të jepni informacion të saktë dhe të plotë kur regjistroheni dhe gjatë përdorimit të Shërbimit (“Të dhënat e regjistrimit të shërbimit”), dhe bini dakord t’i përditësoni Të dhënat e regjistrimit të shërbimit për t’i mbajtur të sakta dhe të plota. Mosdhënia e Të dhënave të sakta, aktuale dhe të plota të regjistrimit të shërbimit mund të sjellë pezullimin dhe/ose anulimin e Llogarisë suaj. Ju bini dakord që Apple mund të ruajë dhe të përdorë Të dhënat e regjistrimit të shërbimit që keni dhënë për përdorim në faturat e mirëmbajtjes dhe të faturimit të Llogarisë suaj.

 

          B. Përdorimi i produkteve dhe i shërbimeve të tjera nga Apple

 

Elemente ose funksione të caktuara të Shërbimit ofrohen nga Apple dhe/ose licencuesit e saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, aftësinë për të shkarkuar blerje të mëparshme dhe iTunes Match (ka faturim shtesë), kërkojnë softuer të veçantë ose licenca të tjera, ose kushte të tjera përdorimi. Duhet të lexoni, pranoni dhe bini dakord t’i nënshtroheni asaj marrëveshjeje të veçantë si kusht për përdorimin e këtyre elementeve apo funksioneve të Shërbimit.

 

          C. Mostransferimi

 

Asgjë në këtë Kontratë nuk do të interpretohet sikur ju transferon ndonjë interes, pronësi apo licencë në Apple ID, adresë emaili, emër domeni, iChat ID apo resurs tjetër të kësaj natyre të përdorur nga ju në lidhje me Shërbimin.

 

          D. Mosvazhdimësia

 

Ju bini dakord që Llogaria juaj është e patransferueshme dhe që të gjitha të drejtat ndaj Apple ID ose Materialit tuaj brenda Llogarisë anulohen me vdekjen tuaj. Me marrjen e një kopjeje të certifikatës së vdekjes Llogaria juaj mund të anulohet dhe të gjitha Materialet brenda Llogarisë të fshihen. Kontaktoni mbështetjen për iCloud në www.apple.com/support/icloud për ndihmë të mëtejshme.

 

          E. Mosrishitja e Shërbimit

 

Ju bini dakord që nuk do të riprodhoni, kopjoni, dublikoni, shisni, rishisni, jepni me qira apo tregtoni Shërbimin (apo cilëndo pjesë të tij) për çfarëdo qëllimi.

 

V. Materiali dhe sjellja juaj

 

          A. Materiali

 

“Material” do të thotë çfarëdo informacioni që mund të krijohet apo ndeshet gjatë përdorimit të Shërbimit, si p.sh. skedarë të dhënash, karakteristika pajisjesh, tekst i shkruar, softuer, muzikë, grafikë, fotografi, tinguj, video, mesazhe dhe materiale të tjera të ngjashme. Ju e kuptoni se i gjithë Materiali, qoftë i dorëzuar publikisht apo i përcjellë privatisht në Shërbim është përgjegjësi vetëm e personit nga buroi ky Material. Kjo do të thotë se ju, dhe jo Apple, jeni përgjegjësi i vetëm për çfarëdo Materiali që ngarkoni, shkarkoni, dorëzoni, dërgoni me email, transmetoni, ruani apo që dispononi në mënyra të tjera nëpërmjet përdorimit të Shërbimit nga ana juaj. Ju e kuptoni se me përdorimin e Shërbimit mund të ndeshni në Material që mund t’ju duket fyes, i pahijshëm ose i papranueshëm dhe që mund t’u ekspozoni të tjerëve Material që mund t’u duket i papranueshëm. Apple nuk kontrollon Materialin që dorëzohet nëpërmjet Shërbimit, as nuk garanton saktësinë, integritetin apo cilësinë e këtij Materiali. Ju e kuptoni dhe bini dakord që përdorimi i Shërbimit nga ana juaj kryhet tërësisht me përgjegjësinë tuaj.

 

          B. Sjellja juaj

 

Ju bini dakord që NUK do ta përdorni Shërbimin:

 

a. për të ngarkuar, shkarkuar, dorëzuar, dërguar me email, transmetuar, ruajtur apo disponuar me mënyra të tjera Materiale që janë të paligjshme, ngacmuese, kërcënuese, dëmtuese, kundërvajtëse, shpifëse, abuzuese, të dhunshme, të pahijshme, vulgare, shkelëse të fshehtësisë së tjetrit, urrejtëse, fyese nga ana racore apo kombëtare, ose të papranueshme në forma të tjera;

 

b. për të përgjuar, ngacmuar, kërcënuar apo lënduar të tjerët;

 

c. nëse jeni në moshë të rritur, për të kërkuar informacione personale apo të natyre tjetër nga të miturit (persona nën moshën 18 vjeç ose moshë tjetër të tillë për të mitur siç përcaktohet nga ligji vendas) të cilët nuk i njihni personalisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, një nga sa më poshtë: emrin ose mbiemrin e plotë, adresën e shtëpisë, kodin ZIP/postar, numrin e telefonit, fotografinë, ose emrin e shkollës, kishës, skuadrës sportive apo miqve të të miturit;

