KUSHTET E VLERËSIMEVE DHE FOTOGRAFIVE

Ky tipar i Hartave të Apple ("tipar") ju lejon ("ju" ose "tuaj") të që ngarkoni dhe shikoni imazhe, tekst ose përmbajtje tjetër (secili, një "dorëzim"). Përdorimi i këtij tipari duhet të jetë në përputhje me kushtet e gjendura në www.apple.com/legal/sla/ dhe këto kushte të vlerësimeve e fotografive (së bashku, "kushtet"), të cilat mund të përditësohen herë pas here. Jeni përgjegjës që të rishikoni periodikisht këto kushte për çdo përditësim.

Kërkesat për përdorimin e këtij tipari:

Sjellja juaj. Kuptoni që dorëzimi është vetëm përgjegjësia juaj. Në të njëjtën mënyrë, dorëzimet e tjera janë përgjegjësi e personit nga i cili krijohet ky dorëzim. Kjo do të thotë që midis jush dhe Apple: (a) Jeni përgjegjësi i vetëm për përmbajtjen e çdo dorëzimi që ngarkoni, postoni, dërgoni me email, transmetoni, ruani ose vini në dispozicion në një mënyrë tjetër përmes përdorimit të tiparit; dhe (b) personi nga i cili krijohet dorëzimi është përgjegjës për çdo dorëzim që ngarkon. Në të dy shembujt e mësipërm, Apple nuk ka asnjë përgjegjësi ndaj jush përveçse nëse jeni një individ që nuk veproni gjatë një veprimtarie biznesi dhe përgjegjësia lind si rezultat i neglizhencës ose veprimit të qëllimshëm të gabuar të Apple.

Dorëzimi nuk duhet të:

1. përfshijë përmbajtje për të cilat nuk keni leje, të drejtë ose licencë për të përdorur;

2. përfshijë informacionet tuaja personale ose informacionet personale, private ose konfidenciale që i përkasin ose janë për të tjerët (për shembull, dorëzimi nuk duhet të përfshijë një fotografi që ju identifikon juve ose dikë tjetër) ose cenon në një mënyrë tjetër privatësinë e të tjerëve;

3. përfshijë një kërkesë ose përpjekje tjetër për të nxjerrë informacione personale nga cilido, duke përfshirë të miturit (siç përcaktohet nga ligjet lokale në rajonin tuaj);

4. imitojë ose keqinterpretojë një person ose entitet tjetër apo lidhjen tuaj me të;

5. përfshijë ose transmetojnë postë të bezdisshme, duke përfshirë, por pa u kufizuar në të, reklama të pakërkuara ose të paautorizuara, përmbajtje promocionale ose njoftime informative;

6. përfshijë, mbështetë ose nxitë veprimtari të paligjshme, mashtruese ose manipuluese;

7. përfshijë një vlerësim ose imazh për një vendndodhje të ndryshme nga ajo me të cilën ka të bëjë dorëzimi;

8. përfshijë përmbajtje përfolëse, shpifëse, abuzive, vulgare, fyese, përçmuese, të dëmshme, të paligjshme, mashtruese, ngacmuese, kërcënuese, urrejtëse, të dhunshme, raciste, të pahijshme ose pornografike apo përmbajtje që mund të jetë e papranueshme në një mënyrë tjetër; ose

9. të shkelë në një mënyrë tjetër udhëzimet e dorëzimit të Apple (të renditura më poshtë).

Kuptoni gjithashtu se duke përdorur tiparin, mund të shikoni një dorëzim që mund t’ju duket fyes, i pahijshëm ose i papranueshëm dhe se dorëzimi mund t’i ekspozojë të tjerët ndaj përmbajtjeve që mund t’u duken të papranueshme. Apple nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo dorëzimi. Kuptoni dhe pranoni që për çdo përdorim të tiparit dhe çdo dorëzim merrni përsipër vetë rrezikun dhe Apple nuk mbështet asnjë dorëzim të siguruar nga përdoruesit. Nëse shihni një dorëzim që nuk përputhet me këto kushte, na informoni përmes tiparit Raporto një problem. Apple, sipas gjykimit të saj, mund të pezullojë dhe/ose të përfundojë llogaritë e përdoruesve që shkelin këto kushte (duke përfshirë përdoruesit e dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme) përmes përdorimit të këtij tipari nga ana e tyre. Sidoqoftë, ky paragraf nuk përjashton përgjegjësinë e Apple ndaj jush për vdekje ose lëndim të shkaktuar nga neglizhenca e Apple ose që nuk mund të përjashtohet nga ligji. Apple, në asnjë rast, nuk do të jetë përgjegjëse ndaj jush për humbjen e fitimit, biznesit, të ardhurave, marrëveshjes ose emrit të mirë ose për ndonjë humbje indirekte.

