Kushtet e përgjithshme të Shërbimeve multimedia të Apple

Këto kushte të përgjithshme përbëjnë një kontratë midis jush dhe Apple (në vijim Kontrata). Lexojeni me kujdes Kontratën. Për të konfirmuar se e keni kuptuar dhe e pranoni Kontratën, klikoni Pranoj.

A. PREZANTIMI I SHËRBIMEVE TONA

Kjo Kontratë rregullon përdorimin e shërbimeve të Apple (në vijim Shërbimet) nga ana juaj, përmes së cilave mund të blini, përfitoni, licensoni, merrni me qira ose të pajtoheni në përmbajtje, aplikacione (siç përcaktohet më poshtë) dhe shërbime të tjera brenda aplikacioneve (kolektivisht, Përmbajtja). Përmbajtja mund të ofrohet përmes Shërbimeve nga “Apple” ose një palë e tretë. Shërbimet tona disponohen për përdorim në shtetin apo territorin ku banoni (në vijim Shteti i banimit). Kur krijoni një llogari për të përdorur Shërbimet në një shtet apo territor të caktuar, ju e specifikoni shtetin apo territorin në fjalë si Shtetin tuaj të banimit. Për të përdorur Shërbimet tona, ju nevojitet një harduer dhe softuer i përshtatshëm (rekomandohet dhe ndonjëherë nevojitet versioni më i fundit) dhe hyrja në internet (mund të ketë tarifa). Këta faktorë ndikojnë në cilësinë e Shërbimeve tona.

B. PËRDORIMI I SHËRBIMEVE TONA

PAGESAT, TAKSAT DHE RIMBURSIMET

Përmbajtja në Shërbimet tona mund të përfitohet falas ose kundrejt pagese, secili rast përcaktohet si Transaksion. Çdo Transaksion përbën kontratë elektronike midis jush dhe Apple, dheose jush dhe subjektit që ofron Përmbajtjen në Shërbimet tona. Sidoqoftë, nëse jeni klient i Apple Distribution International Ltd., Apple Distribution International Ltd. është tregtari i regjistruar për Përmbajtjen që ju përfitoni nga disa Shërbime (p.sh. “Apple Books”, “App Stores”, etj.), siç paraqiten në faqen e produktit dheapo gjatë procesit të blerjes së Shërbimit në fjalë. Në këtë rast, ju e përfitoni Përmbajtjen nga Apple Distribution International Ltd., e cila është e licensuar nga Ofruesi i përmbajtjes (p.sh. Ofruesi i aplikacionit (siç përcaktohet më poshtë), botuesi i librit etj.). Kur kryeni Transaksionin tuaj të parë, do t'ju kërkojmë të zgjidhni sa shpesh duhet t'jua kërkojmë fjalëkalimin për Transaksionet e ardhshme. Nëse aktivizoni Identifikimin me prekje për Transaksionet, do t'ju kërkojmë të autentikoni të gjitha Transaksionet me shenjën e gishtit tuaj, dhe në rast se aktivizoni Identifikimin me fytyrë për Transaksionet, do t’ju kërkojmë të autentikoni të gjitha Transaksionet duke përdorur njohjen e fytyrës. Menaxhoni cilësimet e fjalëkalimit tuaj në çdo moment duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme httpssupport.apple.comHT204030. Apple do të debitojë mënyrën tuaj të përzgjedhur të pagesës (p.sh. kartën e kreditit, kartën e debitit, kartënkodin e dhuratave ose mënyra të tjera të disponueshme në Shtetin tuaj të banimit) për çdo Transaksion me pagesë, duke përfshirë taksat përkatëse. Në rast se keni shtuar edhe atë në “Apple Wallet” tuaj, “Apple” mund të debitojë mënyrën tuaj të përzgjedhur të pagesës në “Apple Wallet” duke përdorur “Apple Pay”. Nëse për çfarëdo arsye, e kemi të pamundur të debitojmë mënyrën tuaj të përzgjedhur të pagesës (p.sh. skadim ose fonde të pamjaftueshme), ju vazhdoni të jeni përgjegjës për çdo shumë të pagrumbulluar, dhe ne do të përpiqemi të tarifojmë sërish mënyrën e pagesës me përditësimin tuaj të informacionit të metodës së pagesës. Nëse porositni paraprakisht Përmbajtje, do të debitoheni pasi Përmbajtja t'ju jetë dorëzuar (përveçse kur e anuloni përpara se Përmbajtja të jetë e disponueshme). Në përputhje me ligjin vendas, “Apple” mund të përditësojë informacionin në lidhje me mënyrën tuaj të përzgjedhur të pagesës nëse ky informacion është dhënë nga institucioni juaj financiar. Për hollësi se si faturohen Transaksionet, vizitoni httpsupport.apple.comHT5582. Të gjitha Transaksionet janë përfundimtare. Çmimet e Përmbajtjes mund të ndryshojnë në çdo kohë. Nëse ka probleme teknike që pengojnë apo vonojnë pa arsye dorëzimin e Përmbajtjes, zgjidhja ekskluzive dhe e vetme për ju është ose zëvendësimi i Përmbajtjes, ose rimbursimi i çmimit të paguar, siç përcaktohet nga Apple. Herë pas here, Apple mund të refuzojë kërkesën për rimbursim nëse evidentojmë prova mashtrimi, abuzimi me procedurën e rimbursimit apo veprime të tjera manipulimi që i japin të drejtë Apple të ngrejë kundërpretendimin përkatës. Kushtet në lidhje me Fondet në dyqan dhe kartatkodet e dhuratave gjenden këtu httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesgiftcards.

LLOGARIA

Identifikuesi në Apple mund t’ju nevojitet që të mund të përdorni Shërbimet tona dhe të hapni Përmbajtjen tuaj. Identifikuesi në Apple është llogaria që përdorni nëpër ekosistemin e Apple. Përdorimi i “Game Center” i nënshtrohet kësaj Kontrate dhe gjithshtu ka nevojë për një llogari në “Game Center”. Llogaria juaj është e rëndësishme dhe është përgjegjësia juaj të ruani konfidencialitetin dhe sigurinë e saj. Apple nuk mban përgjegjësi për humbjet që mund të lindin nga përdorimi i paautorizuar i llogarisë suaj. Kontaktoni Apple nëse keni dyshime se llogaria juaj mund të jetë cenuar.

Duhet të jeni së paku 13 vjeç (apo mosha minimale përkatëse për Shtetin tuaj të banimit, siç përcaktohet në procesin e regjistrimit) për të krijuar një llogari dhe përdorur Shërbimet tona. Identifikuesit në Apple për persona nën këtë moshë mund të krijohen nga prindi apo kujdestari i ligjshëm me anë të Family Sharing apo nga një institucion arsimor i miratuar.

PRIVATËSIA

Përdorimi i Shërbimeve tona nga ana juaj i nënshtrohet Politikës së privatësisë së Apple, të cilën mund ta gjeni në httpswww.apple.comlegalprivacy.

RREGULLAT E PËRDORIMIT TË SHËRBIMEVE DHE PËRMBAJTJES

Përdorimi i Shërbimeve dhe i Përmbajtjes nga ana juaj duhet të ndjekë rregullat e përcaktuara në këtë seksion (në vijim Rregullat e përdorimit). Çdo përdorim tjetër i Shërbimeve dhe i Përmbajtjes përbën shkelje materiale të kësaj Kontrate. Apple mund të monitorojë përdorimin e Shërbimeve dhe të Përmbajtjes nga ana juaj për t'u siguruar që po i ndiqni këto Rregulla të përdorimit.

Të gjitha shërbimet

- Shërbimet dhe Përmbajtja mund të përdoren nga ju vetëm për qëllime personale, jotregtare (përveç sa përcaktohet në seksionin Përmbajtje në 'App Store' më poshtë).

- Dorëzimi i Shërbimeve apo Përmbajtjes nga Apple nuk ju transferon asnjë të drejtë përdorimi tregtar ose promocional, as nuk u jep apo heq asnjë të drejtë zotëruesit përkatës të së drejtës së autorit.

- Përmbajtjen mund ta përdorni për deri në pesë identifikues të ndryshëm në Apple për secilën pajisje.

- Për çdo Shërbim, ju mund të përdorni njëkohësish deri në 10 pajisje (por vetëm një maksimum prej 5 kompjuterë) të regjistruar me Identifikuesin tuaj në Apple, edhe pse transmetimet apo shkarkimet e njëkohshme të Përmbajtjes mund të limitohen në një numër më të vogël pajisjesh, siç përcaktohet në vijim nën përmbajtjen e Apple Music dhe Apple TV. Gjithashtu, çdo kompjuter duhet të autorizohet duke përdorur të njëjtën Identifikues në Apple (për të mësuar më shumë për autorizimin e kompjuterit, vizitoni httpssupport.apple.comHT201251). Pajisjet mund të lidhen me një Identifikues të ndryshëm në Apple çdo 90 ditë.