 

d. për të pretenduar të jeni dikush, apo një subjekt, që nuk jeni — nuk ju lejohet të hiqeni apo të shtireni si dikush tjetër (duke përfshirë personat e famshëm), subjekt, përdorues tjetër i iCloud, punonjës i Apple, ose drejtues publik apo i qeverisë, apo të shtireni me forma të tjera sikur keni lidhje me një person apo subjekt (Apple ruan të drejtën të refuzojë ose të bllokojë çdo Apple ID apo adresë emaili që mund të vlerësohet se përbën imitim apo keqpërfaqësim të identitetit tuaj, ose përvetësim të emrit ose të identitetit të një personi tjetër);

 

e. për t’u përfshirë në shkelje të të drejtave të autorit apo shkelje të tjera të pronësisë intelektuale (duke përfshirë ngarkimin e materialeve për të cilat nuk keni të drejta ngarkimi), ose për të zbuluar sekrete tregtie apo informacione konfidenciale duke shkelur marrëveshjet e konfidencialitetit, punësimit apo të moszbulimin;

 

f. për të dorëzuar, dërguar, transmetuar apo disponuar në forma të tjera mesazhe të pakërkuara nga marrësi, të paautorizuara, emaili, reklama, materiale promocionale, emaile të padëshiruara ose letra zinxhir, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, reklama tregtare dhe njoftime informuese në grup;

 

g. për të falsifikuar kokën e paketave TCP-IP apo pjesë të informacioneve të kokës në emaile apo dorëzime në grupe lajmesh, apo për të futur në forma të tjera në kokën e mesazheve informacione që mund të mashtrojnë marrësin në lidhje me origjinën e Materialit të transmetuar nëpërmjet Shërbimit (“falsifikim”);

 

h. për të ngarkuar, dorëzuar, dërguar me email, transmetuar, ruajtur ose disponuar në forma të tjera materiale që përmbajnë viruse ose kode të tjera kompjuterike, skedarë apo programe të krijuara për të dëmtuar, interferuar ose kufizuar funksionimin normal të Shërbimit (ose cilësdo pjesë të tij), ose çfarëdo softueri apo hardueri tjetër;

 

i. për të interferuar apo ndërprerë Shërbimin (duke përfshirë hyrjen në Shërbim nëpërmjet formave të automatizuara, si p.sh. skripte ose gjurmues rrjeti), ose serverë apo rrjete të lidhura me Shërbimin, ose procedura, kërkesa ose rregullore të rrjeteve të lidhura me Shërbimin (duke përfshirë hyrjen e paautorizuar, përdorimin ose monitorimin e të dhënave apo trafikut në të);

 

j. për të planifikuar apo për t’u angazhuar në veprime të paligjshme; dhe/ose

 

k. për të mbledhur dhe ruajtur të dhëna personale mbi cilindo përdorues të Shërbimit për përdorim në lidhje me një prej veprimtarive të ndaluara si më lart.

 

          C. Heqja e materialit

 

Ju njihni që Apple nuk është përgjegjëse në asnjë formë për Materialin e disponuar nga të tjerët dhe nuk ka ndonjë detyrim të shqyrtojë paraprakisht Materiale të tilla. Gjithsesi, Apple ruan të drejtën që në çdo kohë të përcaktojë nëse Materiali është i përshtatshëm dhe konform Kontratës, dhe mund të shqyrtojë paraprakisht, lëvizë, refuzojë, modifikojë dhe/ose heqë Materialet në çdo kohë, pa njoftim paraprak dhe sipas gjykimit të saj të vetëm, nëse këto Materiale rezultojnë në shkelje të Kontratës apo janë të papranueshme.

 

          D. Rezervoni Materialin tuaj

 

Ju jeni përgjegjës për rezervimin, në kompjuterin tuaj apo pajisje tjetër, të gjitha dokumentet e rëndësishme, fotot apo Materiale të tjera që ruani ose hapni nga Shërbimi. Apple do të ushtrojë aftësitë dhe kujdesin e duhur në ofrimin e Shërbimit, por Apple nuk garanton se Materialet që mund të ruani apo të hapni nga shërbimi nuk do të pësojnë ndonjë dëmtim apo humbje për shkak pakujdesie.

 

          E. Hyrja në Llogarinë dhe Materialin tuaj

 

Apple ruan të drejtën të ndërmarrë hapat që Apple mendon se janë të arsyeshme apo të përshtatshme për të zbatuar dhe/ose verifikuar pajtueshmërinë me të gjitha pjesët e kësaj Kontrate. Ju njihni dhe bini dakord që Apple, pa ndonjë përgjegjësi ndaj jush, mund të hyjë, përdorë, ruajë dhe ose t’ua zbulojë të dhënat dhe Materialin e Llogarisë suaj autoriteteve të zbatimit të ligjit, funksionarëve të qeverisë dhe/ose palëve të treta, nëse Apple gjykon se është e arsyeshme apo e përshtatshme, nëse kërkohet të kryhet kjo me ligj ose nëse Apple në mirëbesim mendon se kjo hyrje, përdorim, zbulim apo ruajtje është arsyeshëm e nevojshme: (a) për t’u pajtuar me proceset ose kërkesat ligjore; (b) për të imponuar këtë Kontratë, duke përfshirë hetimin e shkeljeve të mundshme ndaj saj; (c) për të diktuar, evituar apo zgjidhur në forma të tjera çështje sigurie, mashtrimi ose teknike; ose (d) për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë e Apple, përdoruesve të saj, palëve të treta, ose publikuar sipas kërkesës apo lejimit nga ligji.

