Legal

GAME CENTER

GAME CENTER

KONTRATA LIGJORE (“KONTRATA”) ME POSHTE RREGULLON PERDORIMIN TUAJ TE SHERBIMEVE GAME CENTER. ESHTE E RENDESISHME QE JU TE LEXONI DHE KUPTONI KUSHTET E MEPOSHTME. DUKE KLIKUAR “PRANOJ” JU PRANONI SE KETO KUSHTE DO TE ZBATOHEN NESE DO TE PERDORNI OSE HYNI NE SHERBIM. NE QOFTE SE NUK JENI NE MOSHE MADHORE, DUHET TE SHQYRTONI KETE MARREVESHJE ME PRINDIN OSE KUJDESTARIN TUAJ PER TU SIGURUAR QE JU DHE PRINDI OSE KUJDESTARI JUAJ E KUPTONI ATE.

Apple Inc. është ofruesi i shërbimeve Game Center (“Shërbimi”), e cila ju mundëson të kryeni veprimtari të lidhura me lojërat, duke përfshirë por pa u kufizuar në, pjesëmarrjen në tabelat e kryesuesve, lojërat me shumë lojtarë dhe ndjekjen e arritjeve. Shërbimi mund të mos jetë i pranishëm në të gjitha zonat. Përdorimi i Shërbimit kërkon pajisje të përputhshme, akses Internet-i, dhe disa software të caktuara (mund të zbatohen edhe tarifa); mund të kërkojë përditësime periodike, dhe mund të ndikohet nga përformanca e këtyre faktorëve.

Për të përdorur Shërbimin, ju nuk duhet të jeni një person i përjashtuar nga marrja e Shërbimit sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara ose të juridiksioneve të tjera të zbatueshme, përfshirë dhe vendin në të cilin ju banoni ose nga i cili ju përdorni Shërbimin. Duke pranuar këtë Kontratë, ju deklaroni se kuptoni dhe bini dakord me sa më sipër.

LLOGARIA JUAJ

Si një përdorues i regjistruar i Shërbimit, ju mund të krijoni një Llogari (“Llogaria”) sipas Rregullave të mëposhtme të Përdorimit. Mos ia zbuloni askujt të dhënat e Llogarisë suaj. Ju jeni i vetmi përgjegjës për të ruajtur konfidencialitetin dhe sigurinë e Llogarisë suaj dhe për çdo veprimtari që zhvillohet në ose nëpërmjet Llogarisë suaj, dhe ju bini dakord të njoftoni menjëherë Apple për çdo thyerje të sigurisë së Llogarisë suaj. Apple nuk do të mbajë përgjegjësi për çfarëdo humbje që vjen si rrjedhojë e përdorimit të paautorizuar të Llogarisë suaj.

Ju bini dakord të jepni të dhëna të sakta dhe të plota kur regjistroheni, dhe kur përdorni Shërbimin, dhe bini dakord të përditësoni Registration Data për ti mbajtur këto të dhëna të sakta dhe të plota. Ju bini dakord që Apple mund të ruajë dhe përdorë të dhënat e regjistrimit tuaj për të mbajtur Llogarinë tuaj. Ju nuk duhet të krijoni llogari për askënd përveç se për veten tuaj pa autorizimin e atij personi.

RREGULLAT E PËRDORIMIT

Ju bini dakord të përdorni Shërbimin në përputhje me rregullat e përdorimit. Apple ruan të drejtën të ndryshojë rregullat e përdorimit në çdo kohë.

Ju jeni të autorizuar të përdorni Shërbimin vetëm për përdorim personal dhe jo tregtar.

Jeni dakord që të mos, përpiqeni vetë ose të ndihmoni një person tjetër, për të shkelur, shmangur, zbuluar parimet e ndërtimit, konvertuar kodet, shpërbërë ose ngacmuar në çdo mënyrë Shërbimin.

