-
Zbulimi i privatësisë familjare për fëmijët
-
Mbrojtja e fëmijëve është një prioritet i rëndësishëm për të gjithë tek Apple. Ne besojmë te transparenca dhe se duhet t'u japim prindërve informacionin që ata kanë nevojë për të përcaktuar se çfarë është më e mira për fëmijën e tyre. Ne punojmë shumë që të ofrojmë kontrolle intuitive dhe të personalizueshme për prindërit. Duke krijuar një llogari të Apple për fëmijën tuaj, i mundësoni atij ose asaj të shijojë veçoritë e Family Sharing (Ndarja me familjen) me ju dhe anëtarë të tjerë të familjes. Fëmija juaj do të mund të ndajë muzikë, filma, shfaqje televizive, libra, aplikacione, fotografi, kalendarë, vendndodhje dhe më shumë me ju dhe me familjen tuaj. Ai gjithashtu do të mund të ketë përvojën e vet të personalizuar me llogari të Apple duke përdorur të gjitha shërbimet dhe përmbajtjen e disponueshme për një mbajtës llogarie të Apple.
VINI RE: KY NJOFTIM NUK ZBATOHET PËR PRAKTIKAT E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE NGA PALËT E TRETA, PËRFSHIRË ZHVILLUESIT E APLIKACIONEVE TË PALËVE TË TRETA. PËRPARA SE FËMIJA JUAJ TË BLEJË OSE SHKARKOJË APLIKACIONE TË PALËVE TË TRETA, DUHET TË RISHIKONI KUSHTET, POLITIKAT DHE PRAKTIKAT E KËTYRE APLIKACIONEVE TË PALËVE TË TRETA PËR TË KUPTUAR SE ÇFARË TË DHËNASH MUND TË MBLEDHIN NGA FËMIJA JUAJ DHE SE SI MUND TË PËRDOREN KËTO TË DHËNA.
-
Llogaria e Apple e fëmijës suaj
Me llogarinë e Apple që krijoni për fëmijën tuaj, ai do të jetë në gjendje të përfitojë nga veçoritë dhe shërbimet e Apple që përdorin llogarinë e Apple. Për shembull, fëmija do të mund:
- Të kryejë dhe të marrë thirrje me video dhe thirrje zanore në FaceTime.
- Të krijojë dhe ndajë përmbajtje si fotografi, video, mesazhe audio, shënime, dokumente, lidhje, tabela dhe tekste duke përdorur aplikacionet e Apple si Kamera, Fotografitë, Mesazhet, Freeform dhe Mail.
- Të krijojë, ndajë dhe bashkëpunojë për përmbajtje si dokumente, skedarë, tabela, albume fotografish, kalendarë, prezantime dhe lista detyrash me persona të tjerë përmes ndarjes së iCloud. Për shembull, kalendarët e ndarë lejojnë ju dhe fëmijën tuaj të ndani me anëtarët e tjerë të familjes ngjarjet e kaluara dhe të ardhshme të planifikuara. Në varësi të cilësimeve të zgjedhura, këtu mund të përfshihen emri dhe informacioni i kontaktit i fëmijës suaj, nëse janë dhënë.
- Të ndajë vendndodhjen e tij të saktë me anëtarët e familjes dhe shokët duke përdorur Find My, Messages dhe aplikacione të tjera që përdorin shërbimet e vendndodhjes dhe të përdorë Find My për të lokalizuar pajisjet dhe aksesorët e mbështetur. Nëse e ndani vendndodhjen e saktë të fëmijës suaj me familjen kur krijoni llogari të Apple të fëmijës suaj ose konfiguroni Apple Watch të fëmijës duke përdorur Apple Watch for Your Kids, vendndodhja e saktë e fëmijës do të ndahet me të gjithë anëtarët e familjes, duke përfshirë të gjithë anëtarët e rinj të shtuar më vonë. Fëmija mund të ndryshojë cilësimet e ndarjes së vendndodhjes, përveç nëse kjo është e kufizuar në Koha para ekranit (Screen Time) ose Ndarja me familjen (Family Sharing).