 

          F. Njoftimi i të drejtës së autorit - DMCA

 

Nëse mendoni se Materiali për të cilin pretendoni të drejtë autori është shkelur nga dikush tjetër që përdor Shërbimin, kontaktoni agjentin për të drejtat e autorit të Apple siç përshkruhet në Politikën tonë për të drejtat e autorit në http://www.apple.com/legal/trademark/claimsofcopyright.html. Apple, sipas gjykimit të vetëm të saj, mund të pezullojë dhe/ose të anulojë Llogaritë e përdoruesve që rezultojnë në shkelje të përsëritura.

 

          G. Shkeljet e Kontratës

 

Nëse gjatë përdorimit të Shërbimit, hasni në Material që ju duket i papërshtatshëm, ose që përndryshe shkel këtë Kontratë, mund ta raportoni duke dërguar një email në abuse@iCloud.com.

 

          H. Materiali i dorëzuar ose i disponuar nga ju për Shërbimin

 

1. Licenca nga ju. Përveç materialit që mund të licencojmë për ju, Apple nuk pretendon pronësinë e materialeve dhe/ose Materialit që dorëzoni apo dispononi në Shërbim. Por, me dorëzimin e këtij Materiali në zonat e Shërbimit që mund të hapen nga publiku apo përdorues të tjerë me të cilët jeni dakord t’i ndani këto Materiale, ju i jepni Apple licencë mbarëbotërore, pa privilegje, joekskluzive për të përdorur, shpërndarë, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar, përkthyer, interpretuar në publik dhe shfaqur në publik këtë Material në Shërbim vetëm për qëllimet për të cilat u dorëzua apo disponua Materiali, pa kompensim apo ndonjë detyrim ndaj jush. Ju bini dakord që çdo Material i dorëzuar nga ju do të jetë në përgjegjësinë e vetme tuajën, nuk do të shkelë apo dhunojë të drejtat e palëve të mundshme të treta apo të shkelë ligjet, të kontribuojë apo nxisë shkeljen apo forma të tjera sjelljeje të paligjshme që përndryshe do të ishin të pahijshme, të papranueshme apo me shije të keqe. Me dorëzimin e këtij Materiali në zonat e Shërbimit që mund të hapen nga publiku apo përdorues të tjerë, ju lini të kuptohet se jeni pronari i këtij materiali dhe/ose keni të drejtat, licencat dhe autorizimin e duhur për ta shpërndarë.

 

2. Ndryshimet e Materialit. Ju e kuptoni se për të ofruar Shërbimin dhe për ta disponuar Materialin tuaj në të, Apple mund ta transmetojë Materialin tuaj në rrjete të ndryshme publike, në mjete të ndryshme, dhe të modifikojë ose ndryshojë Materialin për t’iu përshtatur kërkesave teknike të rrjeteve, ose pajisjeve dhe kompjuterëve të lidhur. Ju bini dakord që licenca e këtushme i lejon Apple të ndërmarrë veprime të tilla.

 

3. Informacione mbi markën tregtare. Apple, logoja e Apple, iCloud, logoja e iCloud dhe markat e tjera tregtare, markat e shërbimeve, grafikët dhe logot e tjera të Apple të përdorura në lidhje me Shërbimin janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të Apple Inc. në SHBA dhe/ose shtete të tjera. Një listë e markave tregtare të Apple mund të gjendet këtu - http://www.apple.com/legal/trademark/appletmlist.html. Markat tregtare, markat e shërbimeve, grafikët dhe logot e tjera që përdoren në lidhje me Shërbimin mund të jenë marka tregtare të pronarëve përkatës. Juve nuk ju jepet asnjë e drejtë apo licencë për ndonjë prej markave të mësipërme tregtare, dhe gjithashtu bini dakord se nuk do të hiqni, fshini apo ndryshoni asnjë njoftim pronësie (duke përfshirë njoftimet e markës tregtare dhe të së drejtës të autorit) që mund të shoqërojë Shërbimin apo të përmbajë brenda Shërbimi.