Ju bini dakord që NUK do të përdorni Shërbimin për të:

a. ngarkuar, shkarkuar, postuar, derguar me email, transmetuar, ruajtur ose bërë të disponueshën në mënyrë tjetër çfarëdo përmbajtje që është e paligjshme, ngacmuese, kërcënuese, e dëmshme, e kundërligjshme, shpifëse, false, abusive, e dhunshme, e pahijëshme, vulgare, shkelëse e intimitetit të tjetrit, me urrejtje, fyese nga aspekti racor ose etnik, ose e pakendshme në mënyrë tjetër;

b. ndjekur, ngacmuar, kërcenuar ose dëmtuar tjetrin;

c. nëse jeni madhor, kërkuar të dhëna personale ose të dhëna të tjera nga një i mitur (çdo person nën moshën 18 vjeçare ose në moshën që dikush konsiderohet i mitur nga ligji vendas) të cilin nuk e njihni personalisht, duke përfshirë por pa u kufizuar në cilëndo nga të dhënat e mëposhtme: emri i plotë ose mbiemri, adresa e banimit, kodi zip/ postar, numri i telefonit, foto, adresa email-it ose emri i shkollës, kishës, ekipit sportiv ose miqve të të miturit;

d. pretenduar se jeni dikush, ose një subjekt, që nuk jeni – ju nuk mund të shtireni ose të paraqisni veten tuaj si një person tjetër (përfshirë njerzit e famshëm), subjekt, një përdorues tjetër i shërbimit të, një punëmarrës i Apple, ose si një udhëheqës qytetar ose qeveritar, ose ndryshe të paraqisni lidhjen tuaj të paqenë me një person ose subjekt, (Apple ruan të drejtën të refuzojë ose bllokojë çdo pseudonim që konsiderohet si shtirje ose paraqitje ndryshe e identitetit tuaj, ose një shtrembërim i identitetit tuaj, ose përvetësimi i emrit ose identitetit të një personi tjetër);

e. qënë pjesë e çfarëdo shkelje të të drejtës së autorit ose shkelje të tjera të pronësisë intelektuale përfshihet, ose për të zbuluar sekretin tregtar, informacioneve konfidenciale në shkelje të një kontrate konfidencialiteti, punësimi ose ruajtje sekreti.

f. postuar, dërguar, transmetuar ose bërë të disponueshëm në mënyra të tjera çfarëdo mesazhi email-i të, reklama, materiale reklamuese, junk mail-e, spam-e, ose letra zinxhir të pakërkuara ose të paautorizuara, duke përfshirë pa u kufizuar në reklama tregtare dhe njoftime informuese;

g. falsifikuar çfarëdo TCP-IP packet header ose ndonjë pjesë të të dhënave të header-it në një email ose në lajmet e një postimi grupi, ose ndryshe vendosur të dhëna në një header të krijuar për të çorientuar marrësit për nga origjina e Përmbajtjes së transmetuar nëpërmjet Shërbimit (“spoofing”);

h. ngarkuar, postuar, dërguar me email, ruajtur ose ruajtur ose bërë të disponueshën në mënyrë tjetër çfarëdo materiali që përman virus ose çfarëdo kodi kompjuteri, file ose programe të tjera, të krijuara për të dëmtuar, ndërhyrë ose kufizuar veprimet e zakonshme të Shërbimit (ose ndonjë pjesë të tij), ose ndonjë software ose hardware kompjuteri;

i. ndërhyrë ose të ndërprerë Shërbimin (duke përfshirë hyrjen në Shërbim përmes çfarëdo mjeti automatik, si skriptet ose web crawlers), ose përmes çfarëdo server ose rrjeti të lidhura me Shërbimin, ose përmes çfarëdo politike, kërkese, ose rregullore të rrjeteve të lidhura me Shërbimin (duke përfshirë hyrjen e paautorizuar në të, përdorimin ose monitorimin e të dhënave ose trafikut në të);

j. planifikuar ose për tu përfshirë në aktivitete të paligjshme; dhe/ose grumbulluar dhe ruajtur të dhëna personale mbi çdo përdorues tjetër të Shërbimit për t’i përdorur në lidhje me veprimtaritë e paligjshme të përmendura më lart.

k. mashtruar ose ndryshuar në mënyrë tjetër Shërbimin ose përvojën në lojë me qëllimin për t’i dhënë përparësi një lojtari në krahasim me një tjetër.