- Të hyjë, transmetojë dhe shkarkojë përmbajtjen dhe abonimet që kanë blerë anëtarët e tjerë të familjes, duke përfshirë muzikën, filmat, shfaqjet televizive, podkastet, aplikacionet dhe blerjet përmes aplikacionit, librat, Apple Arcade, Apple Music, Apple News+ dhe Apple TV.
- Të bëjë blerje e të shkarkojë përmbajtje falas në Apple Music, App Store, Apple Books dhe në aplikacionin Apple TV; të bëjë blerje brenda aplikacionit; dhe të abonohet te shërbimet si Apple Arcade, Apple Creator Studio, Apple News+, Apple TV dhe Apple Music, në të gjitha rastet sipas cilësimeve që konfiguroni tek "Ask to Buy (Kërkesa për blerje)".
- Të marrë rekomandime në Apple Music dhe në aplikacionin Apple TV.
- Të transferojë muzikë dhe lista luajtjeje nga shërbime të tjera muzikore në Apple Music.
- Të luaj lojëra dhe ndërveprojë me përdorues të tjerë duke përdorur Game Center dhe aplikacionin Apple Games dhe të ndajë informacione me të tjerët, duke përfshirë pseudonimin, avatarin dhe shokët e fëmijës në Qendrën e lojërave.
- Të bëjë dhe marrë pagesa duke përdorur shërbimet e Apple Pay si Transit dhe Apple Cash nëse ia konfiguroni ju llogaritë dhe të mbajë dhe të përdorë lejet e tilla si biletat dhe biletat në aplikacionin Wallet.
- Të gjurmojë dhe shpërndajë informacione shëndetësore, si p.sh. rrahjet e zemrës, presionin e gjakut ose të ushqyerin, si dhe të dhënat e fitnesit dhe aktivitetit. Nëse fëmija përdor një Apple Watch, ai mund të zgjedhë të ndajë të dhënat e stërvitjes dhe të aktivitetit me përdorues të tjerë të Apple Watch përmes Activity Sharing (Ndarja e aktivitetit), duke përfshirë detaje si p.sh. hapat dhe distancën e mbuluar në një ditë. Nëse fëmija përdor aplikacionin Health, mund të fillojë të ndajë edhe informacione të caktuara shëndetësore me përdorues të tjerë të aplikacionit Health te Kontaktet (Contacts) e tij përmes Ndarja e informacioneve të shëndetit (Health Sharing), duke përfshirë një nëngrup të të dhënave të historikut të tij shëndetësor dhe përditësime të ardhshme në lidhje me të dhënat që fëmija ndan. Fëmija mund të mbajë ende një marrëdhënie për ndarje me një përdorues tjetër të aplikacionit Health pasi ky përdorues të jetë fshirë nga Kontaktet e fëmijës.
- Nëse fëmija juaj ka një llogari me një organizatë shëndetësore pjesëmarrëse të regjistruar në veçorinë "Ndaj me ofruesin" të aplikacionit Health, ai mund të ndajë kategori të caktuara të të dhënave shëndetësore, si aktiviteti, ritmi i zemrës dhe rezultatet e analizave, nga iPhone-i ose iPad-i me ofruesin e kujdesit shëndetësor. Për ta bërë këtë, a duhet të identifikohet duke përdorur kredencialet e llogarisë së tij. Apple dhe pajisja e fëmijës nuk i ruajnë dhe nuk kanë akses në këto kredenciale. Fëmija ka kontroll të plotë mbi të dhënat e tij dhe mund të ndryshojë atë që ndan, ose të ndalojë ndarjen plotësisht, në çdo kohë.
- Të ruajë fotografitë, videot, dokumentet, tabelat, shënimet, kontaktet, kalendarët, postën, kopjet rezervë dhe të dhëna të tjera të aplikacioneve, duke përfshirë aktivitetin e lojës Apple Arcade, në iCloud dhe të përdorë veçoritë e iCloud+ si Apple Invites.
- Të kontaktojë Mbështetjen e Apple për zgjidhjen e problemeve, mbështetjen dhe shërbimin.