- Ndalohet manipulimi i numërimit të luajtjes, shkarkimeve, vlerësimeve apo komenteve — si (i) përmes përdorimit të robotëve, skripteve apo proceseve të automatizuara; apo (ii) përmes sigurimit apo pranimit të çfarëdolloj kompensimi apo dëmshpërblimi.

- Është përgjegjësia juaj të mos e humbisni, shkatërroni apo dëmtoni Përmbajtjen pas shkarkimit. Ju inkurajojmë të ruani periodikisht diku kopje rezervë të Përmbajtjes.

- Nuk lejohet të modifikoni apo anashkaloni teknologjitë e sigurisë që përfshihen në Shërbimet.

- Shërbimet tona mund t'i hapni vetëm me anë të softuerit të Apple dhe nuk ju lejohet të modifikoni apo të përdorni versione të modifikuara të këtyre softuerëve.

- Përmbajtja e videos kërkon lidhje HDCP.

Shitjet dhe Dhëniet me qera të Përmbajtjes Audio dhe Video

- Mund të përdorni Përmbajtje pa të drejta menaxhimi dixhital (DRM)në një numër të arsyeshëm pajisjesh të pështatshme që i keni në pronësi apo nën kontroll. Përmbajtja e mbrojtur me DRM mund të përdoret deri në pesë kompjuterë dhe në cilatdo pajisje që sinkronizoni me këta kompjuterë.

- Marrja me qira e Përmbajtjes mund të shikohen në një pajisje të vetme me radhë dhe duhet të luhet brenda 30 ditëve, si dhe të përfundohet brenda 48 orëve nga nisja e luajtjes (ndalimi, pushimi apo rinisja nuk e shtyn këtë periudhë).

- Mund të digjni deri në shtatë herë në disk një listë për luajtje me muzikë të blerë; ky kufizim nuk vlen për Përmbajtjet pa DRM). Përmbajtjet e tjera mund të mos regjistrohen në disk.

Përmbajtja në App Store

- Termi Aplikacion përfshin aplikacione dhe "App Clips" për çdo platformë dheose sistem operativ “Apple”, përfshi blerjet brenda aplikacionit, modulet (si p.sh. tastiera), ngjitëset dhe pajtimet që disponohen brenda aplikacioneve dhe "App Clips".

- Aplikacionet mund t'i përdorni në çdo pajisje që zotëroni apo kontrolloni.

- Personat që veprojnë për llogari të një ndërmarrjeje tregtare, organizate qeveritare apo institucioni arsimor (në vijim Ndërmarrje) mund të shkarkojnë dhe sinkronizojnë Aplikacione jo-Arcade për përdorim si (i) një individ i vetëm në një a më shumë pajisje në pronësi apo nën kontrollin e Ndërmarrjes; ose si (ii) disa individë në një pajisje të vetme të bashkëndarë në pronësinë apo nën kontrollin e Ndërmarrjes. Për arsye transparence, nevojitet një licensë e posaçme për çdo pajisje që përdoret në seri apo kolektivisht nga disa përdorues.

Apple Music

- Anëtarësia individuale në Apple Music ju lejon të transmetoni në një pajisje për rast; Anëtarësia familjare ju lejon ju ose anëtarët e familjes tuaj që të transmetoni deri në gjashtë pajisje njëherësh.

“Apple Arcade”

- Aplikacionet “Apple Arcade” mund vetëm të shkarkohen, ose rishkarkohen, me një provë ose pajtim të vlefshëm në “Apple Arcade”.

- Në rast se pajtimi juaj përfundon, Aplikacionet e shkarkuara përmes “Apple Arcade” nuk do të jenë më të aksesueshëm për ju.

Përmbajtja “Apple TV”

- Për shumicën e kanaleve, ju mund të transmetoni Përmbajtjen deri në tre pajisje njëkohësisht.

- Mësoni më shumë rreth “Rregullave të Përdorimit të Përmbajtjes 'Apple TV'” në httpssupport.apple.comHT210074.

SHKARKIME

- Ju mund të kufizoheni në sasinë e Përmbajtjes që mund të shkarkoni dhe disa prej Përmbajtjeve të shkarkuara mund t’u përfundojë afati pas një periudhe kohore të caktuar nga koha kur janë shkarkuar ose pasi luhen për herë të parë. Përmbajtje të caktuara mund të mos jenë fare të disponueshme për shkarkim.

RISHKARKIMET

Përmbajtjet e marra më herët mund t'i rishkarkoni (në vijim Rishkarkim) në pajisjet tuaja që janë të identifikuara me të njëjtin identifikues në Apple (në vijim Pajisjet e lidhura). Llojet e Përmbajtjes që lejohen për Rishkarkim në Shtetin tuaj të banimit mund t'i shihni në adresën httpssupport.apple.com HT204632. Përmbajtja mund të mos disponohet për Rishkarkim nëse Përmbajtja nuk ofrohet më në Shërbimet tona.

PAJTIMET

Shërbimet dhe disa Aplikacione të caktuara mund t'ju lejojnë të blini të drejtë hyrjeje në Përmbajtje apo shërbime me pajtim (në vijim Pajtime me pagesë). Pajtimet me pagesë rinovohen automatikisht derisa të anulohen në seksionin Menaxhimi i pajtimeve te cilësimet e llogarisë suaj. Për të mësuar më shumë rreth anulimit të pajtimeve tuaja, vizitoni httpssupport.apple.comHT202039. Do t'ju njoftojmë nëse ka rritje çmimi të ndonjë Pajtimi me pagesë dhe, nëse nevojitet, do të kërkojmë miratimin tuaj për të vazhduar më tej. Do të debitoheni jo më vonë se 24 orë përpara fillimit të periudhës së fundit të Pajtimit me pagesë. Nëse mënyra juaj e pagesës nuk mund të tarifohet për çfarëdo arsye (si p.sh. skadim ose fonde të pamjaftueshme), dhe ju nuk e keni anuluar Pajtimin me pagesë, ju mbeteni përgjegjës për çdo shumë të pagrumbulluar dhe ne do të përpiqemi të tarifojmë mënyrën e pagesës kur ju të keni përditësuar informacionin e mënyrës së pagesës. Kjo mund të rezultojë në ndryshim të fillimit të Pajtimit tuaj të radhës me pagesë dhe mund të ndryshojë datën në të cilën ju faturoheni për secilën periudhë. Ne ruajmë të drejtën për të anuluar Pajtimin tuaj me Pagesë në rast se nuk mund të debitojmë me sukses mënyrën tuaj të pagesës për të rinovuar pajtimin tuaj. Pajtime të caktuara me pagesë mund të ofrojnë periudhë prove përpara debitimit të mënyrës suaj të pagesës. Nëse vendosni të shpajtoheni nga një Pajtim me pagesë përpara se të fillojmë debitimin e mënyrës suaj të pagesës, anulojeni pajtimin të paktën 24 orë përpara përfundimit të provës falas.

Nëse filloni një periudhë prove falas në një Pajtim me pagesë të ofruar nga Apple si ofrues i Përmbajtjes (një Pajtim me pagesë në 'Apple') dhe e anuloni përpara se të përfundojë, ju nuk do të mund ta riaktivizoni periudhën provë falas.

Periudhat provë apo ofertat falas në Pajtimet me pagesë në Apple, me përjashtim të iCloud, nuk mund të kombinohen me asnjë periudhë provë apo ofertë të Apple One. Nëse jeni në një periudhë prove apo ofertë falas për çdonjërën nga Pajtimet me pagesë në Apple dhe pajtoheni në Apple one, periudhë(at) apo oferta(t) tuaja falas nuk do të pezullohen edhe nëse mund të hyni në këtë Pajtim(e) me pagesë në Apple përmes pajtimit tuaj në Apple One. Ju pranoni se periudha provë apo oferta falas për ju mund të skadojë ndërkohë që jeni një Pajtues me pagesë në Apple One dhe Apple nuk ka asnjë detyrim të rivendosë, rimbursojë, apo në të kundërt t’ju kompensojë për asnjë kohëzgjatje të periudhës provë apo ofertës falas.

Pas përfundimit të Pajtimit tuaj me pagesë në secilën prej Shërbimeve, ju nuk do të keni më hyrje në asnjë nga funksionet apo Përmbajtjet e atij Shërbimi që kërkon një Pajtim me pagesë.