PRIVATËSIA

Shërbimi është objekt Politikës së Privatësisë të Apple në http://www.apple.com/privacy. Siç përcaktohet në Politikën e Privatësisë, kur përdorni Shërbimin, si ftesa që i bëhet përdoruesve të tjerë për të marrë pjesë në Shërbim, pjesëmarrja në tabelat e kryesuesve, aktivizimi i ftesave ose funksionalitetit me shumë lojtarë, ose shfaqja e mesazheve të statusit, të dhënat personale që ju ndani janë të dukshme për përdoruesit e tjerë dhe mund të lexohen, mblidhen ose përdoren prej tyre. Ju mbani përgjegjësi për të dhënat personale që zgjidhni të shfaqni. Kur jeni duke luajtur një lojë që ka funksionalitet me shumë lojëtarë, përdorues të tjerë që hyjnë në Shërbim nga e njëjta lojë në të njëjtin rrjet Wi-Fi, LAN ose brenda rrezes së Bluetooth do të kenë mundësi të shohin që ju ndodheni pranë (nëse nuk e çaktivizoni këtë funksion), dhe të shohin pseudonimin dhe foton, ose profilin e plotë nëse ju keni një marrëdhënie miqësie me këtë përdorues. Në qoftë se zgjidhni që të vendosni profilin tuaj publik në “on”, vetëm përdoruesit e tjerë të Shërbimit mund të shohin profilin tuaj të plotë, duke përfshirë emrin e plotë, veprimtarinë (si lojërat që keni luajtur dhe kur i keni luajtur ato), rezultatet, arritjet, dhe ju mund të rekomandoheni si një mik për përdoruesit e tjerë. Në qoftë se profili juaj publik është vendosur në “off” vetëm përdoruesit me të cilët keni vendosur një marrëdhënie miqësie mund të shohin profilin tuaj të plotë, dhe nuk do tu rekomandoheni personave të tjerë; vetëm pseudonimi dhe fotografia juaj do jetë e dukshme për përdoruesit që nuk janë miq me ju. Nëse dërgoni ose merrni një kërkesë për miqësi, emri i plotë së bashku me Apple ID do të ndahet me përdoruesit të cilëve ju i dërgoni, ose nga të cilët ju pranoni një kërkesë për miqësi, dhe Apple mund t’u rekomandojë miqve tuaj lojërat që ju keni luajtur.

Në qoftë se dëshironi të ndalni ndarjen e të dhënave me përdoruesit të tjerë dhe Shërbimin, shikoni në http://www.apple.com/support/.

Disa aspekte të Shërbimit nuk janë ne dispozicion të fëmijëve nën 13, si funksione që lejojnë përdoruesin të bëjë të ditur të dhëna personale të identifikueshme. Ju lutemi aktivizoni kufizimet siç mund jetë e përshtatshme.

PUBLIKIMI NË SHËRBIM

Shërbimi mund të ofrojë funksionalitete ndërvepruese që ju lejojnë të publikoni materiale (duke përfshirë link-e me materiale të palëve të treta) në zona të Shërbimit të aksesueshme dhe që mund të shikohen nga publiku. Ju jeni dakord se çdo përdorim i këtyre funksionaliteve, duke përfshirë edhe materialet e publikuara nga vetë ju, do të mbetet në përgjegjësinë tuaj të vetme, nuk duhet të shkelë ose të cënojë të drejtat e palëve të tjera ose të shkelë ndonjë ligj, të ndihmojë ose të nxisë shkeljen ose ndryshe sjelljen e paligjshme, ose përndryshe të jetë i pahijshëm, i kundërshtueshëm, ose pa shije. Ju bini dakord gjithashtu se keni gjithë të drejtat e nevojshme dhe licensat për të bërë këto publikime. Ju bini dakord dakord për të dhënë informacion të plotë dhe të saktë në lidhje me publikimin tuaj të çdo materiali në Shërbim. Këtu ju i jepni Apple një licencë joeksluzive botërore, pa honorare për të përdorur këto materiale si pjesë e Shërbimit ose për të ofruar ose tregtuar Shërbimin, pa ndonjë pagesë ose detyrim kundrejt jush. Apple ruan të drejtën të mos postojë ose publikojë materialet dhe të heqë ose të korrigjojë materialin, në çdo kohë dhe në gjykimin e saj vetëm pa njoftim ose përgjegjësi.

Apple ka të drejtën, por jo detyrimin, të monitorojë çdo material të publikuar nga ju ose që është i pranishëm në Shërbim, të hetojë çdo shkelje të raportuar ose të dukshme të kësaj Kontrate, dhe të ndërmarrë çdo veprim që Apple, sipas gjykimit të saj të vetëm, e mendon të përshtatshëm, duke përfshirë por pa u kufizuar në, zgjidhjen sipas kësaj Kontratë ose sipas Politikave të të Drejtës së Autorit (http://www.apple.com/legal/copyright.html).