- Të ndajë, marrë ose shkarkojë shkurtoret nga interneti.
Kontrollet për prindërit
"Ndarja me familjen" ju mundëson të ndani me lehtësi përmbajtjen që zgjidhni me familjen tuaj. Sidoqoftë, mund të ndodhë që të dëshironi të kufizoni aksesin e fëmijës në lloje të ndryshme përmbajtjeje apo burime të disponueshme për pjesën tjetër të familjes. Për t’ju ndihmuar të menaxhoni aksesin e fëmijës në shërbimet dhe veçoritë e llogarisë së Apple, ne ofrojmë disa grupe të ndryshme kontrolli për prindërit. Këto përfshijnë Koha para ekranit, Kufizimet dhe veçorinë Kërkesa për blerje (Ask to Buy) të Ndarjes me familjen. Kontrollet për shpenzimin dhe marrjen e fondeve duke përdorur shërbimet e Apple Pay, si p.sh. Apple Cash, disponohen në Wallet.
Koha para ekranit
Nëse ju ose fëmija juaj përdorni iOS 12 e lart, iPadOS ose macOS, mund të përdorni veçorinë Koha para ekranit për t’ i vënë fëmijës kufizime për përdorimin në cilëndo pajisje me iOS, iPadOS ose macOS ku është i identifikuar. Për shembull, mund të caktoni kufizime kohore ditore për kategoritë e aplikacioneve nëpërmjet Kufizimeve të aplikacionit (App Limits) dhe të caktoni orë specifike ku koha para ekranit nuk lejohet nëpërmjet Kohës së pushimit (Downtime); kufizoni aksesin në disa veçori, aplikacione ose kategori aplikacionesh; të vendosni kufij për blerjet ose shkarkimin e përmbajtjes; dhe të vendosni kufizime të përmbajtjes sipas moshës për filmat, muzikën, librat dhe përmbajtje të tjera. Për më shumë informacion, vizitoni Përdor "Kohën para ekranit" për të menaxhuar iPhone ose iPad të fëmijës dhe Konfiguro "Kohën para ekranit” për një fëmijë në Mac. Në visionOS, kufizime të caktuara të "Kohës para ekranit", si "Kufizimet e aplikacionit" dhe "Koha pushim" mund të mos jenë të disponueshme dhe nuk do të barten në llogarinë e fëmijës që është identifikuar në një Apple Vision Pro edhe nëse janë përdorur për të vendosur kufij për atë llogari fëmijësh në iOS, iPadOS ose macOS. Për më shumë informacion, vizitoni "Përdorimi i Kohës para ekranit në Apple Vision Pro".
Nëse përdorni Apple Watch for Your Kids dhe keni aktivizuar Koha e shkollës (Schooltime), keni mundësinë të përcaktoni se kur do të kufizohet përdorimi i veçorive të caktuara të Apple Watch nga anëtarët e familjes. Nëse një anëtar i familjes zhbllokon orën e tij gjatë "Kohës së shkollës", mund t’i shihni zhbllokimet në aplikacionin Apple Watch në iPhone. Ky informacion i dërgohet Apple me enkriptim fundor, por do të lidhet vetëm me llogarinë tuaj të Apple për t'i lejuar Apple të ofrojë informacione për zhbllokimet.
Kufizimet
Nëse ju ose fëmija juaj po përdorni një version të iOS më herët se iOS 12, mund të vendosni kufizime për fëmijën tuaj në çdo pajisje iOS ose iPadOS që ai përdor ose në Apple TV duke shkuar te Cilësimet > Të përgjithshmet > Kufizimet. Duke përdorur këto cilësime, mund të kufizoni veçori të tilla si FaceTime, Kamera dhe Safari, lojëra me shumë lojtarë për aplikacione që integrohen me Game Center dhe aplikacione të caktuara të mediave sociale, dhe gjithashtu të përcaktoni përmbajtje të përshtatshme për fëmijën. Ky është një hap i rëndësishëm për të administruar aktivitetin e fëmijës suaj në pajisjet Apple. Mund të vendosni gjithashtu kufizime për shërbimet e Apple, si p.sh. aplikacionin Apple TV në pajisjet e palëve të treta dhe përmbajtjet e caktuara në internet te Cilësimet. Këto kufizime dhe kontrolle prindërore duhen caktuar në çdo pajisje që përdor fëmija.