PËRMBAJTJA DHE DISPONUESHMËRIA E SHËRBIMIT

Kushtet e përmendura në këtë Kontratë që lidhen me Shërbimet, llojet e Përmbajtjes, veçoritë ose funksionet që nuk disponohen në Shtetin tuaj të banimit nuk vlejnë për ju, përveç nëse do të jenë të disponueshme edhe për ju. Për të parë llojet e Përmbajtjes së disponueshme për ju në Shtetin tuaj të banimit, shkoni te Shërbimet ose vizitoni httpssupport.apple.com HT204411. Shërbime dhe Përmbajtje të caktuara që janë të disponueshme për ju në Shtetin tuaj të Banimit, mund të mos jenë të disponueshme kur udhëtoni jashtë Shtetit tuaj të Banimit.

PAJISJE TË PALËS SË TRETË

Nëse i përdorni Shërbimet tona në pajisje jo të markës Apple, mund të mos i hapni dot të gjitha veçoritë ose llojet e Përmbajtjes. Kushtet e kësaj Kontrate në lidhje me veçori apo lloje të padisponueshme të Përmbajtjes nuk vlejnë për rastin tuaj. Nëse zgjidhni më vonë t'i hapni Shërbimet tona nga një pajisje e markës Apple, bini njëherësh dakord se të gjitha kushtet e kësaj Kontrate do të vlejnë për përdorimin e pajisjes në fjalë nga ana juaj. Përpos kësaj, Shërbime të caktuara mund t'ju kërkojnë, udhëzojnë, apo sugjerojnë të përdorni pajisje të palës së tretë në disa rrethana dheose aktivitete të caktuara; një përdorim i tillë i nënshtrohet kushteve të përgjithshme të pajisjes në fjalë dhe duhet të kryhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit përkatës.

C. DORËZIMET TUAJA NË SHËRBIMET TONA

Shërbimet tona mund t'ju lejojnë dorëzimin ose publikimin e materialeve të tilla si komente, vlerësime dhe recensa, figura, video dhe transmetime (ku përfshihen edhe metadatat dhe ilustrimet shoqëruese). Përdorimi i këtyre veçorive nga ana juaj duhet të pajtohet me Udhëzimet për dorëzimin më poshtë, të cilat përditësohen herë pas here. Nëse shihni materiale që nuk pajtohen me udhëzimet për dorëzimin, përdorni veçorinë Raporto një shqetësim. Me anë të këtij dokumenti, ju i jepni Apple licensë mbarëbotërore, pa detyrime ndaj jush, të përhershme dhe joekskluzive për të përdorur materialet që dorëzoni brenda Shërbimeve dhe marketingut përkatës, dhe qëllimeve të brendshme të “Apple”. Apple mund të monitorojë dhe të vendosë nëse duhet të heqë apo modifikojë materialet e dorëzuara.

Udhëzimet për dorëzimin Nuk lejohet t'i përdorni Shërbimet

- për të publikuar materiale për të cilat (i) nuk keni leje, të drejta apo licensë përdorimi, apo (ii) shkelin të drejta të një pale të tretë;

- për të publikuar përmbajtje të pakëndshme, fyese, të paligjshme, mashtruese, të pasaktë apo të dëmshme;

- për të publikuar informacione personale, private ose konfidenciale që u përkasin të tjerëve;

- për të kërkuar informacione personale nga të miturit;

- për t'u hequr apo shtirur për lidhjen tuaj me persona apo subjekte të tjera;

- për të publikuar apo transmetuar reklamime të padëshiruara, duke përfshirë këtu, por pa u kufizuar vetëm në to, materialet e pakërkuara apo të paautorizuara reklamuese, promocionale apo komunikatat;

- për të publikuar, modifikuar, apo hequr një vlerësim apo recensë në këmbim të një kompensimi apo shpërblimi çfarëdo.

- për të publikuar një vlerësim apo recensë të rreme;

- për të planifikuar apo për t'u përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtruese ose manipuluese.

D. FAMILY SHARING

Organizatori i një Familjeje (“Organizatori”) duhet të jetë 18 vjeç e lart dhe prind ose kujdestar i ligjshëm i anëtarëve të Familjes që janë nën moshën 13 vjeç apo nën moshën përkatëse minimale në Shtetin e tyre të banimit (siç përcaktohet në procesin e regjistrimit). Nevojitet pajisje Apple për hapjen e të gjitha veçorive të Family Sharing.

Purchase Sharing Veçoria Purchase Sharing e Family Sharing ju lejon të ndani Përmbajtje të kualifikuar ndërmjet deri në gjashtë anëtarë të një Familjeje. Organizatori fton anëtarët të marrin pjesë dhe bie dakord të paguajë për të gjitha Transaksionet e nisura nga anëtarët e Familjes. Mënyra e pagesës së Organizatorit përdoret për pagesën e çdo Transaksioni që niset nga anëtarët e Familjes (përveç nëse llogaria e anëtarit të Familjes ka fonde në dyqan, të cilat përdoren gjithnjë të parat). Anëtarët e Familjes veprojnë si agjentë të Organizatorit kur përdoret mënyra e pagesës së Organizatorit. Organizatori nëpërmjet këtij dokumenti bie dakord (1) të paguajë për këto Transaksione dhe (2) se Transaksionet e nisura nga anëtarët e Familjes janë të autorizuara. Organizatorët janë përgjegjës për të qenë në pajtim me kontratën e mënyrës së tyre të pagesës dhe marrin përsipër të gjitha rreziqet përkatëse të bashkëndarjes së të drejtës së hyrjes në mënyrën e pagesës me anëtarët e tjerë të Familjes. Kuponi ose fatura për çdo Transaksion të anëtarëve të Familjes i dërgohet anëtarit të Familjes që e nisi transaksionin dhe Organizatorit.

Kërkesa për blerje Kërkesa për blerje është një veçori praktike që i lejon Organizatorit të miratojë Transaksione të nisura nga një anëtar i Familjes nën moshën 18 vjeç (ose nën moshën madhore ekuivalente në Shtetin tuaj të banimit). Organizatori duhet të jetë prind ose kujdestar i ligjshëm i cilitdo anëtari të Familjes për të cilin është aktivizuar veçoria Kërkesë për blerje. Përmbajtja e bashkëndarë nga anëtarët e Familjes ose të marra nëpërmjet kodeve të përmbajtjes mund të mos i nënshtrohen veçorisë Kërkesë për blerje.

Ndryshimet në anëtarët e Familjes Kur një anëtar i Familjes largohet ose hiqet nga Familja, anëtarët e mbetur të Familjes nuk do të kenë më mundësi të hapin Përmbajtjen e anëtarit të mëparshëm të Familjes, duke përfshirë këtu Përmbajtjen e marrë nëpërmjet mënyrës së pagesës së Organizatorit.

Rregullat për Family Sharing Ju mund t'i përkisni vetëm një Familjeje dhe mund të ndryshoni Familje jo më shumë se dy herë në vit. Identifikuesin në Apple që lidhni me një Familje mund ta ndryshoni jo më shumë se një herë çdo 90 ditë. Të gjithë anëtarët e Familjes duhet të kenë të njëjtin Shtet banimi. Jo të gjitha Përmbajtjet, duke përfshirë blerjet brenda aplikacioneve, pajtimet dhe disa aplikacione të blera më parë, kualifikohen për Purchase Sharing. Pajtimet Apple TV+, Apple TV Channels, Apple One Family, Apple One Premier, Apple Music Family “Apple Arcade” dhe “Apple News+” dhe "Apple Fitness+" aktivizohen automatikisht për Family Sharing. Pajtimet e ndara nga një Familje mund t’i nënshtrohen kufizimeve mbi përdorimin e Përmbajtjes në bazë të një pajtimi.

E. VEÇORITË E REKOMANDIMIT TË PERSONALIZUAR

Shërbimet mund t'ju rekomandojnë Përmbajtje në bazë të shkarkimeve, blerjeve dhe aktiviteteve tuaja të tjera. Mund të çregjistroheni nga marrja e këtyre rekomandimeve të personalizuara për disa Shërbime te cilësimet e llogarisë suaj.

Disa veçori rekomandimi mund të kërkojnë lejen tuaj përpara se të aktivizohen. Nëse i aktivizoni këto veçori, do t'ju kërkohet t'i jepni leje Apple të mbledhë dhe ruajë të dhëna të caktuara, ku përfshihen, por pa u kufizuar vetëm në to, të dhënat rreth veprimeve, vendndodhjes dhe përdorimit të pajisjes tuaj. Lexojeni me kujdes informacionin që paraqitet kur aktivizoni këto veçori.