MATERIALET E PALËVE TË TRETA

Disa të dhëna, dhe shërbime të disponueshme përmes Shërbimit mund të përfshijnë edhe materiale nga palë të treta. Apple mund ofrojë link-e të web site-ve të palëve të treta si të përshtatshme për ju. Ju bini dakord se Apple nuk mban përgjegjësi për shqyrtimin ose vlerësimin e përmbajtjes ose saktësisë dhe Apple nuk garanton dhe nuk do të ketë asnjë përgjegjësi ose detyrim, për materialet ose web site-t të palëve të treta, si dhe për çdo material tjetër, produkt ose shërbim të palëve të treta. Ju bini dakord se nuk do të përdorni asnjë material të palëve të treta në një mënyrë që do të shkelte të drejtat e një pale tjetër dhe se Apple nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për këtë përdorim nga ana juaj.

MATERIALE TË KUNDËRSHTUESHME

Ju kuptoni se duke përdorur Shërbimin, ju mund të hasni materiale që mund të konsideroni si ofendues, të pahijshëm, të kundërshtueshëm, përmbajtja e te cilëve mund të identifikohet ose jo që ka materiale të dukshme qartësisht . Pavarësisht kësaj, ju bini dakord të përdorni Shërbimin në riskun tuaj dhe Apple nuk do të ketë mbajë përgjegjësi ndaj jush për materialin që është zbuluar të jetë ofendues, i pahijshëm ose i kundërshtueshëm. Vlerësimi dhe përshkrimet janë të disponueshme për këtë qëllim, dhe ju bini dakord se Apple nuk garanton vërtetësinë e tyre.

PRONËSIA INTELEKTUALE

Ju bini dakord se Shërbimi, dukë përfshirë por pa u kufizuar në grafikat, ndërfaqen e përdoruesit, klipet audio, video klipet, përmbajtjen editoriale dhe skriptet dhe software-t të përdorura për të zbatuar Shërbimin, përmban informacione dhe materiale të cilat janë ne pronësi të Apple dhe/ose të licencuesve të saj, dhe është i mbrojtur nga pronësia intelektuale e zbatuar dhe ligje të tjera të zbatueshme, duke përfshirë por pa u kufizuar në ligjin për të drejtën e autorit. Ju bini dakord se nuk do të përdorni këtë informacion ose materialet në pronësi në asnjë mënyrë tjetër më përjashtim për përdorimin e Shërbimit në përputhje me këtë Kontratë. Asnjë pjese e Shërbimit nuk mund të riprodhohet në ndonjë formë apo në çfarëdo lloj mënyre tjetër, përveç sa është e lejuar shprehimisht në këtë Kontratë. Ju bini dakord të mos ndryshoni, jepni me qira, huazoni, shisni, shpërndani, krijoni një vepër të prejardhur duke u bazuar mbi Shërbimin, në çfarë do lloj mënyrë dhe të mos shfrytëzoni Shërbimin në asnjë mënyrë të paautorizuar, duke përfshirë por pa u kufizuar në, kalimin ose ngarkimin e kapacitetit të rrjetit.

Pavarësisht dispozitave të tjera në këtë Kontratë, Apple dhe të licencuarit e saj, ruajnë të drejtën të ndryshojnë, pezullojnë, heqin ose çaktivizojnë hyrjen në çdo produkt, përmbajte ose materiale të tjera që përbëjnë një pjesë të Shërbimit në çdo kohë pa njoftim. Në asnjë rast Apple nuk do të jetë përgjegjës për këto ndryshime. Apple gjithashtu mund të vendosë kufizime në përdorimin e ose hyrjen në funksionalitete të caktuara ose pjesë të Shërbimit, në çdo rast dhe pa njoftim dhe përgjegjësi.

Të gjitha të drejtat e autorit në dhe për Shërbimin (duke përfshirë përmbajtjen, postimet, link-e me burime të tjera të Internet-it, dhe përshkrime të këtyre të burimeve) dhe të lidhura me software janë në pronësinë e Apple dhe/ose licensuesve të tij, që kanë të gjitha të drejtat sipas ligjit. PERDORIMI I SOFTWARE-IT OSE I ÇDO PJESE TE SHERBIMIT, PERVEC PERDORIMIT TE SHERBIMIT TE LEJUAR NE KETE KONTRATE, NDALOHET RREPTESISHT DHE SHKEL TE DREJTAT E PRONESISE INTELEKTUALE TE TE TJEREVE DHE MUND TE BEHET OBJEKT I SANKSIONEVE CIVILE DHE PENALE, DUKE PERFSHIRE DEMIN E MUNDSHMEM PASUROR, PER SHKELJEN E TE DREJTES SE AUTORIT.