Ndarja me familjen dhe Kërkesa për blerje
"Ndarja me familjen" ju lejon të ndani blerjet, abonimet e të tjera, me deri në pesë familjarë që përcaktoni përmes llogarisë së tyre të Apple. "Kërkesa për blerje" është një veçori e "ndarjes me familjen" që ju lejon të shqyrtoni dhe miratoni shkarkimet dhe blerjet e kërkuara nga fëmija juaj, duke përfshirë blerjet brenda aplikacioneve dhe shkarkimet falas, në App Store, iTunes Store ose Apple Books. Me "Kërkesën për blerje", ju mund të autorizoni përjashtime për aplikacione, të cilat i lejojnë fëmijës tuaj të kërkojë të shkarkojë ose të blejë një aplikacion që ka një vlerësim moshe më të lartë se limiti që keni vendosur për të. Kur fëmija juaj bën këtë kërkesë, ju mund të zgjidhni ta miratoni ose ta refuzoni. Kërkesa për blerje është aktivizuar si parazgjedhje për çdo përdorues nën 13 vjeç (ose moshë minimale ekuivalente në varësi të juridiksionit) që janë shtuar në një familje. Nëse zgjidhni të çaktivizoni veçorinë "Kërkesa për blerje" për fëmijën tuaj, do të merrni informacion rreth blerjeve, duke përfshirë blerjet brenda aplikacionit, vetëm nëpërmjet App Store ose ndryshe duke përdorur iTunes në faturën e dërguar me email (që dërgohet 24–72 orë pas blerjes) ose në faturën e kartës suaj të kreditit. Për më shumë informacion, vizitoni Miratoni se çfarë blejnë fëmijët me "Kërkesën për blerje".
Vini re se aplikacionet e blera përmes planit tonë të blerjes me shumicë, të shkarkuara për së dyti ose të shkarkuara me kod oferte, mund të mos jenë objekt i kufizimeve të "Kërkesa për blerje”.
Krijimi i llogarisë së Apple të fëmijës suaj
Për të krijuar një llogari në Apple për fëmijën tuaj, së pari duhet të marrim pëlqimin tuaj për këtë zbulim të privatësisë familjare për fëmijët ("Zbulimi"). Politika e privatësisë së Apple dhe informacioni i privatësisë specifike për produktin, të disponueshme në apple.com/legal/privacy/data, janë gjithashtu të përfshira këtu me referencë. Nëse ka një konflikt midis Politikës së privatësisë së Apple ose informacionit të privatësisë specifik për produktin dhe këtij zbulimi, kushtet e këtij zbulimi do të kenë përparësi.
Për të qenë në përputhje me ligjin "Për mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve në internet (COPPA)" dhe me ligjet e ngjashme në juridiksione të tjera, sipas rastit, të cilat veprojnë në lidhje me grumbullimin e të dhënave të fëmijëve në internet, Apple mund të ndërmarrë hapa shtesë për të ndihmuar në vërtetimin nëse përdoruesi që jep lejen për krijimin e llogarisë së Apple të një fëmije është prindi ose kujdestari i tij ligjor. Po njësoj, në këto juridiksione, mund t'ju kërkohet për shembull të verifikoni mënyrën tuaj aktuale të pagesës në iTunes, iCloud ose Apple Store. Në varësi të mënyrës së pagesës, kjo mund të kryhet duke përdorur kodin e sigurisë nga karta juaj e kreditit apo ndonjë mënyrë të ngjashme verifikimi. Përndryshe mund të verifikoni moshën duke përdorur kartën e identitetit te Wallet ose të verifikoheni duke përdorur llogarinë tuaj të Apple
Ne kërkojmë këtë informacion dhe konfirmojmë se ju jeni Organizatori i familjes ose prindi/kujdestari para se të marrim pëlqimin tuaj për mbledhjen e të dhënave personale nga fëmija juaj.