F. KUSHTE TË TJERA TË ITUNES STORE

ABONEJA SEZONALE DHE ABONEJA SHUMËFISHE

Aboneja mundëson blerjen dhe marrjen e Përmbajtjes televizive në çastin që disponohet. Aboneja sezonale vlen për Përmbajtje televizive që kanë një numër të kufizuar episodesh për sezon; Aboneja shumëfishe vlen për Përmbajtje televizive që disponohet në vijimësi. Çmimi i plotë i një Aboneje sezonale ose Aboneje shumëfishe debitohet në çastin e kryerjes së Transaksionit. Përmbajtja e Abonesë sezonale ose e Abonesë shumëfishe disponohet për shkarkim deri në 90 ditë pas qarkullimit të episodit të fundit. Nëse keni zgjedhur rinovimin automatik kur merrni Abone shumëfishe, do të debitoheni me çmimin e plotë të çdo cikli vijues të Abonesë shumëfishe. Rinovimin automatik mund ta çaktivizoni të paktën 24 orë përpara se të fillojë cikli i radhës i Abonesë shumëfishe te cilësimet e llogarisë suaj. Nëse një ofrues Përmbajtjeje i dorëzon Apple më pak episode televizive se ç'planifikohej kur bletë Abonenë sezonale, ne do t'i kreditojmë identifikuesit tuaj në Apple vlerën e çmimit me pakicë të numrit të episodeve që nuk i janë dhënë Apple.

G. KUSHTE TË TJERA TË APP STORE (ME PËRJASHTIM TË APLIKACIONEVE “APPLE ARCADE”)

LICENSA E PËRMBAJTJES SË APP STORE

Licensat e aplikacioneve ju ofrohen nga Apple apo nga zhvillues të tretë (në vijim Ofrues aplikacionesh). Nëse jeni klient i Apple Distribution International Ltd., tregtari i regjistruar është Apple Distribution International Ltd., që do të thotë se licensën e Aplikacionit e blini nga Apple Distribution International Ltd., por aplikacioni licensohet nga Ofruesi i aplikacionit. Aplikacioni i licensuar nga Apple është Aplikacion i 'Apple'; Aplikacioni i licensuar nga një Ofrues aplikacionesh është Aplikacion pale të tretë. Apple vepron si agjent për Ofruesit e aplikacioneve duke iu mundësuar atyre App Store dhe nuk është palë në kontratat e blerjes apo në marrëveshjen e përdoruesit midis jush dhe Ofruesit të aplikacioneve. Çdo Aplikacion që blini rregullohet nga marrëveshja e licensës së përdoruesit fundor për Aplikacionin e licensuar (në vijim MLPF standarde) të përcaktuar më poshtë, përveç nëse Apple apo Ofruesi i aplikacionit ofron një marrëveshje license që i mbivendoset (në vijim MLPF e posaçme). Ofruesi i aplikacionit të një Aplikacioni pale të tretë është i vetmi përgjegjës për përmbajtjen, garancitë dhe pretendimet që mund të keni në lidhje me Aplikacionin e palës së tretë. Ju pranoni dhe bini dakord se Apple është palë e tretë përfituese e MLPF-së standarde ose e MLPF-së së posaçme për çdo Aplikacion pale të tretë dhe kësisoj mund të imponojë zbatimin e një marrëveshjeje të tillë. Aplikacione të caktuara, si p.sh. aplikacionet e ngjitëseve ose iMessage, mund të mos shfaqen në pedanën e pajisjes por mund të hapen dhe përdoren në sirtarin e aplikacionit Messages.

BLERJE BRENDA APLIKACIONEVE

Aplikacionet mund të ofrojnë përmbajtje, shërbime ose funksione për përdorim brenda tyre (në vijim Blerje brenda aplikacionit). Blerjet brenda aplikacionit të cilat konsumohen gjatë përdorimit të Aplikacionit (p.sh. gurë të çmuar virtualë), nuk mund të transferohen midis pajisjeve dhe mund të shkarkohen vetëm një herë. Duhet të autentikoni llogarinë tuaj përpara se të bëni Blerje brenda aplikacionit - veçmas autentikimit për të marrë Përmbajtje tjetër - duke dhënë fjalëkalimin ose duke përdorur Identifikimin me prekje ose Identifikimin me fytyrë. Do të mund të bëni Blerje të tjera brenda aplikacionit për pesëmbëdhjetë minuta pa u riautentikuar, përveç nëse na keni kërkuar t'ju pyesim për fjalëkalimin për çdo blerje ose nëse keni aktivizuar Identifikimin me prekje ose Identifikimin me fytyrë. Mundësinë për të bërë Blerje brenda aplikacionit mund ta çaktivizoni duke ndjekur këto udhëzime httpssupport.apple.comHT201304.

MIRËMBAJTJA DHE MBËSHTETJA PËR APLIKACIONET

Apple është përgjegjëse për ofrimin e mirëmbajtjes dhe të mbështetjes vetëm për Aplikacionet e Apple ose sipas kërkesave të ligjeve në fuqi. Ofruesit e aplikacioneve janë përgjegjës për ofrimin e mirëmbajtjes dhe të mbështetjes për Aplikacionet e palëve të treta.

PAKETA ME APLIKACIONE

Disa Aplikacione mund të shiten së bashku si paketë (“Paketë me Aplikacione”). Çmimi i shfaqur me një Paketë me Aplikacione është çmimi që do t’ju debitohet pas blerjes së Paketës me Aplikacione. Çmimi i Paketës me Aplikacione mund të reduktohet në llogari për Aplikacione që ju i keni blerë ose marrë tashmë, por mund të përmbajë një pagesë minimale për të plotësuar Paketën me Aplikacione.

MARRËVESHJA E LICENSËS SË PËRDORUESIT FUNDOR PËR APLIKACIONIN E LICENSUAR

Aplikacionet e ofruara nëpërmjet App Store ju jepen me licensë dhe nuk ju shiten. Licensa juaj për çdo Aplikacion i nënshtrohet pranimit nga ana juaj të kësaj marrëveshjeje license të përdoruesit fundor për aplikacionin e licensuar (MLPF standarde) ose një marrëveshje të posaçme license përdoruesi fundor midis jush dhe Ofruesit të aplikacionit (MLPF e posaçme), nëse ka të tillë. Licensa juaj për cilindo Aplikacion të Apple sipas kësaj MLPF-je standarde apo MLPF-je të posaçme jepet nga Apple dhe licensa juaj për Aplikacione pale të tretë sipas kësaj MLPF-je standarde apo MLPF-je të posaçme jepet nga Ofruesi i aplikacionit të Aplikacionit të palës së tretë në fjalë. Cilido Aplikacion që i nënshtrohet kësaj MLPF-je standarde përmendet në këtë dokument si Aplikacion i licensuar. Ofruesi i aplikacionit ose Apple sipas rastit (në vijim Licensuesi) ruan të gjitha të drejtat për Aplikacionin e licensuar të cilat nuk ju jepen shprehimisht sipas kësaj MLPF-je standarde.

a. Fushëveprimi i licensës Licensuesi ju jep një licensë të patransferueshme për të përdorur Aplikacionin e licensuar në cilindo produkt të markës Apple që zotëroni apo kontrolloni siç përcaktohet te Rregullat e përdorimit. Kushtet e kësaj MLPF-je standarde rregullojnë çdo përmbajtje, material apo shërbim që hapet apo blihet brenda Aplikacionit të licensuar, si dhe aktualizimet e ofruara nga Licensuesi që zëvendësojnë ose plotësojnë Aplikacionin e licensuar, përveç nëse një aktualizim i tillë shoqërohet nga një MLPF e posaçme. Përveç nga sa përcaktohet te Rregullat e përdorimit, nuk lejohet ta shpërndani apo ta ofroni Aplikacionin e licensuar përmes ndonjë rrjeti apo formash të tjera ku mund të përdoret nga disa pajisje njëherësh. Nuk lejohet ta transferoni, rishpërndani apo nënlicensoni Aplikacionin e licensuar dhe, nëse ia shitni Pajisjen Apple një pale të tretë, Aplikacionin e licensuar duhet ta hiqni më parë nga Pajisja Apple. Nuk lejohet ta kopjoni (përveç sa lejohet nga licensa dhe Rregullat e përdorimit), shprogramoni, zbërtheni, përpiqeni të zbuloni kodin burimor, modifikoni apo krijoni punë derivate të Aplikacionit të licensuar, përditësimeve apo pjesëve të tjera të tij (përveç dhe për sa këto kufizime ndalohen nga legjislacioni në fuqi apo deri në masën që mund të lejohen nga kushtet e licensimit që rregullojnë përdorimin e komponentëve me burim të hapur të përfshirë në Aplikacionin e licensuar).

b. Pranimi për Përdorimin e të dhënave Ju bini dakord që Licensuesi të mund të mbledhë dhe përdorë të dhënat teknike dhe informacione përkatëse - duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, informacionet teknike rreth pajisjes, sistemit dhe aplikacioneve softuerike, si dhe pjesëve periferike - që mblidhen në formë periodike për të lehtësuar ofrimin e përditësimeve të softuerit, mbështetjen ndaj produktit dhe shërbime të tjera ndaj jush (nëse ka) në lidhje me Aplikacionin e licensuar. Licensuesi mund ta përdorë këtë informacion, për sa kohë që është në një formë që nuk ju identifikon personalisht, për të përmirësuar produktet e tij ose për t'ju ofruar shërbimet dhe teknologjitë.

