Përdorimi i skedarëve të personalizimit nga "Apple"

Faqet dhe shërbimet e "Apple" në internet mund të përdorin "cookies" (skedarë personalizimi). Skedarët e personalizimit ju mundësojnë të përdorni shportat virtuale dhe të personalizoni përvojën tuaj me faqet tona, të na tregoni se cilat pjesë të faqeve kanë vizituar njerëzit, të na ndihmoni të matim efikasitetin e reklamave dhe të kërkimeve nga interneti, si dhe na japin njohuri mbi sjelljen e përdoruesve në mënyrë që të përmirësojmë komunikimet dhe produktet tona.

Nëse dëshironi t'i çaktivizoni skedarët e personalizimit në shfletuesin "Safari", shkoni te "Preferences" dhe pastaj në panelin "Privacy" dhe zgjidhni bllokimin e skedarëve të personalizimit. Në "iPad", "iPhone" ose "iPod touch" shkoni te "Settings", pastaj "Safari" dhe pastaj në seksionin "Cookies". Për shfletuesit e tjerë, kontrolloni me ofruesin tuaj të shërbimit për të mësuar si të çaktivizoni skedarët e personalizimit.

Duke qenë se skedarët e personalizimit përdoren kudo në faqet tona, çaktivizimi i tyre mund të pengojë përdorimin e disa pjesëve të faqeve.

Skedarët e personalizimit që përdoren në faqet tona janë kategorizuar në bazë të udhëzimeve të gjetura në udhëzuesin "ICC UK Cookie". Në faqet dhe shërbime tona të tjera në internet përdorim kategorizimin e mëposhtëm:

Kategoria 1 — Skedarë tërësisht të nevojshëm personalizimi

Këta skedarë personalizimi janë thelbësorë për t'ju mundësuar shfletimin nëpër faqet tona dhe për të përdorur funksionet e tyre. Pa këta skedarë personalizimi, shërbimet si shportat virtuale dhe faturimi elektronik nuk mund të ofrohen.

Kategoria 2 — Skedarë personalizimi për performancë

Këta skedarë personalizimi mbledhin informacione rreth mënyrës si përdorni faqet tona — për shembull, cilat faqe vizitoni më shpesh. Këto të dhëna mund të përdoren për të optimizuar faqet tona dhe për t'i bërë më të lehta në shfletim. Këta skedarë personalizimi përdoren gjithashtu për të njoftuar filialet nëse keni ardhur në njërën prej faqeve tona nga filiali dhe nëse vizita juaj ka rezultuar në blerje produkti apo shërbimi prej nesh, duke përfshirë dhe të dhëna mbi produktin apo shërbimin e blerë. Këta skedarë personalizimi nuk mbledhin informacione që mund t'ju identifikojnë. Të gjitha informacionet që mbledhin këta skedarë personalizimi janë në grumbull dhe prandaj anonime.

Kategoria 3 — Skedarë personalizimi për aspekte funksionale

Këta skedarë personalizimi u mundësojnë faqeve tona të mbajnë mend zgjedhjet që bëni gjatë shfletimit. Për shembull, mund të ruajmë vendndodhjen gjeografike në një skedar personalizimi për të garantuar përshtatjen e faqes sipas vendit ku ndodheni. Mund të ruajmë gjithashtu preferencat si p.sh. madhësinë e tekstit, llojin e tekstit dhe elemente të tjera të personalizueshme të faqes. Këto mund të përdoren gjithashtu për të ndjekur se çfarë produktesh apo videosh të veçuara janë parë tashmë, për të shmangur përsëritjen e tyre. Informacioni që mbledhin këta skedarë personalizimi nuk ju identifikon personalisht dhe prej tyre nuk mund të gjurmohet veprimtaria juaj në faqe të tjera jashtë "Apple".