Ndryshimet në përmbajtjen tuaj. Kuptoni se me qëllim që dorëzimi të vihet në dispozicion në Hartat e Apple, Apple mund ta transmetojë dorëzimin nëpër rrjete të ndryshme publike, në medie të ndryshme dhe të modifikojë ose ndryshojë dorëzimin me qëllim për t’ua përshtatur kërkesave teknike të rrjeteve, pajisjeve ose kompjuterëve të lidhur. Kuptoni gjithashtu që Apple ruan në çdo kohë të drejtën për të përcaktuar nëse një dorëzim është i përshtatshëm dhe në përputhje me këto kushte (por nuk është në gjendje të verifikojë nëse imazhi është marrë në vendin për të cilin është dorëzuar) dhe mund të rishikojë, modifikojë, heqë dhe/ose refuzojë të shfaqë një dorëzim në çdo moment, pa njoftim paraprak dhe vetëm me gjykimin e saj. Për shembull, Apple mund të turbullojë një dorëzim për të hequr informacione personale ose konfidenciale apo të mos postojë një dorëzim që ka hequr të dhënat për vendndodhjen ose kur Apple nuk është në gjendje të verifikojë vendndodhjen. Pranoni që leja që i jepni Apple në këtë dokument e lejon që të kryejë veprime të tilla.

Leja nga ju. Ju keni pronësinë e plotë dhe ekskluzive të të drejtave të autorit në dorëzimin tuaj. Deri në masën maksimale të lejuar nga ligji, duke dorëzuar ose postuar një dorëzim, ju i jepni Apple (duke përfshirë partnerët ose të licencuarit prej saj) një leje mbarëbotërore, pa të drejta, jo-ekskluzive për të përdorur, pritur, ruajtur, shpërndarë, indeksuar, transmetuar, kopjuar, komentuar, transformuar, krijuar punime të prejardhura prej tij, ekspozuar, riprodhuar, modifikuar, përshtatur, publikuar, përkthyer, kryer publikisht, shfaqur publikisht, vënë në dispozicion, komunikuar për publikun dhe shfrytëzuar në një mënyrë tjetër një dorëzim të tillë pa njoftim të mëtejshëm, pa atribuim (deri në masën që kjo nuk kundërshton dispozitat e detyrueshme të ligjit në fuqi) dhe pa ndonjë kompensim ose detyrim ndaj jush, për përdorim në lidhje me Hartat e Apple (duke përfshirë, pa kufizim, materialet e lidhura të marketingut dhe promocionale). Deri në masën maksimale të lejuar nga ligji, pranoni gjithashtu që të mos zbatoni dhe/ose të hiqni dorë nga ndonjë e drejtë morale, ose të siguroni një marrëveshje apo dorëheqje nga ndonjë palë e tretë, të cilën ju ose ndonjë palë e tretë mund të keni në lidhje me ndonjë veprim ose mosveprim lidhur me ushtrimin e kësaj lejeje për dorëzimin që mund të cenojë ndonjë nga të drejtat tuaja morale ose të kësaj pale të tretë, duke përfshirë të drejtën e atribuimit të autorësisë, të drejtën për të mos u dhënë autorësi në mënyrë të gabuar dhe të drejtën për të mos e nënshtruar një vepër ndaj trajtimit përçmues. Kjo leje vazhdon derisa ju ose Apple të hiqni dorëzimin duke e fshirë atë nga tipari (me kusht që Apple mund të mbajë dorëzimin për qëllime standarde të rregullta të arkivimit). Pranoni që çdo dorëzim i dorëzuar ose postuar prej jush do të jetë vetëm përgjegjësia juaj dhe nuk duhet të thyejë ose shkelë të drejtat e ndonjë pale tjetër, të shkelë ndonjë ligj ose të kontribuojë apo nxitë sjellje shkelëse ose të paligjshme në një mënyrë tjetër. Pranoni që dorëzimi nuk krijon ndonjë marrëdhënie midis jush dhe Apple dhe nuk keni ndonjë pritje për kompensim.

Deklaroni dhe garantoni që dorëzimi është në përputhje me këto kushte dhe se zotëroni ose keni të gjitha të drejtat dhe lejet e nevojshme në dorëzim, pa nevojën e pagesës ndaj ndonjë personi apo entiteti tjetër, për të përdorur (dhe për të autorizuar Apple që të përdorë) dorëzimin në të gjitha mënyrat e parashikuara këtu. Deri në masën maksimale të lejuar nga ligji, pranoni të dëmshpërbleni dhe të ruani Apple dhe secilin prej punonjësve e zyrtarëve përkatës të saj të padëmtuar nga çdo pretendim, përgjegjësi, kërkesë, humbje ose shpenzim (duke përfshirë pagesat e avokatëve) të bërë kundër Apple nga ndonjë palë e tretë që lind nga ose në lidhje me shkeljen e këtyre kushteve.