 

VI. Softueri

 

          A. Të drejtat e pronësisë së Apple. Ju njihni dhe bini dakord që Apple dhe/ose licencuesit e saj zotërojnë të gjitha të drejtat ligjore, pronësinë dhe interesin ndaj Shërbimit dhe për Shërbimin, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, grafikët, ndërfaqen e përdorimit, skriptet dhe softuerin e përdorur për zbatimin e Shërbimit, dhe çdo softuer që ju ofrohet si pjesë dhe/ose në lidhje me Shërbimin (“Softueri”), duke përfshirë të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale që mund të përfshihen në të, qofshin të regjistruara ose jo, dhe kudo qofshin në botë. Për më tej, ju bini dakord që Shërbimi (duke përfshirë Softuerin, ose pjesë të tjera të tij) përmban informacione të patentuara dhe konfidenciale që mbrohen nga ligjet në fuqi të pronësisë intelektuale dhe të tjera, që përfshijnë të drejtën e autorit, pa u kufizuar vetëm te kjo. Ju bini dakord që nuk do të përdorni informacione apo materiale të tilla të patentuara në asnjë lloj mënyre përveç përdorimin në kuadër të Shërbimit konform kësaj Kontrate. Asnjë pjesë e Shërbimit nuk mund të riprodhohet në asnjë formë apo me asnjë mënyrë, përveç për sa lejohet në këto kushte.

 

          B. Licenca nga Apple. PËRDORIMI I SOFTUERIT OSE I NJË PJESE TË SHËRBIMIT, PËRVEÇ PËRDORIMIT TË SHËRBIMIT SIÇ LEJOHET NË KËTË KONTRATË, NDALOHET RREPTËSISHT DHE SHKEL TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE TË TË TJERËVE DHE MUND TË JETË SHKAK PËR DËNIME PENALE, DUKE PËRFSHIRË DËMSHPËRBLIME TË MUNDSHME MONETARE PËR SHKELJE TË SË DREJTËS TË AUTORIT.

 

          C. Kontrolli i eksportimit. Përdorimi i Shërbimit dhe i Softuerit, duke përfshirë transferimin, dorëzimin ose ngarkimin e të dhënave, softuerit ose Materiali tjetër nëpërmjet Shërbimit, mund t’i nënshtrohet ligjeve të import-eksportit të SHBA-së dhe të shteteve të tjera. Ju bini dakord të veproni në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi për import-eksportin. Sidomos, por pa u kufizuar vetëm në to, Softueri nuk duhet eksportuar apo rieksportuar (a) në shtetet që janë nën embargon e SHBA-së ose (b) cilitdo që figuron në listën shtetasve të përcaktimit të posaçëm të Departamentit të Thesarit të SHBA-së ose në listën e personave ose subjekteve të refuzuara të Departamentit të Tregtisë të SHBA-së. Me përdorimin e Softuerit ose të Shërbimit, ju pohoni dhe garantoni se nuk ndodheni në shtet të tillë apo në listë të tillë. Ju gjithashtu bini dakord se nuk do ta përdorni Softuerin ose Shërbimin për qëllime të ndaluara nga ligji i SHBA-së, duke përfshirë, pa kufizime, zhvillimin, modelimin, prodhimin e raketave dhe të armëve bërthamore, kimike ose biologjike. Ju gjithashtu bini dakord të mos ngarkoni në Llogarinë tuaj të dhëna ose softuer që nuk mund të eksportohen pa autorizimin e mëparshëm me shkrim të qeverisë, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, lloje të caktuara softueri enkriptimi, pa pasur më parë atë autorizim. Kjo masë sigurimi dhe përkushtimi do të vijojë dhe pas zgjidhjes së Kontratës.

 

          D. Përditësimet. Kohë pas kohe, Apple mund të përditësojë Softuerin e përdorur nga Shërbimi. Për të vijuar me përdorimin e Shërbimit nga ana juaj, përditësime të tilla mund të shkarkohen dhe instalohen automatikisht nëpajisjen ose kompjuterin tuaj. Këto përditësime mund të përmbajnë korrigjime të gabimeve, përmirësime të funksioneve ose dhe versione të reja të Softuerit. 

 

VII. Anulimi

 

          A. Anulimi nga ana juaj

 

Llogarinë mund ta anuloni dhe/ose ndaloni duke përdorur Shërbimin në çdo kohë. Nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e iCloud në pajisjen, llogarinë iCloud mund ta hiqni nga pajisja duke hapur Settings në pajisje, duke shtypur iCloud dhe duke prekur butonin Delete Account. Për të anuluar Llogarinë tuaj kontaktoni mbështetjen e iCloud në www.apple.com/support/icloud. Faturat e paguara nga ju përpara anulimit janë të parimbursueshme (përveç nëse lejohet shprehimisht ndryshe nga kjo Kontratë), duke përfshirë fatura të paguara paraprakisht për vitin e pagesës gjatë të cilit kryeni anulimin. Anulimi i Llogarisë suaj nuk ju çliron nga detyrimet për të paguar faturat apo debitimet e grumbulluara.