Ne nuk do të mbledhim, përdorim ose ndajmë me vetëdije asnjë të dhënë personale nga fëmija pa pëlqimin tuaj prindëror të verifikueshëm, përveç nëse zbatohet një përjashtim nga COPPA, ose një përjashtim i zbatueshëm sipas ligjeve të ngjashme në juridiksione të tjera. Pasi të keni shqyrtuar këtë Zbulim, Politikën e privatësisë së Apple dhe informacionin specifik të privatësisë së produktit, dhe të keni dhënë pëlqimin prindëror të verifikueshëm, do të mund të krijoni një llogari Apple për fëmijën. Fëmija juaj do të mund të përdorë llogarinë e tij të Apple për të pasur akses në veçoritë dhe shërbimet e Apple që përdorin llogari të Apple, përveç atyre që keni kufizuar te "Koha para ekranit", "Kufizimet" ose "Ndarja me familjen". Megjithatë, llogaria e fëmijës suaj nuk mund të hiqet nga familja juaj, përveçse rasteve kur fshini llogarinë e Apple të fëmijës, kur fëmija mbush 13 vjeç (ose moshën minimale ekuivalente sipas juridiksionit) ose kur e transferoni atë në një familje tjetër. Pasi fëmija të arrijë moshën 13-vjeçare (apo moshën ekuivalente minimale në varësi të juridiksionit përkatës) atij mund t'i lejohet të mbajë llogari të vetën pa marrë pjesë te "Ndarja me familjen".
Mbledhja e të dhënave personale
Krijimi i llogarisë së fëmijës
Si pjesë e procesit të krijimit të një llogari të Apple për fëmijën tuaj, ne do t'ju kërkojmë të jepni informacionin e kërkuar për të krijuar një llogari që mund të përfshijë emrin e plotë të fëmijës tuaj, datën e lindjes, një adresë email-i, një fjalëkalim, përgjigjet e tri pyetjeve të sigurisë, një numër telefoni dhe një shtet banimi. Data e lindjes e fëmijës suaj do të përdoret për të përcaktuar shërbimet e përshtatshme dhe për të sugjeruar kontrollet prindërore.
Përdorimi i shërbimeve të Apple me një llogari për fëmijë
Apple mund të mbledhë të dhëna personale që lidhen me përdorimin nga fëmija juaj të veçorive dhe shërbimeve të Apple të përshkruara më sipër, në varësi të kontrolleve prindërore që keni vendosur dhe siç përshkruhet në Politikën e privatësisë së Apple.
Për shembull, nëse fëmija juaj përdor veçoritë e komunikimit, ndarjes ose bashkëpunimit të Apple, ai mund të ndajë të dhënat e tij personale me përdorues të tjerë, në varësi të kufizimeve që ju vendosni. Këto kufizime mund të përfshijnë, ndër të tjera, kufizime të komunikimit për të kufizuar se me kë mund të komunikojë fëmija juaj gjatë kohës së lejuar para ekranit duke përdorur aplikacione si Telefoni, FaceTime dhe Mesazhet, si dhe Aplikacionet dhe veçoritë e lejuara për të hequr aplikacione si Mail, AirDrop dhe Safari nga ekrani kryesor i pajisjes iOS të fëmijës suaj.
Ne mund të grumbullojmë informacione të tjera nga fëmija juaj, që në disa raste mund të përcaktohen sipas COPPA si të dhëna personale. Për shembull, kur fëmija juaj identifikohet në llogarinë Apple, ne mund të grumbullojmë informacione, si p.sh. identifikuesit e pajisjes, skedarët e personalizimit, adresat IP dhe vendndodhjet gjeografike e brezat orare ku përdoret pajisja Apple e fëmijës. Ne mund të grumbullojmë gjithashtu informacion rreth aktiviteteve dhe ndërveprimeve të fëmijës suaj në faqet, aplikacionet, produktet dhe shërbimet tona, duke përfshirë përmbajtjet e dhëna nga zhvillues palë të treta. Detaje të mëtejshme mbi mbledhjen tonë të informacionit jepen në politikën e privatësisë së Apple.