c. Përfundimi. Kjo MLPF standarde është në fuqi derisa të zgjidhet nga ana juaj apo nga Licensuesi. Të drejtat tuaja nën këtë MLPF standarde anulohen automatikisht nëse nuk pajtoheni me ndonjë nga kushtet e saj.

d. Shërbimet e jashtme. Aplikacioni i licensuar mund të aktivizojë të drejtën e hyrjes në shërbimet dhe faqet e Licensuesit dheose të palëve të treta (të gjitha bashkë dhe veç e veç, në vijim Shërbimet e jashtme). Ju bini dakord t'i përdorni Shërbimet e jashtme me rrezikun tuaj. Licensuesi nuk është përgjegjës për ekzaminimin apo vlerësimin e përmbajtjes apo të saktësisë së ndonjë Shërbimi të jashtëm pale të tretë dhe nuk mban përgjegjësi për Shërbime të tilla të jashtme të palëve të treta. Të dhënat e shfaqura nga Aplikacione të licensuara apo Shërbime të jashtme, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, informacionet financiare, mjekësore dhe të vendndodhjes, janë vetëm për qëllime informimi të përgjithshëm dhe nuk garantohen nga Licensuesi apo agjentët e tij. Nuk ju lejohet t'i përdorni Shërbimet e jashtme në forma që bien ndesh me kushtet e kësaj MLPF-je standarde ose që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të Licensuesit apo të ndonjë pale të tretë. Ju bini dakord të mos i përdorni Shërbimet e jashtme për të ngacmuar, abuzuar, përgjuar, kërcënuar apo përgojuar asnjë person apo subjekt, dhe se Licensuesi nuk mban përgjegjësi për përdorime të tilla. Shërbimet e jashtme mund të mos disponohen në të gjitha gjuhët apo në Shtetin tuaj të banimit dhe mund të mos jenë të përshtatshme apo të disponueshme për përdorim në një vendndodhje të caktuar. Për sa zgjidhni t'i përdorni këto Shërbime të jashtme, jeni përgjegjësi i vetëm për pajtueshmërinë me ligjet në fuqi. Licensuesi ruan të drejtën të ndryshojë, pezullojë, heqë, çaktivizojë ose imponojë ndalime apo kufizime të së drejtës të hyrjes për cilindo Shërbim të jashtëm në çdo kohë, pa ndonjë njoftim apo detyrim ndaj jush.

e. NUK KA GARANCI JU PRANONI DHE BINI SHPREHIMISHT DAKORD SE PËRDORIMI I APLIKACIONIT TË LICENSUAR ËSHTË ME RREZIKUN TUAJ. NË MASËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LEGJISLACIONI NË FUQI, APLIKACIONI I LICENSUAR DHE CILATDO SHËRBIME TË KRYERA APO TË OFRUARA NGA APLIKACIONI I LICENSUAR OFROHEN SIÇ JANË DHE SIÇ DISPONOHEN, ME TË GJITHA GABIMET DHE PA GARANCI TË ASNJË LLOJI, DHE LICENSUESI ME ANË TË KËTIJ DOKUMENTI MOHON CILËNDO GARANCI APO KUSHT PËR SA I PËRKET APLIKACIONIT TË LICENSUAR DHE NDONJË SHËRBIMI, QOFTË SHPREHIMISHT, TË NËNKUPTUAR APO ME LIGJ, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR VETËM NË TO, GARANCITË E NËNKUPTUARA DHEOSE KUSHTET E TREGTUESHMËRISË, TË CILËSISË SË KËNAQSHME, TË PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, TË SAKTËSISË, TË PËRJETIMIT TË QETË DHE TË MOSSHKELJES SË TË DREJTAVE TË PALËVE TË TRETA. ASNJË INFORMACION ME GOJË APO ME SHKRIM, AS NDONJË KËSHILLË E DHËNË NGA LICENSUESI APO PËRFAQËSUESI I TIJ I LICENSUAR NUK PËRBËN GARANCI. NËSE APLIKACIONET APO SHËRBIMET E LICENSUARA REZULTOJNË ME DEFEKT, JU MERRNI PËRSIPËR TË GJITHA SHPENZIMET E SHËRBIMIT, RIPARIMIT APO NDREQJES SË NEVOJSHME. DISA JURIDIKSIONE NUK E LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA APO KUFIZIMET MBI TË DREJTAT LIGJORE TË KLIENTIT, NDAJ PËRJASHTIMI DHE KUFIZIMET E MËSIPËRME MUND TË MOS VLEJNË PËR RASTIN TUAJ.

f. Kufizimi i përgjegjësisë. PËR SA NUK NDALOHET NGA LIGJI, LICENSUESI NË ASNJË RAST NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR LËNDIMET APO DËME RASTËSORE, TË POSAÇME, TËRTHORE APO SHKAKËSORE TË ÇFARËDO LLOJI, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR VETËM NË TO, DËMET PËR HUMBJE FITIMESH, HUMBJE TË DHËNASH, NDËRPRERJE TË AKTIVITETIT TREGTAR APO DËME DHE HUMBJE TË TJERA TË NATYRËS TREGTARE QË BUROJNË APO KANË LIDHJE ME APLIKACIONIN E LICENSUAR, SIDO QË TË JENË SHKAKTUAR, PAVARËSISHT INTERPRETIMIT TË PËRGJEGJËSISË (KONTRATË, DËMTIM APO TJETËR) EDHE NË RAST SE LICENSUESI ËSHTË KËSHILLUAR PËR MUNDËSINË E DËMEVE TË TILLA. DISA JURIDIKSIONE NUK E LEJOJNË KUFIZIMIN E PËRGJEGJËSISË PËR LËNDIME APO DËMTIMET RASTËSORE OSE SHKAKËSORE, NDAJ KY KUFIZIM MUND TË MOS VLEJË PËR RASTIN TUAJ. PËRGJEGJËSIA NË TËRËSI E LICENSUESIT NDAJ JUSH PËR DËME TË SHKAKTUARA (TË NDRYSHME NGA ÇFARË KËRKOHET NGA LEGJISLACIONI NË FUQI PËR RASTE LËNDIMI) NË ASNJË RAST NUK MUND TË TEJKALOJË SHUMËN E PESËDHJETË DOLLARËVE (50,00 DOLLARË AMERIKANË). KUFIZIMET E MËSIPËRME VLEJNË EDHE NË RAST SE KOMPENSIMI NUK ARRIN OBJEKTIVIN E TIJ THEMELOR.

g. Aplikacionin e licensuar nuk lejohet ta përdorni apo eksportoni a rieksportoni në forma të tjera përveç atyre të autorizuara nga legjislacioni i SHBA-së dhe ligjet e juridiksionit në të cilin është marrë Aplikacioni i licensuar. Në veçanti, por pa u kufizuar vetëm në to, Aplikacioni i licensuar nuk mund të eksportohet apo rieksportohet (a) drejt shteteve ndaj të cilave SHBA-ja ka vendosur embargo, apo (b) ndaj cilitdo që përmendet në listën e shtetasve me përcaktim të posaçëm të Departamentit të Thesarit të SHBA-së ose në listën e personave ose të subjekteve të refuzuara të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së. Me përdorimin e Aplikacionit të licensuar, ju deklaroni dhe garantoni njëherësh se nuk ndodheni në ndonjë shtet apo listë të tillë. Ju bini gjithashtu dakord të mos i përdorni këto produkte për qëllime të ndaluara nga legjislacioni i SHBA-së, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, zhvillimin, projektimin ose prodhimin e armëve bërthamore, raketore apo kimike a biologjike.

h. Aplikacioni i licensuar dhe dokumentacioni përkatës janë Artikuj tregtarë, siç termi përkufizohet në 48 C.F.R. §2.101, i përbërë nga softuer tregtar kompjuterik dhe dokumentacion për softuer tregtar kompjuterik, siç termat përdoren në 48 C.F.R. §12.212 ose 48 C.F.R. §227.7202, sipas rastit. Në përputhje me 48 C.F.R. §12.212 ose 48 C.F.R. §227.7202-1 deri në 227.7202-4, sipas rastit, softueri tregtar kompjuterik dhe dokumentacioni për softuer tregtar kompjuterik u licensohen përdoruesve fundorë të qeverisë së SHBA-së (a) vetëm si Artikuj tregtarë dhe (b) vetëm me ato të drejta që u jepen të gjithë përdoruesve të tjerë fundorë në përputhje me kushtet e përcaktuara në këtë dokument. Të drejtat e papublikuara të rezervuara sipas ligjeve të SHBA-së.