 

          B. Anulimi nga Apple

 

Apple në çdo kohë dhe nën rrethana të caktuara, dhe pa njoftim paraprak, mund të anulojë në mënyrë të menjëhershme ose të pezullojë të gjitha ose pjesë të Llogarisë suaj dhe/ose hyrjen në Shërbim. Shkaqet për një anulim të tillë do të jenë: (a) shkelje të kësaj Kontrate ose të politikave dhe të udhëzimeve që përmenden këtu dhe/ose publikohen nga Shërbimi; (b) kërkesa nga ana juaj për anulim të Llogarisë; (c) kërkesa dhe/ose urdhri nga autoritetet e rendit, gjyqësore ose autoritet tjetër qeveritar; (d) nëse ofrimi i Shërbimit ndaj jush është apo mund të jetë i paligjshëm; (e) çështje ose probleme të papritura teknike ose të sigurisë; (f) pjesëmarrja juaj në veprimtari mashtruese ose të paligjshme; ose (g) mospagesa e faturave për të cilat jeni debitorë ndaj Shërbimit. Anulime ose pezullime të tilla do të kryhen nga Apple vetëm sipas gjykimit të saj dhe Apple nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush apo ndonjë pale të tretë për dëme që mund të vijnë si pasojë e një anulimi apo pezullimi të tillë të Llogarisë tuaj dhe/ose hyrjeje në Shërbim. Për më tej, Apple mund ta anulojë Llogarinë tuaj përpara njoftimit me email në adresën e lidhur me Llogarinë tuaj nëse (a) Llogaria juaj ka qenë joaktive për një (1) vit; ose (b) ka ndërprerje të përgjithshme ose modifikim material të Shërbimit apo të pjesëve të tij. Anulime ose pezullime të tilla do të kryhen nga Apple vetëm sipas gjykimit të saj dhe Apple nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush apo ndonjë pale të tretë për dëme që mund të vijnë si pasojë e një anulimi apo pezullimi të tillë të Llogarisë tuaj dhe/ose hyrjeje në Shërbim, por gjithsesi do të rimbursojë pro rata faturat ose shumat parapaguara.

 

          C. Pasojat e anulimit

 

Me anulimin e Llogarisë tuaj do të humbisni të gjitha mundësitë e hyrjes në Shërbim dhe pjesët e tij, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, Llogarinë tuaj, Apple ID, llogarinë e emailit dhe Materialin. Për më tej, pas njëfarë kohe, Apple do të fshijë informacione dhe të dhëna të ruajtura në llogaritë, apo si pjesë të llogarive tuaja. Çdo element individual i Shërbimit që mund të keni përdorur dhe që rregullohet sipas licencave të veçanta softuerike do të anulohet gjithashtu sipas atyre licencave.

 

VIII. Lidhjet dhe materialet e tjera të palëve të treta

 

Materiale të caktuara, elemente ose funksione të Shërbimit mund të përfshijnë materiale nga palë të treta dhe/ose lidhje për në faqe, resurse ose Materiale të tjera. Duke qenë se Apple mund të mos ketë kontroll ndaj këtyre faqeve dhe/ose materialeve të palëve të treta, ju njihni dhe bini dakord që Apple nuk mban përgjegjësi për disponimin e këtyre faqeve apo resurseve dhe nuk pohon as garanton saktësinë e këtyre faqeve apo resurseve, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për Materialin, reklamat, produktet apo materialet që ndodhen apo disponohen nga këto faqe apo resurse. Ju gjithashtu njihni dhe bini dakord që Apple nuk mban përgjegjësi të asnjë forme për dëme që mund të pësoni apo që pretendohet të jenë shkaktuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, si rezultat i përdorimit dhe/ose mbështetjes mbi Materiale të tilla, reklama, produkte ose materiale që ndodhen apo disponohen nga këto faqe apo resurse.

 

Shërbimi i Google Maps

 

Përdorimi i shërbimit të Google Maps i nënshtrohet këtyre kushteve të mëtejshme: Kushtet e shërbimit të Google Maps disponohen në http://maps.google.com/help/terms_maps.html dhe deklaratat ligjore të Google Maps në http://maps.google.com/help/legalnotices_maps.html.

 

IX. MOHIMI I PËRGJEGJËSISË PËR GARANCITË; KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

 

DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË CAKTUARA, SI TË TILLA, DERI NË SHKALLËN KUR KËTO PËRJASHTIME NDALOHEN NË MËNYRË SPECIFIKE NGA LIGJI NË FUQI, DISA PREJ PËRJASHTIMEVE TË PËRCAKTUARA MË POSHTË MUND TË MOS VLEJNË PËR JU.

 

APPLE DO TË USHTROJË AFTËSITË DHE KUJDESIN E DUHUR NË OFRIMIN E SHËRBIMIT. MOHIMET E MËPOSHTME TË PËRGJEGJËSISË I NËNSHTROHEN KËSAJ GARANCIE TË SHPREHUR.

 

APPLE NUK GARANTON APO POHON SE PËRDORIMI I SHËRBIMIT NGA ANA JUAJ DO TË JETË PA NDËRPRERJE DHE PA GABIME, DHE JU BINI DAKORD QË KOHË PAS KOHE APPLE MUND TA HEQË SHËRBIMIN PËR PERIUDHA TË PACAKTUARA, OSE TA ANULOJË SHËRBIMIN KONFORM KUSHTEVE TË KËSAJ KONTRATE.