Në raste të caktuara, si p.sh. kur fëmija nuk ka një llogari, ne mund të mbledhim një identifikues të vazhdueshëm pa lloje të tjera të të dhënave personale me qëllim të ofrimit të një shërbimi ose veçorie që mund të përdoret nga fëmija. Në raste të tilla, Apple do të marrë masat e duhura për të siguruar që identifikuesi me informacionin e lidhur (si historia e kërkimit dhe shikimit) të mos përdoret ose zbulohet për një qëllim që nuk ka lidhje me shërbimin ose veçorinë, ose nuk lejohet sipas ligjit në fuqi. Për shembull, nëse krijoni një profil për fëmijë në aplikacionin Apple TV, ne do të mbledhim një identifikues për të siguruar një përvojë të përshtatshme për moshën. Mësoni më shumë rreth profileve të aplikacionit Apple TV në apple.com/legal/privacy/data/en/apple-tv-app. Mund të keni mundësinë ta lidhni këtë identifikues me fëmijën tuaj duke krijuar një llogari Apple për të. Gjatë krijimit të kësaj llogarie, informacioni që lidhet me atë identifikues (si p.sh. gjërat që janë parë) do të lidhet me llogarinë Apple për fëmijën tuaj. Informacioni më pas do të trajtohet siç përshkruhet në këtë Zbulim.
Përdorimi i të dhënave personale
Siç përcaktohet në politikën e privatësisë të Apple, Apple mund ta përdorë informacionin e fëmijës tuaj për të komunikuar njoftime të rëndësishme dhe për të dërguar informacione, informacione për produkte dhe shërbime dhe njoftime; për të ofruar shërbime, mbështetje dhe përmbajtje; dhe për të përmirësuar produktet, përmbajtjen dhe shërbimet tona. Për shembull, ne mund të përdorim moshën e fëmijës për të ofruar informacione të përshtatshme për moshën në lidhje me të drejtat e tij të privatësisë dhe kontrollet prindërore, dhe mund të përdorim moshën e tij dhe çdo kufizim të përmbajtjes së aplikacioneve që keni vendosur për të ofruar përvoja të përshtatshme për moshën në aplikacionet tona. Nëse aktivizoni Intervali i moshës për aplikacione (Age Range for Apps), data e lindjes së fëmijës tuaj do të përdoret për të përcaktuar grupmoshën e duhur për t'u ndarë me zhvilluesit, në varësi të lejeve që keni vendosur për ndarje. Ne gjithashtu mund të përdorim informacionin personal të fëmijës për qëllime të brendshme, si p.sh. auditim, analizë të të dhënave dhe kërkim.
Ne mund të përdorim, transferojmë dhe zbulojmë të dhëna jopersonale për çdo qëllim. Për shembull, ne mund të grupojmë dhe të përdorim informacionet për aktivitetet e klientëve në faqen tonë të internetit, shërbimet e iCloud dhe iTunes Store, si edhe nga produktet dhe shërbimet tona të tjera për të na ndihmuar t'u ofrojmë klientëve tanë informacione më të dobishme dhe për të kuptuar se cilat pjesë të faqes sonë të internetit, produkteve dhe shërbimeve tona ngjallin më tepër interes. Të dhënat e grupuara konsiderohen si të dhëna jopersonale.
Cilësimi Reklamat e personalizuara (Personalized Ads) është joaktiv dhe nuk mund të aktivizohet për llogarinë e Apple të fëmijës. Fëmija juaj nuk do të marrë reklama, duke përfshirë reklamat që synojnë interesat e tij nga platforma reklamuese e Apple në pajisjet e lidhura me llogarinë e Apple të një fëmije dhe reklama të paprofilizuara (d.m.th. kontekstuale) në ato pajisje. Përveç kësaj, cilësimi Lejo aplikacionet të pyesin për gjurmimin (Allow Apps to Ask to Track) do të jetë joaktiv dhe nuk mund të aktivizohet. Aplikacionet dhe reklamuesit do të kufizohen në aksesin e Identifikuesit të reklamimit që ofrohet nga sistemi operativ dhe do të jenë gjithashtu përgjegjës për zbatimin e udhëzimeve të Apple, të cilat i ndalojnë ata të angazhohen me reklama të synuara apo masa reklamimi, ose të ndajnë informacione me ndërmjetësit e të dhënave.