i. Përveç për sa përcaktohet shprehimisht në paragrafin e mëposhtëm, kjo Kontratë dhe marrëdhënia midis jush dhe Apple rregullohet nga ligjet e Shtetit të Kalifornisë, me përjashtim të dispozitave për përplasjen e ligjeve. Ju dhe Apple bini dakord t'i nënshtroheni juridiksionit personal dhe ekskluziv të gjykatave që ndodhen në kontenë e Santa-Klarës, Kaliforni, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo të pretendimeve që burojnë nga Kontrata. Nëse (a) nuk jeni shtetas i SHBA-së; (b) nuk banoni në SHBA; (c) nuk e përdorni Shërbimin nga SHBA-ja; dhe (d) jeni shtetas i një prej shteteve të përmendura më poshtë, nëpërmjet këtij dokumenti bini dakord se çdo mosmarrëveshje apo pretendim që buron nga kjo Kontratë do të rregullohet nga legjislacioni përkatës i përcaktuar më poshtë, pa marrë parasysh dispozitat e përplasjes së ligjeve, dhe me anë të këtij dokumenti pranoni pa kushte juridiksionin joekskluziv të gjykatave që ndodhen në shtetin, krahinën apo vendin e përcaktuar më poshtë legjislacioni i të cilëve mbizotëron

Nëse jeni shtetas i ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose Zvicrës, Norvegjisë apo Islandës, legjislacioni mbizotërues dhe gjyqësor do të jenë ligjet dhe gjykatat e vendbanimit tuaj të zakonshëm.

Nga zbatimi i kësaj Kontrate përjashtohet shprehimisht ligji i njohur si Konventa e OKB-së për shitjen ndërkombëtare të mallrave.

H. KUSHTE TË TJERA PËR PËRMBAJTJE TË CAKTUARA TË BLERA NGA PALË TË TRETA

Disa Përmbajtje të ofruara në Shërbime të caktuara blihen nga ana juaj nga ofrues të tretë të këtyre Përmbajtjejeve (siç shfaqet në faqen e produktit dheose gjatë procesit të blerjes së Përmbajtjes në fjalë), jo nga Apple. Për shembull, Përmbajtja e Apple Books blihet nga botues të librave, jo nga Apple. Në një rast të tillë, Apple vepron si agjent i ofruesit të Përmbajtjes për ofrimin e Përmbajtjes ndaj jush dhe prandaj Apple nuk është palë e Transaksionit midis jush dhe ofruesit të Përmbajtjes. Gjithsesi, nëse jeni klient i Apple Distribution International Ltd., Apple Distribution International Ltd. është tregtari i regjistruar për Përmbajtjen që blini nga Shërbime të caktuara (p.sh. Apple Books), por Përmbajtja në fjalë është e licensuar nga ofruesi i Përmbajtjes. Ofruesi i Përmbajtjes ruan të drejtën të imponojë kushtet e përdorimit në lidhje me këtë Përmbajtje. Ofruesi i Përmbajtjes është përgjegjësi i vetëm për Përmbajtje të tilla, për çdo garanci, për sa këto garanci nuk janë mohuar, dhe për çdo pretendim që mund të keni, ju apo ndonjë palë tjetër, ndaj Përmbajtjes në fjalë.

I. KUSHTE TË TJERA TË APPLE MUSIC

iCloud Music Library është një veçori e Apple Music që ju lejon të hapni këngët e gjetura apo të ngarkuara, kompilimet dhe videot muzikore që keni blerë nga Apple Music, iTunes Store apo burim tjetër (në vijim Përmbajtje e 'iCloud Music Library') në pajisjet tuaja që mbështesin Apple Music. iCloud Music Library aktivizohet automatikisht kur konfiguroni anëtarësimin në Apple Music. iCloud Music Library mbledh informacione rreth Përmbajtjes tuaj në iCloud Music Library. Ky informacion lidhet me identifikuesin tuaj në Apple dhe ballafaqohet me Përmbajtjen e iCloud Music Library që disponohet aktualisht në Apple Music. Përmbajtja e iCloud Music Library që nuk gjendet ngarkohet në serverët e iCloud Music Library të Apple (në formatin e përcaktuar nga Apple). Mund të ngarkoni deri në 100 000 këngë. Këngët e blera nga iTunes Store ose Apple Music nuk vlejnë në lidhje me këtë kufizim. Këngët që nuk plotësojnë kritere të caktuara (për shembull, skedarë tejet të mëdhenj) ose që nuk kanë autorizim për pajisjen tuaj, nuk kualifikohen për iCloud Music Library. Kur përdorni iCloud Music Library, Apple ruan evidenca të informacioneve tuaja, si p.sh. këngët që luani, ndaloni apo anashkaloni, pajisjet që përdorni dhe orën e kohëzgjatjen e luajtjes. Ju bini dakord ta përdorni iCloud Music Library vetëm për përmbajtje të blera në rrugë të ligjshme. iCloud Music Library ofrohet SIÇ ËSHTË dhe mund të përmbajë gabime apo pasaktësi. Të dhënat dhe informacionet tuaja duhet t'i ruani në kopje rezervë përpara se të përdorni iCloud Music Library. Nëse nuk jeni anëtar i Apple Music, duhet të blini një pajtim në iTunes Match, i cili u nënshtrohet kushteve të përcaktuara në këtë seksion. Kur anëtarësimi juaj në Apple Music përfundon, do të humbisni të drejtën për të hyrë në iCloud Music Library, përfshi këtu edhe te Përmbajtja e 'iCloud Music Library' që është ngarkuar në serverët e iCloud Music Library.

J. KUSHTE TË TJERA TË “APPLE FITNESS+”

Apple Fitness+ është vetëm për qëllime argëtimi dheose informimi dhe nuk ka për synim të ofrojë asnjë këshillë mjekësore. Ju duhet gjithmonë të kërkoni këshillën e një specialisti të kualifikuar të kujdesit shëndetësor në lidhje me (a) sigurinë dhe këshillueshmërinë e çdo veprimtarie të dhënë apo (b) sëmundjeje a simptomash specifike.

K. ANËTARËSIMI I OPERATORIT

Aty ku disponohet, mund t'ju ofrohet të blini një anëtarësim Shërbimi nga operatori i shërbimit wireless (një Anëtarësim i operatorit). Nëse blini një Anëtarësim të operatorit, operatori juaj është tregëtari i regjistruar, që do të thotë se ju e blini licensën e Shërbimit nga operatori juaj, i cili do t'ju faturojë për koston e anëtarësimit tuaj të Shërbimit, por Shërbimi ofrohet nga Apple. Marrëdhënia juaj e blerjes me operatorin rregullohet nga kushtet e përgjithshme të operatorit, jo nga kjo Kontratë, dhe çdo mosmarrëveshje për faturimin që lidhet me Anëtarësimin e operatorit duhet t'i drejtohet operatorit tuaj, jo Apple. Duke përdorur një Shërbim nëpërmjet një Anëtarësimi të operatorit, ju bini dakord që operatori juaj mund të shkëmbejë me Apple informacionin e llogarisë tuaj që keni me operatorin, numrin e telefonit dhe informacione të pajtimit, dhe se Apple mund ta përdori këtë informacion për të përcaktuar statusin e Anëtarisimit tuaj të operatorit.

L. KUSHTE TË PAKATEGORIZUARA QË VLEJNË PËR TË GJITHA SHËRBIMET

PËRKUFIZIMI I APPLE

Në varësi të Shtetit tuaj të banimit, Apple do të thotë

Apple Inc., me seli në One Apple Park Way, Cupertino, California, për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, përfshi Porto-Rikon;

Apple Canada Inc., me seli në 120 Bremner Blvd., Suite 1600, Toronto ON M5J 0A8, Canada për përdoruesit në Kanada;

Apple Services LATAM LLC me seli në 1 Alhambra Plaza, Ste 700 Coral Gables, Florida për përdoruesit në Meksikë, Amerikën Qendrore ose Jugore, apo në çdo shtet a territor të Karaibeve (duke përjashtuar Porto-Rikon);

iTunes K.K., me seli në Roppongi Hills, 6-10-1 Roppongi, Minato-ku, Tokyo 106-6140, Tokyo për përdoruesit në Japoni;

Apple Pty Limited, me seli në Level 3, 20 Martin Place, Sydney NSW 2000, Australia, për përdoruesit në Australi ose Zelandë të Re, duke përfshirë çdo territor dhe juridiksion përkatës; dhe

Apple Distribution International Ltd., me seli në Hollyhill Industrial Estate, Hollyhill, Cork, Republic of Ireland, në Irlandë, për të gjithë përdoruesit e tjerë.

NDRYSHIMET E KONTRATËS

Apple ruan të drejtën që në çdo kohë ta ndryshojë këtë kontratë dhe të shtojë kushte të reja ose të mëtejshme për përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj. Modifikime të tilla dhe kushte të tilla shtesë hyjnë në fuqi menjëherë dhe bëhen pjesë e kësaj Kontrate. Përdorimi i vazhduar i Shërbimeve nga ana juaj do të konsiderohet si pranim i tyre.