Llogaria dhe dorëzimi juaj. Apple ruan të drejtën që të ndërmarrë hapat për të cilat beson se janë të arsyeshme apo të përshtatshme për të zbatuar dhe/ose verifikuar pajtueshmërinë me të gjitha pjesët e këtyre kushteve. Për Apple mund të jetë e nevojshme − me ligj, proces ligjor, çështje gjyqësore dhe/ose kërkesa nga autoritetet publike e qeveritare brenda ose jashtë shtetit ku banoni − që t’ju kontaktojë drejtpërdrejt. Mund të zbulojmë gjithashtu informacione personale rreth jush nëse përcaktojmë se zbulimi është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arsye të sigurisë kombëtare, zbatimit të ligjit apo çështjeve të tjera me rëndësi publike. Mund të zbulojmë gjithashtu informacione rreth jush, por vetëm nëse ka baza ligjore për të bërë diçka të tillë, nëse përcaktojmë se zbulimi është i nevojshëm në mënyrë të arsyeshme për zbatimin e kushteve tona të përgjithshme ose për të mbrojtur aktivitetet apo përdoruesit tanë. Kjo mund të përfshijë përcjelljen e informacioneve drejt autoriteteve publike ose qeveritare. Çdo zbulim, përdorim ose përpunim i tillë i të dhënave tuaja kryhet në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave (për më shumë informacion, shikoni politikën tonë të privatësisë së të dhënave në www.apple.com/legal/privacy/en-ww/).

Njoftim për të drejtën e autorit. Nëse besoni se ndonjë dorëzim cenon përmbajtjen për të cilën pretendoni të drejtën e autorit, kontaktoni me agjentin për të drejtën e autorit të Apple siç përshkruhet në Politikën tonë të së drejtës së autorit në www.apple.com/legal/trademark/claimsofcopyright. Apple ka miratuar një politikë për të përfunduar në rrethana të përshtatshme llogaritë e përdoruesve që rezultojnë se janë shkelës të përsëritur, duke përfshirë por jo kufizuar në përdoruesit që përpiqen të ngarkojnë përmbajtje shkelëse deri në tre (3) herë. Si pjesë e zbatimit të një politike të tillë, Apple mundet që vetëm me gjykimin e saj të pezullojë llogaritë e përdoruesve të cilët janë identifikuar se përfshihen në veprimtari shkelëse ose për arsye të tjera të ngjashme.

Markat tregtare. Apple, logoja e Apple, Hartat e Apple dhe markat e tjera tregtare të Apple, markat e shërbimeve, grafikët dhe logot e tjera të Apple të përdorura lidhur me tiparin janë marka tregtare ose marka tregtare të regjistruara të Apple Inc. në SHBA dhe/ose shtete të tjera. Një listë e markave tregtare të Apple mund të gjendet këtu – www.apple.com/legal/trademark/appletmlist. Markat tregtare, markat e shërbimeve, grafikët dhe logot e tjera që përdoren lidhur me tiparin mund të jenë markat tregtare të pronarëve përkatës. Nuk ju jepet asnjë e drejtë apo leje për ndonjë prej markave tregtare të mësipërme. Gjithashtu, pranoni se nuk do të hiqni, fshini apo ndryshoni asnjë njoftim pronësie (duke përfshirë njoftimet e markës tregtare dhe të së drejtës të autorit) që mund të shoqërojë apo të përmbahet në kuadër të tiparit.

Mosha. Ky tipar është në dispozicion vetëm për individët me moshë 14 vjeç ose më shumë (ose mosha minimale e barasvlershme në juridiksionin përkatës).

UDHËZIMET E DORËZIMIT

Dorëzimi nuk duhet të përfshijë asnjë nga përmbajtja ose elementët e mëposhtëm:

• Blasfemi ose gjeste fyese me duar

• Lakuriqësi që ekspozon zonat intime

• Gjak

• Armë

• Shantazh

• Materiale të shfrytëzimit të fëmijëve

• Veprimtari ose përmbajtje seksuale

• Drogë ose mjete ndihmëse të drogës

• Prostitucion

• Produkte alkoolike (për bizneset që ndodhen në Itali)

• Produkte për pirjen e duhanit (për bizneset që ndodhen në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar)

• Filtra

• Mbivendosje

• Kolazhe

• Ndriçim të dobët (p.sh., shumë i errët ose i ndritshëm duke e bërë sendin jo të dukshëm)

• Të turbullta

• Shenja ujore

• Njoftime për të drejtën e autorit

• Shenja të datës dhe orës

• Memoji ose autoportrete (selfie)

• Raport të pamjes më të madh se 2.2:1

• Format tjetër përveç JPEG, PNG ose HEIC

• Rezolucion më të vogël se 960x1280 ose më të madh se 4864x4864

• Të modifikuar nga imazhi i papërpunuar

• Fragment artistik

• Fotografi të krijuara tashmë

• Fotografi me tepri