Apple, logo Apple dhe marka tregtare Apple, marka shërbimi, grafika, dhe logos të përdorura në lidhje me Shërbimin janë marka ose marka të regjistruara të të Apple Inc. në SHBA dhe/ose në vende të tjera. Të tjera marka tregtare, marka shërbimi, grafika, dhe logo të përdorura në lidhje me Shërbimin mund të jënë markat e pronarëve përkatës të tyre. Ju nuk iu jepet asnjë e drejtë ose licencë në lidhje me cilëndo nga markat e lartpërmendura dhe në lidhje me përdorimin e tyre.

ZGJIDHJA

Në qoftë se nuk respektoni, ose nëse Apple dyshon se nuk keni respektuar dispozitat e kësaj Kontrate, Apple, sipas gjykimit të saj të vetëm, pa njoftim paraprak mund: (i) të zgjidhë këtë Kontratë dhe/ose të mbyllë Llogarinë tuaj; dhe/ose (ii) të përfundojë licencën në lidhje me Shërbimin; dhe/ose (iii) t’ju ndalojë hyrjen në Shërbim (ose në ndonjë pjesë të tij).

Apple ruan të drejtën të ndryshojë, pezullojë, ose ndërpresë Shërbimin (ose një pjesë ose përmbajtje të tij) në çdo kohë me ose pa njoftim, dhe Apple nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj jush ose ndaj ndonjë pale të tretë nëse ushtron këto të drejta.

DEKLARIMI I GARANCIVE; KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

APPLE NUK GARANTON, DEKLARON OSE SIGURON SE PERDORIMI I SHERBIMIT NGA ANA JUAJ NUK DO TE NDERPRITET OSE DO TE JETE PA GABIME, DHE PER AQ SA LEJOHET NGA LIGJI I ZBATUESHEM JU BINI DAKORD SE KOHE PAS KOHE APPLE MUND TA HEQE SHERBIMIN PER PERIUDHA KOHORE TE PAPERCAKTUARA, OSE TE ANULLOJE SHERBIMIN NË ÇDO KOHË, PA JU NJOFTUAR.

JU JENI DAKORD SHPREHIMISHT SE PERDORIMI, OSE PAMUNDESIA, PER TE PERDORUR SHERBIMIN ESHTE VETEM NE RISKUN JUAJ. SHERBIMI DHE TE GJITHA PRODUKTET DHE SHERBIMET QE JU JANE OFRUAR NEPERMJET SHERBIMIT JANE (PERVEÇ RASTEVE KUR ESHTE PERCAKTUAR NGA APPLE KETU) MBI BAZEN E KONCEPTIT “SIÇ JANE” OSE “SIC JANE TE DISPONUESHME” PER PERDORIMIN TUAJ, PA ASNJE LLOJ GARANCIE, QOFTE TE SHPREHUR APO TE NENKUPTUAR, DUKE PERFSHIRE TE GJITHA GARANCITE E TREGTUESHMERISE OSE TE PERSHTATSHMERISE ME QELLIMIN E SYNUAR, TITUJTJVE DHE MOS SHKELJES. DISA SHTETE NUK LEJOJNE KUFIZIME TE GARANCIVE TE NENKUPTUARA, KESHTU QE KUFIZIMI GARANCIVE TE NENKUPTUARA I SHPREHUR ME LART MUND TE MOS ZBATOHET NE RASTIN TUAJ.