MATERIALET NGA PALË TË TRETA

Apple nuk mban përgjegjësi për materiale të palëve të treta që vijnë apo lidhen me Përmbajtjen ose Shërbimet.

PRONËSIA INTELEKTUALE

Ju bini dakord që Shërbimet, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, Përmbajtjen, grafikën, ndërfaqen e përdorimit, fragmentet zanore, fragmentet filmike, përmbajtjet e redaksisë dhe skriptet apo softuerët e përdorur për zbatimin e Shërbimeve, përmbajnë informacione të patentuara dhe materiale në pronësi të Apple dheose të licensuesve të saj, dhe mbrohen nga pronësia intelektuale dhe ligje të tjera, duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në të, të drejtën e autorit. Ju bini dakord të mos përdorni informacione apo materiale të tilla të patentuara në asnjë mënyrë tjetër përveç për nevojat e Shërbimeve për përdorime personale, jotregtare në pajtim me këtë Kontratë. Asnjë pjesë e Shërbimeve nuk lejohet të riprodhohet në asnjë formë apo mjet, përveç sa lejohet nga kjo Kontratë. Ju bini dakord të mos modifikoni, merrni a jepni me qira, shitni apo shpërndani Shërbimet apo Përmbajtjen në ndonjë mënyrë, dhe të mos shfrytëzoni Shërbimet në forma që nuk janë autorizuar shprehimisht.

Emri i Apple, stema e Apple, iTunes, iTunes Store, App Store, Apple Books, Apple Music, Apple TV, Apple TV+, Apple Arcade, Apple News, Apple News+, Apple One, Apple Podcasts, Apple Fitness+ dhe marka të tjera tregtare të Apple, marka shërbimi, grafikë dhe stema të përdorura në lidhje me Shërbimet janë marka tregtare ose marka të regjistruara tregtare të Apple në SHBA dhe shtete të tjera anembanë botës. Juve nuk jepet ndonjë e drejtë apo licensë për sa u përket këtyre markave tregtare.

E DREJTA E AUTORIT

Përveç nëse cilësohet ndryshe, Shërbimet dhe Përmbajtja e ofruar nga Apple janë © të Apple Inc dhe të filialeve të saj.

Nëse mendoni se ndonjë Përmbajtje që disponohet përmes Shërbimeve shkel ndonjë të drejtë autori të pretenduar nga ju, jeni të lutur të kontaktoni Apple në pikat e mëposhtme

- Aplikacione të Palëve të treta httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesappstorenotices

- Apple Books httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesapplebooksnotices

- Apple TV+ dhe Apple Fitness+: httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesappletvplusnotices

- Apple News httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesapplenewsnotices

- Të gjitha Shërbimet e tjera (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në to, iTunes Store, Apple Music, dhe Apple Podcasts) httpswww.apple.comlegalinternet-servicesitunesitunesstorenotices

MBYLLJA DHE PEZULLIMI I SHËRBIMEVE

Nëse nuk pajtoheni, apo nëse Apple dyshon se nuk pajtoheni, me ndonjë nga dispozitat e kësaj Kontrate, Apple pa njoftim përkatës mund (i) ta zgjidhë këtë Kontratë dheose t'jua mbyllë identifikuesin në Apple dhe keni përgjegjësi për të gjitha shumat e mbetura nën identifikuesin tuaj në Apple deri në datën dhe duke përfshirë dhe datën e mbylljes; dheose (ii) ta heqë licensën tuaj për softuerin; dheose (iii) t'ju përjashtojë nga e drejta e hyrjes në Shërbime.

Apple gjithashtu ruan të drejtën të modifikojë, pezullojë apo ndërpresë Shërbimet (ose pjesë apo Përmbajtje të tyre) në çdo kohë, me ose pa njoftim përkatës ndaj jush, dhe Apple nuk mban përgjegjësi ndaj jush apo ndaj të tretëve nëse i ushtron këto të drejta.

MOHIMI I GARANCIVE; KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

APPLE NUK GARANTON AS DEKLARON SE PËRDORIMI I SHËRBIMIT NGA ANA JUAJ DO TË JETË PA NDËRPRERJE APO PA GABIME DHE JU BINI DAKORD QË HERË PAS HERE APPLE MUND T'I HEQË SHËRBIMET PËR PERIUDHA TË PACAKTUARA KOHORE, T'I ANULOJË SHËRBIMET NË ÇDO KOHË OSE PËRNDRYSHE TË KUFIZOJË APO ÇAKTIVIZOJË HYRJEN NË SHËRBIME PA NJOFTIM PËRKATËS NDAJ JUSH.

JU BINI DAKORD SHPREHIMISHT SE PËRDORIMI, APO PAMUNDËSIA E PËRDORIMIT, OSE AKTIVITET NË LIDHJE ME SHËRBIMET NGA ANA JUAJ ËSHTË ME RREZIKUN TUAJ. SHËRBIMET DHE TË GJITHA PËRMBAJTJET QË JU DORËZOHEN PËRMES SHËRBIMEVE (PËRVEÇ SA DEKLAROHET SHPREHIMISHT NGA APPLE) JU OFROHEN SIÇ JANË DHE SIÇ DISPONOHEN PËR PËRDORIMIN TUAJ, PA GARANCI TË ASNJË LLOJI, QOFTË TË SHPREHURA APO TË NËNKUPTUARA, DUKE PËRFSHIRË TË GJITHA GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË, PËRSHTATSHMËRISË PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, PRONËSISË DHE MOSSHKELJES SË TË DREJTAVE. DUKE QENË SE DISA JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E GARANCIVE TË NËNKUPTUARA, PËRJASHTIMI I MËSIPËRM I GARANCIVE TË NËNKUPTUARA MUND TË MOS VLEJË PËR JU.

APPLE, DREJTUESIT, FUNKSIONARËT, PUNONJËSIT, PARTNERËT, AGJENTËT, KONTRAKTORËT APO TË LICENSUARIT E SAJ NË ASNJË RAST NUK MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR DËME TË DREJTPËRDREJTA, TËRTHORE, RASTËSORE, NDËSHKIMORE, TË POSAÇME APO SHKAKËSORE QË BUROJNË NGA PËRDORIMI I SHËRBIMEVE NGA ANA JUAJ, APO PËR PRETENDIME TË TJERA NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E SHËRBIMEVE DHEOSE TË PËRMBAJTJES NGA ANA JUAJ, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR VETËM NË TO, GABIMET APO MUNGESAT NË PËRMBAJTJE, APO NDONJË LËNDIM, HUMBJE APO DËM TË ÇFARËDO LLOJI TË PËSUAR SI PASOJË E PËRDORIMIT TË NDONJË PËRMBAJTJEJE TË PUBLIKUAR, TRANSMETUAR APO OFRUAR NË FORMA TË TJERA NËPËRMJET SHËRBIMEVE, EDHE NËSE KA PASUR NJOFTIM PËR MUNDËSINË E DIÇKAJE TË TILLË. DUKE QENË SE DISA VENDE, SHTETE OSE JURIDIKSIONE NUK LEJOJNË PËRJASHTIMIN E KUFIZIMIT TË PËRGJEGJËSISË PËR DËME SHKAKËSORE OSE RASTËSORE, NË VENDE, SHTETE OSE JURIDIKSIONE TË TILLA, PËRGJEGJËSIA E APPLE DO TË KUFIZOHET DERI NË MASËN QË KY KUFIZIM LEJOHET NGA LEGJISLACIONI.

APPLE DO TË BËJË PËRPJEKJE TË ARSYESHME PËR TË MBROJTUR INFORMACIONIN E DORËZUAR NGA JU PËR SA U PËRKET SHËRBIMEVE, POR JU BINI DAKORD QË DORËZIMI I NJË INFORMACIONI TË TILLË NGA ANA JUAJ ËSHTË ME RREZIKUN TUAJ DHE NËPËRMJET KËTIJ DOKUMENTI E ÇLIRONI APPLE NGA ÇDO PËRGJEGJËSI QË MUND TË KISHTE NDAJ JUSH PËR NDONJË HUMBJE APO DETYRIM NË LIDHJE ME INFORMACIONE TË TILLA NË ÇFARËDO MËNYRE.

APPLE NUK DEKLARON AS GARANTON SE SHËRBIMET DO TË JENË PA HUMBJE, DËMTIM, SULM, VIRUS, NDËRHYRJE, THYERJE APO SHKELJE TË TJERA TË SIGURISË DHE ME ANË TË KËTIJ DOKUMENTI JU E ÇLIRONI APPLE NGA ÇDO PËRGJEGJËSI NË LIDHJE ME SA MË SIPËR. JU JENI PËRGJEGJËS PËR KRIJIMIN E KOPJEVE REZERVË TË SISTEMIT TUAJ, DUKE PËRFSHIRË DHE PËRMBAJTJET E BLERA APO TË MARRA ME QIRA NËPËRMJET SHËRBIMEVE.