 

JU E KUPTONI DHE BINI SHPREHIMISHT DAKORD SE SHËRBIMI OFROHET “SIÇ ËSHTË” DHE “SIÇ DISPONOHET”. APPLE DHE FILIALET, DEGËT E SAJ, ZYRTARËT, DREJTORËT, PUNONJËSIT, AGJENTËT, PARTNERËT DHE LICENCUESIT E SAJ, HEQIN DORË SHPREHIMISHT NGA TË GJITHA GARANCITË E ÇDO LLOJI, QOFTË TË SHPREHURA OSE TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR ME, GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË, PËRPUTHSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR DHE MOSSHKELJES. NË VEÇANTI, APPLE DHE FILIALET, DEGËT, FUNKSIONARËT, DREJTORËT, PUNONJËSIT, AGJENTËT, PARTNERËT DHE LICENCUESIT E SAJ NUK JAPIN ASNJË GARANCI SE (I) SHËRBIMI DO TË PLOTËSOJË KËRKESAT TUAJA; (II) PËRDORIMI NGA ANA JUAJ I SHËRBIMIT DO TË JETË NË KOHË, I PANDËRPRERË, I SIGURT OSE PA GABIME; (III) ÇDO INFORMACION I MARRË NGA JU SI REZULTAT I SHËRBIMIT DO TË JETË I SAKTË OSE I BESUESHËM; DHE (IV) ÇDO DEFEKT APO GABIM NË SOFTUERIN QË JU DISPONOHET SI PJESË E SHËRBIMIT DO TË KORRIGJOHET.

 

APPLE NUK POHON AS GARANTON SE SHËRBIMI DO TË JETË PA HUMBJE, DËMTIME, SULME, VIRUSE, INTERFERENCA, MODIFIKIME KEQDASHËSE APO FORMA TË TJERA TË THYERJES SË SIGURISË DHE APPLE MOHON PËRGJEGJËSINË PËR GJITHÇKA NË LIDHJE ME KËTO.

 

ÇDO MATERIAL I SHKARKUAR APO I PËRFTUAR PËRNDRYSHE NËPËRMJET PËRDORIMIN TË SHËRBIMIT, HAPET NGA JU SIPAS GJYKIMIT DHE ME PËRGJEGJËSINË TUAJ, DHE JU DO TË JENI PERSONI I VETËM PËRGJEGJËS PËR DËMET NDAJ PAJISJES, KOMPJUTERIT, APO HUMBJEN E TË DHËNAVE QË MUND TË REZULTOJË NGA SHKARKIMI I MATERIALEVE TË TILLA. JU GJITHASHTU NJIHNI SE SHËRBIMI NUK SYNOHET AS ËSHTË I PËRSHTATSHËM PËR PËRDORIM NË SITUATA OSE MJEDISE KUR DËSHTIMI, VONESA NË KOHË, GABIMET OSE PASAKTËSITË NË MATERIAL, TË DHËNA OSE INFORMACIONET E OFRUARA NGA SHËRBIMI MUND TË SHPIEN DREJT VDEKJES, LËNDIMIT TË PERSONIT, OSE DËMTIMIT TË RËNDË FIZIK APO MJEDISOR.

 

          KUFIZIMET E PËRGJEGJËSISË

 

DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN OSE KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR OFRUESIT E SHËRBIMEVE. DERI NË SHKALLËN KUR KËTO PËRJASHTIME OSE KUFIZIME NDALOHEN NË MËNYRË SPECIFIKE NGA LIGJI NË FUQI, DISA PREJ PËRJASHTIMEVE OSE KUFIZIMEVE TË PËRCAKTUARA MË POSHTË MUND TË MOS ZBATOHEN PËR JU.

 

APPLE DO TË USHTROJË AFTËSITË DHE KUJDESIN E DUHUR NË OFRIMIN E SHËRBIMIT. KUFIZIMET E MËPOSHTME NUK VLEJNË PËR SA I PËRKET HUMBJES SË SHKAKTUAR NGA (A) MOSUSHTRIMI I AFTËSISË SË ARSYESHME DHE I KUJDESIT TË DUHUR NGA APPLE; (B) NEGLIZHENCA E MADHE, ABUZIMI I QËLLIMSHËM OSE MASHTRIMI NGA APPLE; OSE (C) VDEKJA APO LËNDIMI I PERSONIT.

 