APPLE DHE DREJTUESIT, NENPUNESIT, PUNEMARRESIT, FILIALET, AGJENTET, KONTRAKTORET OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TE MBAJNE PERGJEGJESI PER PER DEMET E DREJTPERDREJTA, TE TERTHORTA, RASTESORE, NDESHKUESE, TE VECANTA, OSE SHKAKESORE OSE QE SHKAKTOHEN NGA PERDORIMI OSE PAMUNDESIA PER TE PERDORUR SHERBIMIN OSE PER ÇDO PRETENDIM TE LIDHUR NE NDONJE MENYRE ME PERDORIMIN E SHERBIMIT, DUKE PERFSHIRE POR PA U KUFIZUAR NE GABIMET OSE MOSVEPRIMET NE PERMBAJTJE, OSE HUMBJET OSE DEMTIMET TE ÇDO LLOJI TE NDODHURA PER SHKAK TE PERDORIMIT TE PERMBAJTJES (OSE PRODUKTEVE), TE POSTUAR, TRANSMETUAR OSE TE OFRUAR NEPERMJET SHERBIMIT, EDHE PSE ESHTE KESHILLUAR PER MUNDESINE E KETYRE DEMEVE. DUKE QENE SE DISA SHTETE OSE JURIDIKSIONE NUK LEJOJNE PERJASHTIMIN OSE KUFIZIME TE PERGJEGJESISE PER DEME, RASTESORE OSE SHKAKESORE NE KETO SHTETE OSE JURIDIKSIONE PERGJEGJESIA E APPLE DO KUFIZOHET NE MASEN E LEJUAR NGA LIGJI.

APPLE DO TE BEJE TE GJITHA PERPJEKJET E ARSYESHME PER TE MBROJTUR MATERIALET OSE INFORMACIONIN TE PUBLIKUAR NGA JU NE LIDHJE ME SHERBIMIN, POR JU BINI DAKORD SE VETEM JU MBANI RISKUN PER PUBLIKIMIN E KETIJ INFORMACIONI NE SHERBIM, APPLE PERJASHTON CDO DHE TE GJITHA PERGJEGJESITE NDAJ JUSH PER CDO HUMBJE OSE PERGJEGJESI TE TJERA TE LIDHURA ME KETE INFORMACION.

APPLE NUK DEKLARON OSE GARANTON SE SHERBIMI DO NUK DO TE PESOJE HUMBJE, CORODITJE, SULME, VIRUSE, NDERHYRJE, HACK-IME, OSE THYERJE TE SIGURISE, DHE APPLE PERJASHTON ÇDO PERGJEGJESI NE LIDHJE ME TO.

HEQJA DORE DHE ZHDEMTIMI

DUKE PERDORUR SHERBIMIN, JU JENI DAKORD TE ZHDEMTONI DHE TE MBANI TE PADEMTUAR APPLE, DREJTUESIT, NENPUNESIT, PUNEMARRESIT, PERSONAT E LIDHUR, AGJENTET, KONTRAKTORET DHE LICENSUESIT NE LIDHJE ME ÇDO PRETENDIM TE NGRITUR SI PASOJE E SHKELJES SE KESAJ KONTRATE NGA ANA JUAJ, PERDORIMI JUAJ I SHERBIMIT, OSE ÇDO VEPRIMI I NDERMARRE NGA APPLE SI PJESE E HETIMIT TE SAJ NE LIDHJE ME NJE SHKELJE TE DYSHUAR TE KESAJ KONTRATE, OSE SI PASOJE E ZBULIMIT OSE TE VENDIMIT QE KA NDODHUR SHKELJE E KESAJ KONTRATE. KJO DO TE THOTE SE JU NUK MUND TE NGRINI PADI OSE TE KERKONI DEMSHPERBLIM NGA APPLE, DREJTUESIT, NENPUNESIT, PUNEMARRESIT, FILIALET, AGJENTET, KONTRAKTORET DHE TE LICENCENSUESIT MBI BAZEN E VENDIMIT PER TE HEQUR OSE REFUZUAR PERPUNIMIN E TE DHENAVE OSE PERMBAJTJES, PER T’JU PARALAJMERUAR, PER TE PEZULLUAR OSE NDERPRERE HYRJEN TUAJ NE SHERBIM, OSE PER TE NDERMERRNI ÇDO VEPRIM TJETER GJATE HETIMIT TE SHKELJES SE DYSHUAR OSE SI REZULTAT I KONKLUZIONIT TE APPLE SE NJE SHKELJE E KESAJ KONTRATE KA NDODHUR. KJO DISPOZITE DHE HEQJES DORE DHE ZHDEMTIMIT ZBATOHET PER TE GJITHA SHKELJET TE PERSHKRUA, QE REZULTOJNE PREJ OSE JANE PARASHIKUA NGA KJO KONTRATE.