Apple ruan të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për të përmbushur qëllimet për të cilat janë mbledhur, duke përfshirë siç përshkruhet në këtë Zbulim dhe Politikën e privatësisë së Apple, ose siç kërkohet me ligj. Ne do t'i ruajmë të dhënat personale të fëmijës tuaj për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimet e përcaktuara në këtë Zbulim dhe Politikën e privatësisë së Apple. Kur vlerësojmë periudhat e mbajtjes, ne fillimisht shqyrtojmë me kujdes nëse nevojitet mbajtja e të dhënave personale të mbledhura dhe, nëse mbajtja është e domosdoshme, përpiqemi t'i mbajmë të dhënat personale për periudhën më të shkurtër të mundshme të lejuar nga ligji.
Deklarimi i të dhënave personale
Duke përdorur llogarinë e Apple dhe sipas kufizimeve tuaja, fëmija juaj mund të ndajë të dhënat e tij personale me ju dhe anëtarët e tjerë të familjes suaj, përdoruesit e tjerë, palët e treta dhe ofruesit e shërbimeve, në varësi të veçorive dhe shërbimeve të Apple (të tilla si ato të përshkruara më sipër) që përdor fëmija juaj.
Anëtarët e familjes suaj dhe përdoruesit e tjerë
Si pjesë e "Ndarjes me familjen", informacionet e fëmijës suaj duke përfshirë blerjet dhe abonimet e tij të kaluara dhe të ardhshme në aplikacionin App Store, iTunes Store, Apple Books ose Apple TV mund të ndahen me anëtarët e familjes nëse ndarja e blerjeve është e aktivizuar. Në varësi të kufizimeve që vendosni, fëmija juaj mund të zgjedhë gjithashtu të ndajë përmbajtjen, dokumentet dhe të dhënat e tij me anëtarët e familjes suaj përmes veçorive dhe shërbimeve të Apple që përdorin llogarinë e Apple, si p.sh. Ndarja e fotografive në iCloud (iCloud Photo Sharing), kalendarët dhe rikujtesat e përbashkëta, Find My dhe ndarja e vendndodhjes. Nëse ju, fëmija juaj ose një anëtar tjetër i familjes suaj identifikoheni në një pajisje Apple si Apple TV, pajisja mund të sugjerojë shtimin e anëtarëve të tjerë të familjes duke shfaqur emrin e llogarisë së tyre të Apple dhe foton e profilit.
Nëse fëmija juaj përdor veçoritë e komunikimit, ndarjes ose bashkëpunimit të Apple, ai mund t’i bëjë të dhënat e tij personale të disponueshme për përdorues të tjerë, sipas kufizimeve që vendosni.
Për më tepër, nëse fëmija juaj identifikohet në llogarinë e tij të Apple në një pajisje që zotërohet nga një palë e tretë (si p.sh. të një shoku apo në iPad-in e shkollës), informacioni i tij dhe informacioni i ndarë i anëtarëve të tjerë të familjes mund të shkarkohet dhe të shikohet nga të tjerët që e përdorin atë pajisje, përveçse kur llogaria e Apple e fëmijës suaj të çidentifikohet apo është e çidentifikuar nga ajo pajisje.
Partnerët e palëve të treta
Ndonjëherë, Apple mund të bashkëpunojë me palë të treta për të ofruar shërbime ose oferta të tjera. Për shembull, nëse zgjidhni të aktivizoni një llogari Apple Cash për fëmijën tuaj, informacioni i tij do të ndahet me bankën partnere të Apple, Green Dot Bank, për t'ju ofruar shërbimin që keni kërkuar. Të dhënat personale nga fëmija juaj do të ndahen nga Apple vetëm për të ofruar apo përmirësuar produktet dhe shërbimet tona; ato nuk do të ndahet me palë të treta për qëllime marketingu.