JU E KUPTONI DHE BINI SHPREHIMISHT DAKORD QË APPLE DHE FILIALET, DEGËT, FUNKSIONARËT, DREJTORËT, PUNONJËSIT, AGJENTËT, PARTNERËT DHE LICENCUESIT E SAJ NUK MBAJNË PËRGJEGJËSI NDAJ JUSH PËR DËMSHPËRBLIME TË DREJTPËRDREJTA, TË TËRTHORTA, RASTËSORE, TË VEÇANTA, SI RRJEDHOJË APO SHEMBULLORE, QË PËRFSHIJNË, POR NUK KUFIZOHEN VETËM NË TO, DËMSHPËRBLIMET PËR HUMBJE FITIMESH, EMRI TË MIRË, PËRDORIMI, TË DHËNASH, KOSTOJE TË GJETJES SË MALLRAVE ZËVENDËSUESE, OSE HUMBJE TË TJERA TË PATRUPËZUARA (EDHE NËSE APPLE ËSHTË KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA), QË VIJNË NGA: (I) PËRDORIMI OSE PAMUNDËSIA E PËRDORIMIT TË SHËRBIMIT (II) NDRYSHIME TË MUNDSHME TË KRYERA NDAJ SHËRBIMIT OSE NDONJË PEZULLIM I PËRKOHSHËM OSE I PËRHERSHËM I SHËRBIMIT OSE PJESE TË TIJ; (III) HYRJA E PAAUTORIZUAR APO MODIFIKIMI I TRANSMETIMEVE OSE I TË DHËNAVE TUAJA; (IV) FSHIRJA, DËMTIMI OSE DËSHTIMI NË RUAJTJEN DHE/OSE DËRGIMIN OSE MARRJEN E TRANSMETIMEVE OSE TË TË DHËNAVE TUAJA NË SHËRBIM APO NËPËRMJET TIJ; (V) DEKLARATAT OSE SJELLJA E CILËSDO PALE TË TRETË NË SHËRBIM; DHE (VI) ÇDO ÇËSHTJE TJETËR NË LIDHJE ME SHËRBIMIN.

 

          DËMSHPËRBLIMI

 

Ju bini dakord të mbroni, dëmshpërbleni dhe ruani Apple, filialet, degët, drejtuesit, funksionarët, agjentët, punonjësit, partnerët, kontraktuesit dhe licencuesit e saj jashtë dëmtimin të mundshëm prej pretendimeve apo kërkesave, duke përfshirë dhe shpenzimet e arsyeshme të avokatore, të kryera nga pala e tretë, në lidhje me apo për shkak të: (a) cilitdo Materiali që dorëzoni, publikoni, transmetoni apo dispononi në forma të tjera nëpërmjet Shërbimit; (b) përdorimi të Shërbimit nga ana juaj; (c) çdo shkeljeje të kësaj Kontrate nga ana juaj; (d) çdo veprimi të ndërmarrë nga Apple si pjesë e hetimit të saj për shkelje të dyshuar të kësaj Kontrate ose si rezultat i hetimit ose si vendimi se ka ndodhur shkelje e kësaj Kontrate; ose (e) shkeljes nga ana juaj të të drejtave të dikujt tjetër. Kjo do të thotë që nuk mund ta padisni Apple, filialet, degët, drejtuesit, funksionarët, agjentët, partnerët, kontraktuesit dhe licencuesit e saj si rezultat i vendimit të saj për të refuzuar procesimin e cilitdo informacioni apo Materiali, për t’ju paralajmëruar, për t’ju pezulluar ose anuluar hyrjen në Shërbim, ose për të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër gjatë hetimit të një dhunimi të dyshuar ose si rezultat i përfundimit të arritur nga Apple se ka ndodhur shkelje e kësaj Kontrate. Kjo dispozitë e heqjes dorë dhe dëmshpërblimit vlen për të gjitha shkeljet e përshkruara ose të trajtuara nga kjo Kontratë. Ky detyrim vijon dhe pas zgjidhjes ose skadimit të kësaj Kontrate dhe/ose përdorimit tuaj të Shërbimit. Ju njihni se jeni përgjegjës për të gjitha përdorimet e Shërbimit nga Llogaria juaj dhe se kjo Kontratë vlen për të gjitha përdorimet e Llogarisë suaj. Ju bini dakord të qëndroni konform Kontratës dhe të ruani, dëmshpërbleni dhe mbani larg rrezikut Apple në lidhje me pretendime apo kërkesa që mund të dalin nga përdorimi i Llogarisë suaj, edhe sikur ky përdorim të mos jetë autorizuar shprehimisht nga ju.

 

X. TË PËRGJITHSHME

 

          A. Njoftime

 

Apple mund t’ju ofrojë njoftime në lidhje me Shërbimin, duke përfshirë ndryshimet ndaj kësaj Kontrate, nëpërmjet emailit në adresën tuaj të emailit në iCloud (dhe/ose adresë tjetër emaili të lidhur me Llogarinë tuaj nëse keni), me postë të zakonshme, ose nëpërmjet publikimeve në faqen tonë dhe/ose brenda Shërbimit.

 

          B. Ligji në fuqi

 

Përveç për sa përcaktohet shprehimisht në paragrafin e mëposhtëm, kjo Kontratë dhe marrëdhënia midis jush dhe Apple do të rregullohet nga ligji i shtetit të Kalifornisë, duke përjashtuar dispozitat për konflikte të ligjeve. Ju dhe Apple bini dakord t’i nënshtroheni juridiksionit personal dhe ekskluziv të gjykatave që ndodhen në kontenë e Santa-Klarës, Kaliforni, SHBA, për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose pretendimet që burojnë nga kjo Kontratë. Nëse (a) nuk jeni shtetas i SHBA-së; (b) nuk banoni në SHBA; (c) nuk e hapni Shërbimin nga SHBA; dhe (d) jeni shtetas i një prej shteteve të përmendura më poshtë, nëpërmjet këtij dokumenti bini dakord që çdo mosmarrëveshje ose pretendim që buron nga kjo Kontratë do të rregullohet sipas ligjit në fuqi të përcaktuar më poshtë, pa marrë parasysh dispozitat për konflikte të ligjeve, dhe nëpërmjet këtij dokumenti i nënshtroheni në formë të pandryshueshme juridiksionit joekskluziv të gjykatave që ndodhen në shtetin, provincën ose vendin e përcaktuar më poshtë, ligji i të cilit është në fuqi:

 

Nëse jeni shtetas i cilitdo shteti të Bashkimit Evropian ose i Zvicrës, Norvegjisë ose Islandës, ligji në fuqi dhe gjyqi do të kryhet sipas ligjeve dhe gjykatave të vendit tuaj të zakonshëm të banimit.

 

Konkretisht, përjashtohet nga zbatimi për këtë Kontratë ligji i njohur si Konventa e Kombeve të Bashkuara për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave.

 

          C. E gjithë marrëveshja

 

Kjo Kontratë përbën të gjithë marrëveshjen midis jush dhe Apple, rregullon përdorimin e Shërbimin nga ana juaj dhe zëvendëson tërësisht marrëveshjet tuaja të mëparshme me Apple për sa i përket Shërbimit. Mund të keni dhe kushte të tjera për zbatim kur përdorni shërbime filiale, materiale të palëve të treta ose softuer të palëve të treta. Nëse ndonjë pjesë e kësaj Marrëveshjeje mbahet si e pavlefshme ose e pazbatueshme, ajo pjesë do të interpretohet në mënyrë konsistente me ligjin në fuqi për të pasqyruar, sa më besnikërisht të jetë e mundur synimet fillestare të palëve dhe pjesët e mbetura do të mbeten në fuqi të plotë. Nëse Apple nuk ushtron apo imponon të drejtat apo dispozitat e kësaj Kontrate, kjo nuk do të konsiderohet heqje dorë nga kjo e drejtë apo dispozitë. Ju bini dakord që, përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë Kontratë, të mos ketë palë të treta përfituese të kësaj kontrate.

 

          D. “Apple” siç përdoret këtu do të thotë:

 

• Apple Inc., me seli në 1 Infinite Loop, Cupertino, California, për përdoruesit në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore (me përjashtim të Kanadasë), si dhe territoret dhe rajonet që i përkasin SHBA-së; dhe rajonet që i përkasin Francës dhe MB-së në Amerikën Veriore, Jugore dhe Karaibe;

 

• Apple Canada, me seli në 7495 Birchmount Road, Markham, ON L3R 5G2 për përdoruesit në Kanada ose territoret dhe rajonet që i përkasin Kanadasë;

 

• iTunes K.K., me seli në Roppongi Hills, 6-10-1 Roppongi, Minato-ku, Tokyo 106-6140, Tokyo për përdoruesit në Japoni;

 

• Apple Pty Limited, me seli në Level 13, Capital Centre, 255 Pitt Street, Sydney NSW 2000, Australia, për përdoruesit në Australi, Zelandë të Re, duke përfshirë territoret, rajonet dhe juridiksionet që u përkasin atyre; dhe

 

• Apple Distribution International, me seli në Hollyhill Industrial Estate, Hollyhill, Cork, Republic of Ireland, për të gjithë përdoruesit e tjerë. Për përdoruesit në territore ku Apple do të thotë Apple Distribution International, iTunes S.à r.l, me seli në 31-33, rue Sainte Zithe, L-2763 Luxembourg, do të jetë shitësi për shërbimet e përditësimit të kapacitetit të ruajtjes me pajtim për Shërbimet e ofruara nga Apple Distribution International. Apple Distribution International do të jetë operatori dhe kontrolluesi i të dhënave të Shërbimeve.

 

KONTRAKTIMI ELEKTRONIK

 

Përdorimi i Shërbimit përfshin mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve dhe/ose të kryerjes së transaksioneve në rrugë elektronike. JU NJIHNI SE DORËZIMET TUAJA ELEKTRONIKE PËRBËJNË MARRËVESHJEN TUAJ DHE SYNIMIN PËR TË LIDHUR MARRËVESHJESH DHE PËR TË PAGUAR PËR TRANSAKSIONET PËRKATËSE. MARRËVESHJA DHE SYNIMI JUAJ TË PËRCAKTUARA NGA DORËZIMI ELEKTRONIK VLEN PËR TË GJITHA REGJISTRIMET NË LIDHJE ME TË GJITHA TRANSAKSIONET QË KRYENI BRENDA KËTIJ SHËRBIMI, DUKE PËRFSHIRË NJOFTIMET E ANULIMIT, POLITIKAT, KONTRATAT DHE APLIKACIONET. Për të hapur dhe mbajtur regjistrin tuaj elektronik, mund t’ju duhet të keni softuer dhe harduer specifik, të cilat mbeten përgjegjësi tërësisht e juaja.

 

Rishikimi i fundit: 20 tetor 2014