NDRYSHIMET

Apple ruan të drejtën që të ndryshojë këtë Kontratë në çdo kohë dhe të vendosë kushte dhe afate të reja ose shtesë në lidhje me përdorimin e Shërbimit nga ana juaj. Këto ndryshime dhe kushte dhe afate shtesë do të hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të trupëzohen në këtë Kontratë. Vazhdimi i përdorimit të Shërbimit nga ana juaj do të nënkuptojë pranimin e tyre.

TE NDRYSHME

Kjo Kontratë përbën kontratën e plotë mes jush dhe Apple dhe rregullon përdorimin e Shërbimit nga ana juaj, duke tejkaluar të gjitha kontratat e mëparshme mes jush dhe Apple në lidhje me Shërbimin. Gjithashtu, ju mund të jeni objekt i kushteve dhe detyrimeve shtesë që mund të zbatohen nëse përdorni shërbime të lidhura, materiale të palëve të treta, softëare i palëve të treta. Në qoftë se një pjesë e kësaj Kontratë behet e pavlefshme ose e pa zbatueshme, ajo pjesë do të interpretohet në një mënyrë që përputhet me ligjin e zbatueshëm për të reflektuar, sa më pranë që të jetë e mundur, qëllimin fillestar të palëve, dhe pjesa e mbetur do të qëndrojë në fuqi dhe do të kete efekt të plotë. Mosushtrimi nga Apple i ndonjë të drejte ose dispozite të kësaj Kontratë nuk do të konsiderohet si heqje dorë nga kjo dispozitë ose ndonjë dispozitë tjetër. Apple nuk do të mbajë përgjegjësi për mospërmbushjen e detyrimeve për shkaqe jashtë kontrollit të saj.

Shërbimi funksionon nga Apple në zyrat e saj në Shtetet e Bashkuara. Ju bini dakord të veproni në përputhje me të gjitha ligjet, statutet, urdhëresat, rregulloret lokale, shtetërore, federale, dhe ligjet kombëtare që zbatohen për përdorimin e Shërbimit. Të gjitha transaksionet në Shërbim rregullohen nga ligji i Kalifornisë, pa i dhënë asnjë efekt dispozitave të konfliktit të ligjeve. Përdorimi juaj i shërbimit mund të jetë gjithashtu objekt i ligjeve të tjera. Ju jeni dakord shprehimisht se juridiksioni ekskluziv për çdo pretendim ose mosmarrëveshje me Apple ose të lidhura në ndonjë mënyrë me përdorimin e Shërbimit është gjykata e shtetit të Kalifornisë. Risku për humbjen dhe titujt për të gjitha transaksionet e dorëzuara në mënyrë elektronike kalon nga blerësi në Kaliforni në momentin e transmetimit elektronik te marrësi. Asnjë punëmarrës ose agjent i Apple nuk ka të drejtë të ndryshojë këtë Kontratë.

Apple mund të dërgojë njoftime në lidhje me Shërbimin duke dërguar një email në adresën e email-it të lidhur me Llogarinë tuaj ose nëpërmjet postës në adresën postare të Llogarisë tuaj, ose duke postuar në Shërbim. Njoftimi do të ketë efekt të menjëhershëm.

Apple ruan të drejtën të ndërmarrë hapa që Apple beson se janë të nevojshme ose të përshtatshme për të zbatuar dhe/ose verifikuar përputhshmërinë me çfarëdo pjese të kësaj Kontrate. Ju bini dakord se Apple ka të drejtë, pa asnjë përgjegjësi ndaj jush, tu përhapë çdo të Dhënë të Regjistrimit dhe/ose të dhënat e Llogarisë autoriteteve të zbatimit të ligjit, zyrtarëve shtetërorë, dhe/ose palëve të treta, nëse Apple gjykon se është e nevojshme dhe e përshtatshme për të zbatuar dhe/ose verifikuar përmbushjen e çfarëdo pjese të kësaj Kontrate (duke përfshirë por pa u kufizuar në të drejtën e Apple për të bashkëpunuar me çfarëdo procesi ligjor të lidhur me përdorimin Shërbimit nga ana juaj dhe/ose produktet, dhe/ose pretendimet e palëve të treta se përdorimi Shërbimit nga ana juaj dhe/ose produkteve është i paligjshëm dhe/ose shkel të drejtat e kësaj pale të tretë).

Përditësim i fundit më: 15 shtator 2013