Ofruesit e shërbimeve
Apple ndan të dhënat personale me kompanitë që ofrojnë shërbime si përpunimi i informacionit, përmbushja e porosive të klientit, ofrimi i produkteve për ju ose fëmijën, menaxhimi dhe përmirësimi i të dhënave të klientit, ofrimi i shërbimit dhe i mbështetjes ndaj klientit, vlerësimi i interesit tuaj ose i fëmijës në produktet dhe shërbimet tona dhe kryerja e anketave të kërkimit ose të kënaqësisë së klientëve. Këto kompani janë të detyruara të mbrojnë informacionin e fëmijës suaj dhe mund të ndodhen kudo ku vepron Apple.
Të tjera
Mund të jetë e nevojshme-për shembull, për shkak të ligjit, procedurës ligjore, proceseve gjyqësore dhe kërkesave nga autoritetet publike dhe qeveritare brenda ose jashtë vendbanimit tuaj-që Apple ta zbulojë të dhënat tuaja personale ose të fëmijës suaj. Ne gjithashtu mund të zbulojmë të dhënat personale rreth jush ose fëmijës suaj nëse përcaktojmë se zbulimi është i nevojshëm apo i duhur për arsye të sigurisë kombëtare, zbatimit të ligjit apo për çështje të tjera të rëndësisë publike.
Ne gjithashtu mund të zbulojmë të dhënat personale rreth jush ose fëmijës suaj nëse përcaktojmë se zbulimi është brenda nevojës së arsyeshme për zbatimin e kushteve tona të përgjithshme apo për të mbrojtur veprimet ose përdoruesit tanë. Gjithashtu, në rast riorganizimi, shkrirjeje apo shitjeje, ne mund t'ia transferojmë palës së tretë përkatëse të gjitha ë dhënat personale që kemi mbledhur.
Aksesi, korrigjimi dhe fshirja
Për të ushtruar të drejtat e privatësisë për informacionin e fëmijës, vizitoni faqen "Të dhënat dhe privatësia e Apple" te privacy.apple.com dhe identifikohuni në llogarinë e tyre. Nëse keni pyetje, na kontaktoni në:
apple.com/legal/privacy/contact
Ose me anë të informacionit të kontaktit si më poshtë:
Apple
One Apple Park Way
Cupertino, CA 95014
+1 408 996 1010Miratimi për mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave personale të fëmijës suaj nga Apple
Duke klikuar "Prano", ju jepni pëlqimin për mbledhjen, përdorimin dhe shpërndarjen e informacionit të fëmijës tuaj nga Apple, siç përcaktohet në Politikën e privatësisë së Apple, informacionin specifik të privatësisë për produktin dhe këtë Zbulim.
Vini re: ky miratim nuk zbatohet për praktikat e grumbullimit të të dhënave të palëve të treta. Palët e treta, duke përfshirë zhvilluesit e aplikacioneve të shkarkuara nga një anëtar i familjes dhe që mund të hapen nga fëmija juaj përmes "Ndarja me familjen", të cilat mund të grumbullojnë, përdorin apo zbulojnë informacionin e fëmijës suaj, janë përgjegjëse për marrjen e një miratimi të veçantë të verifikueshëm prindëror. Ne ju inkurajojmë t’i kërkoni fëmijës që ta konfirmojë me ju përpara se të japë akses në cilindo prej të dhënave të tij personale ndaj palëve të tilla të treta.
Vini re: Apple publikon rregullisht përditësime të softuerëve për pajisjet tona. Kur veprojmë kështu, këto përditësime do të jenë të disponueshme për shkarkim në pajisjen përkatëse, duke përfshirë pajisjet në të cilat fëmija juaj mund të përdorë llogarinë e vet të Apple. Ne ju rekomandojmë që të nisni përditësimin dhe të shqyrtoni e të pajtoheni me kushtet përkatëse, si p.sh. ato për iOS, macOS dhe visionOS, në një pajisje të tillë.
Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me Politikën e privatësisë së Apple, informacionin specifik të privatësisë së produktit ose këtë Zbulim, na kontaktoni në apple.com/legal/privacy/contact.
2026-04-22