APPLE NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR FATURIMIN E TË DHËNAVE QË MUND TË PËSONI NË LIDHJE ME PËRDORIMIN E SHËRBIMEVE NGA ANA JUAJ.

TËRHEQJA DHE DËMSHPËRBLIMI

ME PËRDORIMIN E SHËRBIMEVE JU BINI DAKORD, PËR SA LEJOHET NGA LIGJI, TË RUANI DHE MBRONI APPLE, DREJTUESIT, FUNKSIONARËT, PUNONJËSIT, PARTNERËT, AGJENTËT, KONTRAKTORËT DHE TË LICENSUARIT E SAJ NGA PRETENDIMET QË BUROJNË NGA SHKELJA E KËSAJ KONTRATE NGA ANA JUAJ, NGA PËRDORIMI I SHËRBIMIT NGA ANA JUAJ APO NGA ÇFARËDO VEPRIMI TË NDËRMARRË NGA APPLE SI PJESË TË HETIMIT TË SAJ PËR NJË SHKELJE TË DYSHUAR TË KËSAJ KONTRATE OSE SI REZULTAT I GJETJES APO VENDIMIT SE KA NDODHUR SHKELJE E KËSAJ KONTRATE. JU BINI DAKORD TË MOS PADISNI APO PËRFITONI DËMSHPËRBLIME NGA APPLE, DREJTUESIT, FUNKSIONARËT, PUNONJËSIT, PARTNERËT, AGJENTËT, KONTRAKTORËT DHE TË LICENSUARIT E SAJ SI REZULTAT I VENDIMIT TË SAJ PËR TË HEQUR APO REFUZUAR PËRPUNIMIN E NDONJË INFORMACIONI APO PËRMBAJTJEJE, PËR T'JU PARALAJMËRUAR, PEZULLUAR APO HEQUR TË DREJTËN E HYRJES NË SHËRBIME, APO PËR TË NDËRMARRË VEPRIME TË TJERA GJATË HETIMIT TË NJË SHKELJEJE TË DYSHUAR APO SI REZULTAT I PËRFUNDIMIT TË APPLE SE KA NDODHUR SHKELJE E KËSAJ KONTRATE. KJO DISPOZITË TËRHEQJEJE DHE RUAJTJEJE VLEN PËR TË GJITHA SHKELJET E PËRSHKRUARA APO TË TRAJTUARA NGA KJO KONTRATË.

PËRJASHTIMET LIGJORE PËR INSTITUCIONET PUBLIKE

Nëse jeni institucion i kualifikuar arsimor publik apo qeveritar dhe ndonjë pjesë e kësaj Kontrate, si p.sh. i gjithë seksioni apo pjesë të seksionit për dëmshpërblimet janë të pavlefshme apo nuk gjejnë zbatim ndaj jush për shkak të legjislacionit lokal, shtetëror apo federal në fuqi, atëherë ajo pjesë do të konsiderohet e pazbatueshme sipas rastit, dhe në vend të saj do të interpretohet në mënyrën më të pajtueshme me legjislacionin në fuqi.

LEGJISLACIONI MBIZOTËRUES

Përveç për sa përcaktohet shprehimisht në paragrafin e mëposhtëm, kjo Kontratë dhe marrëdhënia midis jush dhe Apple, dhe të gjitha Transaksionet për Shërbimet, rregullohen nga ligjet e Shtetit të Kalifornisë, me përjashtim të dispozitave për përplasjen e ligjeve. Ju dhe Apple bini dakord t'i nënshtroheni juridiksionit personal dhe ekskluziv të gjykatave që ndodhen në kontenë e Santa-Klarës, Kaliforni, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo të pretendimeve që burojnë nga Kontrata. Nëse (a) nuk jeni shtetas i SHBA-së; (b) nuk banoni në SHBA; (c) nuk e përdorni Shërbimin nga SHBA-ja; dhe (d) jeni shtetas i një prej shteteve të përmendura më poshtë, nëpërmjet këtij dokumenti bini dakord se çdo mosmarrëveshje apo pretendim që buron nga kjo Kontratë do të rregullohet nga legjislacioni përkatës i përcaktuar më poshtë, pa marrë parasysh dispozitat e përplasjes së ligjeve, dhe me anë të këtij dokumenti pranoni pa kushte juridiksionin joekskluziv të gjykatave që ndodhen në shtetin, krahinën apo vendin e përcaktuar më poshtë legjislacioni i të cilëve mbizotëron

Nëse jeni shtetas i ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose Zvicrës, Norvegjisë apo Islandës, legjislacioni mbizotërues dhe gjyqësor do të jenë ligjet dhe gjykatat e vendbanimit tuaj të zakonshëm.

Nga zbatimi i kësaj Kontrate përjashtohet shprehimisht ligji i njohur si Konventa e OKB-së për shitjen ndërkombëtare të mallrave.

DISPOZITA TË TJERA

Kjo Kontratë përbën marrëveshjen e plotë midis jush dhe Apple dhe rregullon përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj, duke iu mbivendosur çdo marrëveshjeje të mëparshme në lidhje me të njëjtën çështje midis jush dhe Apple. Ju gjithashtu mund t'u nënshtroheni kushteve të mëtejshme që mund të vlejnë kur përdorni shërbime të të tretëve, përmbajtje të të tretëve, softuer të të tretëve apo shërbime të tjera, si p.sh. Volume Purchase Program. Nëse ndonjë pjesë e kësaj Kontrate rezulton e pavlefshme apo e pazbatueshme, pjesa do të interpretohet sipas legjislacionit në fuqi për të pasqyruar, me sa më përafërsi të jetë e mundur, synimet fillestare të palëve, dhe pjesët e mbetura do të qëndrojnë në fuqi të plotë. Nëse Apple nuk arrin të vërë në zbatim ndonjë të drejtë apo dispozitë të kësaj Kontrate, kjo pamundësi nuk përbën tërheqje prej kësaj të drejte apo dispozite. Apple nuk mban përgjegjësi për pamundësinë për të përmbushur detyrimet e saj për shkaqe jashtë kontrollit të saj.

Ju bini dakord të pajtoheni me të gjitha ligjet, statutet, vendimet dhe rregulloret vendore, shtetërore dhe federale që vlejnë për përdorimin e Shërbimeve nga ana juaj. Përdorimi i Shërbimeve nga ana juaj mund t'u nënshtrohet dhe ligjeve të tjera. Rreziku i humbjes për të gjitha Transaksionet e dorëzuara në formë elektronike i kalon blerësit menjëherë pas transmetimit elektronik drejt marrësit. Asnjë punonjës apo agjent i Apple nuk ka autoritetin ta ndryshojë këtë Kontratë.

Apple mund t'ju njoftojë për sa u përket Shërbimeve, duke ju dërguar një mesazh email-i në adresën tuaj të email-it ose një letër nëpërmjet postës në adresën tuaj postare, ose nëpërmjet një komunikate te Shërbimet. Njoftimet hyjnë menjëherë në fuqi. Apple mund edhe t'ju kontaktojë me email apo me njoftime të detyrueshme për t'ju dërguar informacione të mëtejshme për Shërbimet.

Me anë të këtij dokumenti ju i jepni Apple të drejtën të ndërmarrë hapat që Apple mendon se janë të nevojshme apo të përshtatshme për të vënë në zbatim dheose verifikuar pajtueshmërinë me cilëndo pjesë të kësaj Kontrate. Ju bini dakord që Apple ka të drejtën, pa përgjegjësi ndaj jush, t'ju zbulojë të dhëna dheose informacione ndaj autoriteteve ligjzbatuese, funksionarëve të qeverisë dheose palëve të treta, ashtu si Apple mendon se është më e arsyeshme apo e përshtatshme për të vënë në zbatim dheose verifikuar pajtueshmërinë me ndonjë pjesë të kësaj Kontrate (duke përfshirë, por pa u kufizuar vetëm në të, të drejtën e Apple për të bashkëpunuar në procedura ligjore në lidhje me përdorimin e Shërbimeve dheose të Përmbajtjes nga ana juaj, dheose një pretendim pale të tretë se përdorimi i Shërbimeve dheose i Përmbajtjes nga ana juaj është i paligjshëm dheose shkel të drejtat e asaj pale).

Fëmijët nën moshën madhore duhet ta shqyrtojnë këtë Kontratë me ndihmën e prindit ose të kujdestarit për t'u siguruar se fëmija dhe prindi ose kujdestari i ligjshëm e kuptojnë siç duhet.

Përditësimi i fundit 16 Shtator 2020